Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Picasso, Gertrude Stein Shihe të plotë

Picasso, Gertrude Stein

Ai që krijon diçka është i detyruar ta bëjë atë të shëmtuar. Gjatë përpjekjeve për ta krijuar, intensiteti dhe beteja për ta krijuar këtë intensitet përherë rezulton me njëfarë shëmtie, ndërsa pasuesit mund ta bëjnë këtë gjë më të bukur sepse ata e dinë se çfarë janë duke bërë.

Info shtesë

SKU001211

Disponueshëria: Ne gjendje

$5.63

Me ulje çmimi!

-20%

$7.04

Titulli: Picasso
Origjinali: Picasso
Gjinia: Biografi
Autori: Gertrude Stein
Shqipëroi: Çelo Hoxha
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2008
Fq. 128
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-99956-717-4-7

Koment nga Pikaso

"Ai që krijon diçka është i detyruar ta bëjë atë të shëmtuar. Gjatë përpjekjeve për ta krijuar, intensiteti dhe beteja për ta krijuar këtë intensitet përherë rezulton me njëfarë shëmtie, ndërsa pasuesit mund ta bëjnë këtë gjë më të bukur sepse ata e dinë se çfarë janë duke bërë, sepse ajo gjë tashmë është shpikur, ndërkaq shpikësi nuk e di se ç'do të shpikë dhe kështu, në mënyrë të pashmangshme, gjëja që ai shpik do të ketë anën e vet të shëmtuar...

Pikturoj kështu, sepse është ky rezultati i mendimeve të mia. Jam përpjekur vite të tëra të mbërrij këtë rezultat dhe nëse bëj një hap mbrapa kjo do të ishte fyerje për njerëzit. Nuk pikturoj dot në mënyrë tradicionale vetëm që të përftoj kënaqësinë e të qenit i kuptuar... Është e vështirë ta thuash përse e bën këtë apo atë gjë. Unë shprehem me pikturë e nuk mund të shpjegohem me fjalë."

Koment nga autorja

"Shekulli i njëzetë është një shekull që e shikon tokën ashtu si nuk e ka parë kush kurrë më parë, toka ka një shkëlqim që nuk e ka patur asnjëherë tjetër, dhe ndërsa në shekullin e njëzetë gjithçka vetëshkatërrohet dhe asgjë nuk është e vazhdueshme, atëherë shekulli ka një shkëlqim të vetin dhe Pikaso i përket këtij shekulli, ai ka karakteristikën e çuditshme të një toke që njeriu nuk e ka parë kurrë dhe të gjërave që shkatërrohen siç nuk janë shkatërruar kurrë më parë. E kështu Pikaso ka shkëlqimin e vet."

Koment mbi Pikason

"Çfarë i përbashkonte Xhojsin, Pikason dhe Stravinskin? Fakti që s'kishin asgjë për të na thënë. Apo më saktë, nuk donin të an thonin asgjë mbi vetveten, pra për raportin e tyre me realitetin, por më së shumti artin dhe marrëdhënien e tyre me artin.

Mospërfillës ndaj botës, së cilës i refuzonin çdo lloj pjesëmarrje të pandërmjetësuar nga arti, këta tre artistë i karakterizon një gjenialitet i tipit reflektues, kritik, teknik, zhbirues. Pikaso i shkon deri në fund tërmetit rrënues përmes eksperimentimit kubist. Me të shteruar kubizmin do të kthehet në muze.

Duke alternuar rrënojën dhe muzeun, Pikaso do të sundojë me gjeninë e tij manieriste dhe shumëformëse gjithë gjysmën e parë të shekullit e më tej, shekull që ndoshta do të mbetet në histori si shekulli i vdekjes së artit, shfaqja e drejtpërdrejtë e realitetit. Shekulli i artit të ribërë mbi artin. Artit të kompozuar nga ritme, raporte, refrenë, struktura, harmoni, ndërlidhje, tendenca. Pra, artit që flet për vetveten dhe vetëm për vetveten."

Shpërthimi i manierizmit, Alberto Moravia

Koment mbi autoren

"Është Stein, pozicionuar mes fjalës dhe ngjyrës, ajo "ambasadore" e artit të plejadës së madhe të Parisit, plejadë që patjetër e tundoi jo pak edhe filozofinë moderne drejt shpalljes së vetvetes si një "skulpturë" të filologjisë. Është Ajo, që në ndërveprim të ngushtë me artin figurativ, realizon një tip "kubizmi" të gjuhës. Fut teknikën e kolazhit si dhe të tjerë destabilizues për të përshfaqur në letër shumanësinë sinkronike të së ashtuquajturës "present continuous". Është Stein, ashti si dhe Apollinaire, në ato hije të cilat po kërkojmë, mund t'i shquajmë edhe pas tablosë së Pikasos."

Pikasje pikasjane, Krenar Zejno