• Banner

Gati per rinisje, Monika Shoshori Stafa

Autorja shfaqet mjeshtre e reportazhit problemor, historik, politik e shoqëror dhe sjell risi të naryrës teorike e praktike të këtij zhanri të gazetarisë e publicistikës.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gati për rinisje (Up in the air)
Origjinali: Gati për rinisje (Up in the air)
Gjinia: Reportazh
Autori: Monika Shoshori Stafa
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2012
Fq. 274
Pesha: 0.315 kg.
ISBN: 978-9928-109-30-9

Mbi librin

Libri me reportazhe, përshkrime e mbresa udhëtimi "Gati për rinisje" i Monika Stafës, për nga përmbajtja është një enciklopedi historike e bashkëkohore. Autorja shfaqet mjeshtre e reportazhit problemor, historik, politik e shoqëror dhe sjell risi të naryrës teorike e praktike të këtij zhanri të gazetarisë e publicistikës.

Reportazhet e kësaj gazetareje historiane paraqiten si pasurim i formave të pasqyrimit publicistik në gazetarinë tonë. Mjaft prej këtyre shënimeve të udhëtimit priren nga pasqyrimi historik i zhvillimeve dhe problemeve, kjo edhe në saj të kulturës së gjerë e të thelllë historike që zotëron e përfaqëson gazetarja historiane, njëheri historiania gazetare Monika Stafa.

Mbi autoren

Monika Shoshori Stafa, gazetare dhe kërkuese. Studimet e shkallës së masterit i kreu në Universitetin e Tiranës, për historinë politike bashkëkohore të shtetit shqiptar (2007). Formimin e saj e plotësoi me studime të shkallës postmaster në Shkollën Politike Europiane (2008). Së afërmi paraqet për mbrojtje tezën e doktoraturës në shkollën e studimeve doktorale të Qendrës së Studimeve Albanologjike me titull "Hebrenjtë në Shqipëri 1933 – 1944: me një vështrim prapavajtës dhe me një shqyrtim kontekstual".

Është autore e më shumë se 50 dokumentarëve të transmetuar, fituese e disa projekteve dhe konkurrimeve të organizatave ndërkombëtare të përfaqësuara në Tiranë (UNDP, UNICEF, UNIFEM, World Bank, British Council) dhe e ftuar prej tyre si këshilltare eksperte në fushën e mediave. Ka botuar librat "Çështja e Shën Naumit", "Monarkia kundër Republikës". Është autore e disa qindra artikujve, analizave, reportazheve e përshkrimeve të botuar në shtyp brenda dhe jashtë vendit.

Detajet e librit
Naimi
2472
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000248

Botuesi: Papirus

Gur, Fatos Baxhaku

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: CUNEOS

Muzika, një hyrje e shkurtër, Nicholas Cook

Perspektiva e Nicholas Cook – ut ndikohet gjerësisht nga kontributet më të fundit në shumë disiplina të lidhura me muzikën. Libri, ama, nuk i largohet boshtit kryesor dhe e trajton mirë argumentin qendror. Mund të merret si pikë referimi në vlerësimin e kësaj çështjeje... shkurt, nuk mund të bëhej më qartë se kaq.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Enciklopedi pa fund, Qytetarët e nderit të Tiranë, Valter Gjoni

Në gjurmët e një tradite, ajo që bashkon më shumë shqiptarët dhe çdo komb tjetër, ajo që është fillesë e çdo bashkësie, është historia. Ajo histori, që daton fillimet e gjuhës, kulturës, ekzistencës së saj, duke i dhënë kuptim identitetit, karakterit dhe shumë aspiratave të jetës sonë. Shqiptarët nuk kanë histori të mbushur me triumfe e mposhtje.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel

Deri në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve politike, kishte një injorancë të plotë mbi trashëgiminë osmane në Europën Lindore, edhe pse për një gjysmë mileniumi ky rajon ishte pjesë integrale e botës muslimane dhe qytetet e Ballkanit ishin ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Çmimi 1 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vilat e Tiranës, Vera Bushati

Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit e vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX - të, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur këto vepra.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)