• Banner

Malli per memedhene, Batjar dhe Sokol Bega
  • Malli per memedhene, Batjar dhe Sokol Bega

Malli per memedhene, Batjar dhe Sokol Bega

Albumi "Malli Për Mëmëdhenë",  është një ndërthurje e vjershave të vjershëtorëve tanë që i këndojnë Shqipërisë, me fotografi me bukuritë e rralla të natyrës shqiptare të krahinave të ndryshme të vendit tonë dhe me dorëshkrime të vërteta të vjershëtorëve shqiptarë të sjella në këtë album. 

4 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Malli për mëmëdhenë
Origjinali: Malli për mëmëdhenë
Gjinia: Album
Autori: Batjar Bega, Sokol Bega
Shtëpia botuese: MediaPrint
Fq. 287
Pesha: 1.301 kg.
ISBN: 978-99956-18-85-8

Mbi librin

Albumi "Malli Për Mëmëdhenë", është një ndërthurje e vjershave të vjershëtorëve tanë që i këndojnë Shqipërisë, me fotografi me bukuritë e rralla të natyrës shqiptare të krahinave të ndryshme të vendit tonë dhe me dorëshkrime të vërteta të vjershëtorëve shqiptarë të sjella në këtë album.

Me vjershat që i kushtohen Flamurit Kombëtar, Gjuhës Shqipe, Bukurive të Shqipërisë, Mallit për Mëmëdhenë, synohet rizgjimi në zemrat e shqiptarëve të asaj ndjenje të madhe dashurie për Shqipërinë, për vendin e të parëve të tyre, për vendlindjen e tyre, në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarëve, që në kohë të ndryshme, janë larguar nga Shqipëria, duke mërguar drejt vendeve të tjera, për të kërkuar kështu "Tokën e Premtuar".

Janë vjersha që kanë dalë nga shpirti i secilit prej tyre, janë shprehje malli dhe dashurie, në një kohë kur ata vetë ndodheshin larg brigjeve të Mëmëdheut të tyre, larg atyre maleve, fushave, lumenjve, larg fshatit e asaj kasollës në të cilën qenë lindur, rritur dhe ku, ndoshta, jetojnë ende të afërm të tyre.

Përmes vjershave të sjella këtu, si edhe përmes fotografive dhe dorëshkrimeve të vërteta të vjershëtorëve të paraqitur në këtë libër, kërkojmë edhe një here, të ringjallet ajo ndjenjë e shenjtë e atdhedashurisë, e krenarisë për flamurin, kombin, për gjuhën shqipe, dhe kjo, jo vetëm për shqiptarët e mërguar, por edhe për shqiptarët në Shqipëri, sepse, një ndjenjë e tillë, në mos është zhdukur krejt, është zvogëluar së tepërmi.

Përmes këtij punimi, është synuar gjithashtu, që bukuritë e natyrës shqiptare, ato bukuri që kanë mahnitur dhe frymëzuar shkrimtarët tanë, qoftë ata të Rilindjes Kombëtare, qoftë edhe ata të periudhave historike dhe kulturore më të hershme dhe më të vona, të shprehura aq bukur dhe ëmbël me vargjet e vjershëtorëve, të shoqërohen dhe të ilustrohen edhe me fotografi nga shumë krahina të Shqipërisë që tregojnë natyrën e bukur dhe të pakrahasueshme të Shqipërisë.

Për më shumë mund të kontaktoni duke shkruar në adresat e mëposhtme: [email protected]; [email protected]; [email protected] i albumit është bërë nga MediaPrint sh.p.k. Tiranë, me letër speciale, me qepje dhe me ngjitje. Albumi përbëhet nga pjesët që vijojnë: E para pjesë: Flamuri – shenja e kombit E dyta pjesë: Gjuha – njësimi i kombit E treta pjesë: Malli – dashuria për mëmëdhenë E katërta pjesë: Bukuritë e Shqipërisë – bekime të Zotit E pesta pjesë: Tradhëtorët – turpi dhe mallkimi i kombit E gjashta pjesë: Prehja në Mëmëdhé – dëshirimi i fundit i vjershëtorit Jetëshkrime Fjalorth Bibliografi Treguesi i vjershave E para pjesë: Flamuri – shenja e kombit1) Hymni i Flamurit / Fan S. Noli 2) Betimi mi flamur (Hymni Patriotik) / Asdreni 3) Për Mëmëdhenë / Mihal Grameno 4) Lulekuqja / Asdreni 5) Flamuri kombëtar / Asdreni 6) Kuq e Zi / Vinsent Prennushi 7) Grueja Shqyptare / Amë e bí (1, 2, 3) / Vinsent Prennushi 8) Cilët jemi! / Asdreni 9) Liria / Ndre Mjeda 10) Lundra dhe flamurtari / Lasgush Poradeci E dyta pjesë: Gjuha – njësimi i kombit1) Gjuha Shqipe / Ndre Mjeda 2) Gjuha Shqype / At Gjergj Fishta 3) Fjalët e Qiririt / Naim Frashëri 4) Korça / Naim Frashëri 5) Gjuha Jonë / Naim Frashëri 6) Gjuhës shqype / Hilë Mosi E treta pjesë: Malli – dashuria për mëmëdhenë1) Zë nga dheu i huaj / Gjerasim Qiriazi 2) Atdheut / At Gjergj Fishta 3) Mall / Hilë Mosi 4) Dashuria e Atdheut / Gjerasim Qiriazi 5) Mori Shqypni (1, 2) / Pashko Vasa 6) Nji lules së veshkun / Filip Shiroka 7) Zjarri i atdheut / Andrea Varfi 8) Vdekja e mëmës / Koto Hoxhi 9) Zogu në kafaz të Horjatit / Leonard de Martino 10) Fyelli / Naim Frashëri 11) Bilbili / Naim Frashëri 12) Shko Dallëndryshë (1, 2) / Filip Shiroka 13) Dallëndryshë eja! (1, 2) / Filip Shiroka 14) Malli për Atdhe (1, 2) / Ndre Mjeda 15) Dëshirim i Mëmëdheut / Thoma Avrami 16) Dëshirë / Asdreni 17) I burgosuni / Hilë Mosi 18) Malli i vjershëtorit / Lasgush Poradeci 19) Vaji i Bylbylit (1, 2, 3, 4) / Ndre Mjeda 20) I tretuni (1, 2, 3, 4, 5) / Ndre Mjeda 21) Vjeshta / Ndre Mjedja 22) Zogu / Xhevat Beqaraj 23) Ku kemi lerë? / Andon Zako Çajupi 24) Malli i Shqipërisë / Andon Zako Çajupi 25) Vler' e Atdheut / Asdreni 26) Zogjtë / Ismail Kadare 27) Dëshirë / Andon Zako Çajupi 28) Moj Nënë Shqipëri / Françesk Altimari 29) Shtëpia ime / Asdreni 30) Dhembkë / Asdreni 31) Atdheu është dhimbje / Fatos Arapi 32) Vrull / Zef Serembe33) Udhëtim – mërgim / Nikolla Ivanaj 34) Lamtumirë (I debuemi) / At Gjergj Fishta 35) T'la me shëndet / Nikolla Ivanaj 36) Pse? / Nikolla Ivanaj 37) Sërgjyn në bjeshkë / Nikolla Ivanaj 38) Lark vatrës (1, 2) / Asdreni 39) Shqypnisë / At Gjergj Fishta 40) Malli im / Hilë Mosi 41) Lules sime / Hilë Mosi 42) Sa të dua o Shqipëri! / Pashko Vasa 43) Lules që m'dërgoi nana e eme / Filip Shiroka 44) Nji vjershë e Jakin Shkodrës / Filip Shiroka 45) Shqypnia (1, 2) / Filip Shiroka 46) Shqipërisë / Asdreni 56) Shqypnia (1, 2) / At Gjergj Fishta 47) Shpreh / Naim Frashëri 48) Malli i Atdheut / Asdreni49) Lutja e poetit për Shqipërinë / Naim Frashëri E katërta pjesë: Bukuritë e Shqipërisë – bekime të Zotit1) Kanga e Shqypnisë / Pjetër Zarishti 2) Shqipëri, o jetëgjatë / Naim Frashëri 3) Mejtimi (1, 2) / Naim Frashëri 4) Perëndim dielli në verë / Asdreni 5) Bagëti a Bujqësia (1, 2, 3, 4, 5) / Naim Frashëri 6) Përse? / Naim Frashëri 7) Mëma e varfër / Gjersaim Qiriazi E pesta pjesë: Tradhëtorët – turpi dhe mallkimi i kombit1) Nji andërr / Filip Shiroka 2) Krerëve tradhëtorë / Asdre3) Tradhëtorët / Naim Frashëri 4) Anës lumenjve / Fan S. Noli 5) Shkëndijë e diellit ndaj Manushaqes (1, 2) / Naim Frashëri 6) Hakërrim (1, 2) / Ali Asllani 7) Flamuri (1, 2) / Faik Konica –8) Ngrihuni, ju vegjëlia! / Sali Butka 9) Shqypëja e Shqypëniës (1, 2) / Nikolla Ivanaj 10) Atdhedashuni / Filip Shiroka E gjashta pjesë: Prehja në Mëmëdhe – dëshirimi i fundit i vjershëtorit1) Dëshira ime / Asdreni 2) Po, atje, n'atëdhé të dashtun! / Nikolla Ivanaj 3) I sëmuri në dhe të huaj / Asdreni 4) Po të vdes në dhe të huaj / Mitrush Kuteli 5) Atje / Asdreni 6) Dua / Asdreni 7) Ndë mërgim (1, 2) / Asdreni 8) Mi vorr të nanës! / Nikolla Ivanaj 9) Bylbilit / Filip Shiroka 10) Kur sytë e mi t'i mbyll / Asdreni

Detajet e librit
Te tjere
SKU000930
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2625

Botuesi: SARAS

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2625

Botuesi: SARAS

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2750

Botuesi: Plejad

100 vjet pavaresi, Ndricim Kulla

Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2320

Botuesi: Te tjere

Odhise Paskali, Leonardo Voci

Arti i madh e ka jetën e gjatë, matet me shekuj e mijëvjeçarë.Mund të ketë mjeshtëri pa art, por s'ka art pa mjeshtëri.Artin e krijon botëkuptimi i shoqërisë dhe talenti i individit.Linda, jetova dhe do vdes i varfër.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Nepotik

Në këtë edicion janë përshirë mbi 20 krijues, të cilët, me anë të mediumit të përcaktuar (Instax mini format / Fuji Film), janë propozuar të bardhë; në tematikë të hapur në rrafshin hapësinor apo idiokratik, për të qënë pjesë e sintaksës së Nepotik 2. Kështu, parimi fillestar mbi krijimin e një ekspozite pluraliste xhepi, tenton të ruhet dhe në një trajtë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2663

Botuesi:

100 vjet pavaresi, Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu

Me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit modern Shqiptar, po ju paraqesim këtë botim të veçantë, duke pasur parasysh një sintezë pasqyruese dhe përfaqësuese të kësaj ngjarjeje epokale në historinë e kombit tonë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)