• Banner

  • Vajza qe luante me zjarrin, Stieg Larsson
  • Vajza qe luante me zjarrin, Stieg Larsson

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza që luante me zjarrin
Origjinali: Flickan Som Lekte Med Elden
Gjinia: Roman
Autori: Stieg Larsson
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
fq. 516
Pesha: 0.51 kg
ISBN: 978-99943-0-184-3

Mbi librin

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.

Ajo vendos t'u shpallë luftë figurave të errëta të industrisë së trafikimit të seksit dhe i përdor zotësitë e saj të jashtëzakonshme si hacker për të vazhduar hetimin e nisur nga miku im saj i dikurshëm, Mikael Blomkvisti, botuesi i revistës "Milenium". Por, sapo del nga apartamenti i saj i fshehtë, ajo ngatërrohet në një vrasje të dyfishtë dhe kërkohet nga policia për një të tretë...

Salanderi mund të gjendet vetëm nëpërmjet kompjuterit. Por ajo mund të hyjë pothujase në çdo rrjet që dëshiron. Askush nuk ia kalon për mendjemprehtësi, vendosmëri dhe mizori. Por, ndërkaq, e ndjekur jo vetëm nga skuadra e inspektor Bublanskit, por edhe nga çdo forcë policore në Suedi, ajo është krejt e pambrojtur. Po ashtu, është pre e burrave të dhunshëm, që nuk ndalen para asgjëje për të mbrojtur skemat e tyre kriminale.

Salanderi duhet të zhvarrosë dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën, para se ta gjejnë ndjekësit e saj. "Vajza që luante me zjarrin" është vëllimi i dytë i triologjisë së mrekullueshme të Stieg Larsson-it : "Millenium". Raport Special: Mikael Blomkvisti heton. Botuesi i "Millenium"-it ka nisur ekspozimin më shpërthyes e më gjithëpërfshirës të industrisë shumëmilionëshe të trafikimit të seksit në Suedi dhe lidhjeve të saj ndërkombëtare.

Vrasje e dyfishtë në një apartament në Stokholm. Gjenden dy të vdekur. Pranë vendngjarjes zbulohet arma e dyshuar e krimit. Policia çoroditet nga vrasjet profesioniste në lagjen e banuar. Lisbetë Salanderi kërkohet nga të gjitha forcat policore në Suedi. E dyshuara kryesore për tri vrasje, ish-analistja e sigurimit, Salanderi, is hmanget kërkimit mbarëkombëtar. Inspektor Bublanski udhëheq skuadrën e Stokholmit.

Mbi autorin

Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez. Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur "Millennium": 1) "Burra që i urrejnë gratë "; 2) "Vajza që luante me zjarrin" dhe 3) "Mbretëresha e kështjellave prej letre".

Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i "Expo", revistë e fondacionit Expo.

Stieg Larsson-i vdiq menjëherë pasi i dorëzoi botuesit të tij suedez tri romanet që përbëjnë trilogjinë "Millennium". Fatkeqësisht, ai nuk jetoi për ta shijuar faktin që veprat e tij u shndërruan në një fenomen të jashtëzakonshëm.

 

Detajet e librit
SKU001480

Referencat specifike

isbn
9789994301843
ean13
9789994301843
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Për çfarë flasim kur flasim për dashuri, Raymond Carver

Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vreshti i Anxhelikës, Sveva Casati Modignani

Në librin "Vreshti i Anxhelikës" rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001561

Botuesi: OMSCA-1

Asan, Vladimir Makanin

Vladimir Makanin u lind më 1937 në Orsk të Rusisë. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është punësuar si matematikan deri në vitin 1960 në Akademinë Ushtarake. Stili i të shkruarit të Makaninit mund të vlerësohet si thellësisht realist.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Zjarrvënësit, Jan Carson

Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Sekreti i Helenës, Lucinda Riley

Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet qëkur Helena, atëherë pesëmbëdhjetë vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros. Një vend i mahnitshëm, i rrethuar nga parcela të mëdha me ullinj dhe një det ngjyrë smeraldi, ku Helena ra në dashuri për herë të parë

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Mbreti i Shelgjeve, Zogjtë e Muzave, Meelis Friedenthal

Mori një penë pate dhe bojë nga sënduku i tij dhe shkroi me nxitim në një fletë letre të bardhë. Një mbret, shelgje, një ndërtesë në formë qivuri. Ai e dinte nga përvojat e kaluara se pa patur një pikë referimi, ëndrrat e tij shumë shpejt do të harroheshin, madje edhe kujtimi i tyre nuk do të mbetej më.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: PA

Hic sunt leones, Katerina Poladjan

Njëqind vjet më vonë Helenes, një restaurueses së re, i ofrohet një bibël për ta restauruar. Helena futet thellë në enigmën e librit të vjetër, në Armeninë moderne dhe në një histori mërgimi, të humbjes dhe të dhimbjes, që përcillet nga brezi në brez.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001322

Botuesi: Te tjere

Perandori, Portat e Romës, Conn Igulden

Nga përleshjet e gladiatorëve tek intrigat e Senatit romak, nga luftërat që krijuan perandorinë te tradhtitë që desh e copëtuan atë, romani "Perandori", i pari i një cikli prej 4 romanësh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)