• Banner

  • Ka mbaruar
Agimi, Stephenie Meyer
  • Agimi, Stephenie Meyer
  • Agimi, Stephenie Meyer

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Agimi, Libri i Katërt
Origjinali: Breaking down
Gjinia: Roman
Autori: Stephenie Meyer
Shqipëroi: Marsida Gjonçaj
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2011
Fq. 692
Pesha: 0.731 kg.
ISBN: 978-9928-120-00-7

Fragmente nga libri

Por kur dashuroje vrasësin tënd, atëherë nuk kishe rrugëdalje. Si mund të vrapoje, si mund të luftoje, kur një veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur? Nëse jeta jote ishte gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

-Mos ki frikë,- murmurita. -Ne jemi bërë për njëri-tjetrin. Papritmas u ndjeva e pushtuar nga vërtetësia e fjalëve të mia. Ky moment ishte kaq i përsosur, kaq i drejtë sa nuk kisha pikë dyshimi. Ai më mbështolli në krahët e tij, duke më shtrënguar pas vetes... më dukej sikur çdo trendinë e trupit tim ishte një fill i gjallë.
-Përgjithmonë,- pranoi ai.

Mbi librin

Të biesh kokë e këmbë në dashuri me një vampir është njëherazi edhe fantazi edhe makth, ndërthur me realitetin tejet të rrezikshëm të Bela Suanit. E tërhequr në një drejtim nga pasioni çmendurak për Eduardin, dhe në një drejtim nga lidhja e thellë me njeriun-ujk, Xhekob Bllekun, ajo ka duruar një vit të trazuar joshjeje, humbjeje dhe grindjeje për të arritur në pikën përfundimtare të kthesës.

Zgjedhja e saj e afërt për t'u bashkuar me botën e errët por joshëse të të pavdekshmëve ose për të vijuar një jetë krejt njerëzore është kthyer në fijen tek e cila varet fati i dy klaneve. Tanimë që Bela ka bërë zgjedhjen e vet, një zinxhir befasues me ngjarje të padëgjuara do të copëtohet duke sjellë pasoja potencialisht shkatërruese dhe të pazbulueshme. Kur fijet e copëtuara të jetës së Belës- fillimisht të ekspozuara te Muzgu, pastaj të hapërdara dhe të shqyera te Hëna e re dhe Eklipsi -duken gati për t'u lidhur dhe thurur me njëra-tjetrën, a mund të shkatërrohen... përgjithmonë?

Përfundimi mahnitës dhe marrafrymës i Sagës së Muzgut, Agimi, hedh dritë mbi të fshehtat dhe misteret e kësaj epike magjepsëse dhe romantike, që ka ngërthyer miliona lexues.

Komente mbi librin

"Meyer është romancierja më popullore e vampirëve në botë që nga Anne Rice."

Entertainment Weekly

"I gatuar me tronditjen arketipale të pasioneve fatkeqe ku elementet e mbinatyrshme shërbejnë si erëza marramendëse."

The New York Times

Mbi autoren

Stephenie Meyer ka studiuar në Brigham Youn University dhe është diplomuar për letërsi angleze. Ajo jeton me bashkëshortin dhe tre djemtë e saj në Arizona. Pas librit të saj të parë "Muzgu", librarët e përzgjodhën si një nga autoret më premtuese të vitit 2005.

Detajet e librit
Morava
SKU001697
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Gruaja e mesdites, Julia Franck

Helene kërkon të lërë pas krahëve shumë gjëra, kujtimin e një nëne të sëmurë që i ka shkaktuar një fëmijëri të trazuar, një jetë tejet të vështirë, një dashuri të lënë përgjysmë nga fati i keq, një martesë të marrë fund pa shumë shpjegime, një motër me të cilën i ka humbur prej kohësh lidhjet, dhe punën e sa j si infermiere mes dhjetëra të plagosurëve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kolibri, Sandro Veronesi

Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur. Një botë e tërë, në një kohë të lëngshme, që shtrihet nga fillimi i viteve shtatëdhjetë deri te një e ardhme e afërt dhe mjaft e zymtë, ku papritmas do të shkëlqejë fryti i qëndrueshmërisë së Marko Karrerës: një vajzë e vogël, që quhet...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Elefanti zhduket, Haruki Murakami

"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000600

Botuesi: Skanderbeg Books

Kështjella e bardhë, Orhan Pamuk

"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)