• Banner

  • Ka mbaruar
Dymbedhjete tregime pelegrine, Gabriel Garcia Marquez
  • Dymbedhjete tregime pelegrine, Gabriel Garcia Marquez

Dymbëdhjetë tregime pelegrine, Gabriel Garcia Marquez

Mundi për të shkruar një tregim është po aq intensiv sa mundi për të nisur një roman. Sepse në paragrafin e parë të romanit duhet të kesh përcaktuar gjithçka: tonin, stilin, ritmin, gjatësinë dhe madje karakterin e ndonjërit prej personazheve.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dymbëdhjetë tregime pelegrine
Origjinali: Doce cuentos peregrinos
Gjinia: Tregime
Autori: Gabriel Garcia Marquez
Shqipëroi: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2005
Fq. 153
Pesha: 0.20 kg

Mbi librin

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Udhë të mbarë, zoti president", "E shenjta", "Avioni i bukuroshes së fjetur", "Pajtohem me qera për të parë ëndrra", "Erdha vetëm për të folur në telefon", "Fantazma gushti", "Maria Dos Prazeres", "Shtatëmbëdhjetë anglezë të helmuar", "Tramundana", "Vera e lumtur e zonjës Forbes", "Drita është si uji", "Gjurmët e gjakut tënd mbi dëborë".

Koment nga autori

Mundi për të shkruar një tregim është po aq intensiv sa mundi për të nisur një roman. Sepse në paragrafin e parë të romanit duhet të kesh përcaktuar gjithçka: tonin, stilin, ritmin, gjatësinë dhe madje karakterin e ndonjërit prej personazheve.

Ç'vjen më pas është kënaqësia e të shkruarit, gjëja më intime dhe më e vetmuar, dhe nëse nuk mbetemi tërë jetën duke korrigjuar librin, kjo ndodh sepse po ai rigorozitet i çeliktë që duhet për të filluar, të imponohet edhe për ta mbaruar veprën, përkundrazi, tregimi nuk ka as fillim as fund: ai ngjit ose nuk ngjit. E kur nuk ngjit, përvoja jote dhe e të tjerëve tregon se del më e hajrit ta nisësh prapë nga e para nëpër një udhë tjetër, ose ta flakësh në kosh.

Mbi autorin

Gabriel Garcia Marquez lindi në Aracataca (Kolumbi) më 1928. Studioi për drejtësi dhe u mor me gazetari për shumë vite me radhë në Meksikë, Francë dhe Spanjë. Më pas shkroi tregime të ndryshme, të cilat më vonë u botuan të përmbledhura në "Sy qeni të kaltër", botoi romanin e parë "Gjethurinat" (1955), të cilin e pasojnë "Kolonelit nuk ka kush t'i shkruajë (1961), "Varrimi i Nënëmadhes" (1962) dhe "Ora e Ligë" (1962), romane që na japin një vizion të qartë të botës mistike të shkrimtarit.

Me romanin "Njëqind vjet vetmi" (1967) pagëzohet përfundimisht si një nga mjeshtrat e mëdhenj të prozës së sotme dhe të letrave universale. Më pas boton tregimet: "Historia e pabesueshme dhe e trishtuar e Erendirës së padjallëzuar dhe gjyshes së saj kobtare" (1972) dhe romanet: "Vjeshta e Patriarkut" (1974) dhe "Kronika e një vekjeje të paralajmëruar" (1981). Më 1982 merr Çmimin Nobel të Letërsisë dhe në fund të vitit 1985 botohet "Dashuri në kohërat e kolerës". Në fillim të vitit 1989 botohet romani "Gjenerali në labirintin e tij".

 

Detajet e librit
SKU000972
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: LIRA

Shënime për Hiroshimën, Kenzaburo Oe

Shënimet e Kenzaburo Oe – së për jetën e viktimave të shumta dhe përpjekjet e guximshme të mjekëve që përkujdeseshin për to, menjëherë pas bombardimit atomik dhe për shumë vite më vonë, zbulojnë përmasat e jashtëzakonshme të këtij shkatërrimi.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.

Çmimi 950 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 2

Veprimtaria e A. Sollzhenjicinit dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Në vitin 1970 autorit i është akorduar çmimi "Nobel" në Letërsi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001369

Botuesi: Tirana Times

Rënia, Albert Camus

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Peter Camenzind, Hermann Hesse

Ky është një roman për rrënjët e njeriut (origjinën), për vetminë e artistit, natyrën, primitiven, por më shumë për jetën dhe artin e të jetuarit, të cilin duhet ta mësojmë në mënyrë të vazhdueshme.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Ura mbi Drin, Ivo Andriç

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)