• Banner

Origjinat e urbanistikës moderne, Leonardo Benevolo

Origjinat e urbanistikës moderne trajton historinë e transformimit të qytetit. Në qendër të librit janë qyteti industrial, qyteti utopik dhe legjislacioni urban në Europën moderne. Në faqet e tij analizohen përvojat e para urbanistike të zbatuara në mjedise industriale, për të zbuluar pastaj shkaqet që çuan në fillimin e vonuar të planifikimit urban dhe të motiveve nga u nisën reformatorët e parë.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Origjinat e urbanistikës moderne
Origjinali: The origins of Modern Town Planning
Gjinia: Art, arkitekturë
Autori: Leonardo Benevolo
Shqipëroi: Ylli Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 184
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-103-07-9

Mbi librin

Origjinat e urbanistikës moderne trajton historinë e transformimit të qytetit. Në qendër të librit janë qyteti industrial, qyteti utopik dhe legjislacioni urban në Europën moderne. Në faqet e tij analizohen përvojat e para urbanistike të zbatuara në mjedise industriale, për të zbuluar pastaj shkaqet që çuan në fillimin e vonuar të planifikimit urban dhe të motiveve nga u nisën reformatorët e parë.

I dokumentuar mirë dhe i ilustruar, Origjinat e urbanistikës moderne sjell një përshkrim të zanafillave shoqërore dhe historike të planifikimit urban në shekullin XIX në Angli dhe në Francë. Thelbin e veprës e përbën marrëdhënia midis planifikimit urban dhe politikës.

Zanafilla e dyfishtë e konceptit të planifikimit e ka gjetur shprehjen e vet në shkollën utopike, me përfaqësues Owen, Saint-Simon, Fourier, në vizionin e tyre aktiv për një qytet të vetëmjaftueshëm, një organizëm koherent, dhe në idetë e specialistëve, që janë përpjekur të korrigjojnë çdo defekt, duke ofruar rregulla të reja në rrafshin shëndetësor dhe të legjislacionit social në qytetet ekzistuese.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103079
ean13
9789928103079
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2340

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë, Bruno Zevi

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Çmimi 1 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)