Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
largesia mes nesh, fiona sampson
  • largesia mes nesh, fiona sampson

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

SKU000181
Ideart

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes largësisë?

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Largësia mes nesh
Gjinia: Roman në vargje
Autori: Fiona Sampson
Shqipëroi: Fredi Proko
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2007
Fq. 104
Pesha: 0.164 kg
ISBN: 978-99943-43-24-9

Mbi librin

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes largësisë? Sa prej identitetit tonë është thjesht rrëfim.

Duke hulumtuar skajet e kuptimit, Sampson freskon të kuptuarit e poezisë si diçka që shkon tej rëndom-gramatikës. E ndikuar prej punës së poetes në rrymën e poezisë evropiane, Largësia Mes Nesh është një qëmtim i psikologjisë dhe seksualitetit të vendosur midis tensioneve të identitetit bashkëkohor Evropian.

Komente mbi librin

"Gjëja më bujare që mund të bëjë poeti është të na japë ca kujtime të gjalla, zhbiruese që shndërrohen në pjesë të përvojës sonë. Autorja këtu, rrezikshëm dhe mrekullisht, i qaset zbulimit të saj si simbol."

Tomas Salamun

"Sipëran. Drejtpeshon përkryeshëm perspektivat intelektuale dhe të imagjinatës me një begati detaji të zakonshëm dhe tokësor."

Poetry Review

"Këto poema janë një tour de force gjuhësor (të cilat) shënojnë larminë e jashtëzakonshme të gjuhës së Sampson – it."

Poetry London

Mbi autoren

Fiona Sampson ka botuar dhjetë libra, që përfshijnë katër koleksione poezie, filozofi gjuhe dhe libra në proces shkrimi; ajo është gjithashtu dhe Redaktorja – Themeluese e Orient Ekspresit. Ka fituar shumë çmime, që përfshijnë Zlaten Prsten të Maqedonisë dhe është përkthyer në më shumë se një dyzinë gjuhësh. Ajo është redaktore e Poetry Review (përmbledhje poetike).

Detajet e librit
Ideart
SKU000181
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
700 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Premtoj të gaboj, Pedro Chagas Freitas

Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat që i dridhen, me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtatë motrat, Historia e Majës, Lucinda Riley, libri i parë

E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...
800 Lekë
More

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, Paulo Coelho

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001169

Botuesi: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Burri që këqyr, Alberto Morava

Personazhi kryesor i romanit quhet Dodo, një nofkë që shpreh pafuqi, një burrë i hijshëm rreth të tridhjetepestave, babai i të cilit është një “baron” universitar.
800 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Mëngjarashja, Peter Handke

Ajo ishte tridhjetë vjeçe dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
1 000 Lekë
More