Poezi
libra me poezi

Poezi

Përzjerje librash me poezi nga autorë shqiptarë.
Filtrat aktiv

Botuesi: Fishta

Ndre Mjedja, volumi 1 dhe 2

E gjithë lënda poetike, por edhe shkrimet e tjera janë marrë nga botimet e para, më të hershmet, duke ruajtur origjinalitetin e tyre dhe, aty ku është parë e nevojshme. është bërë edhe shpjegimi i fjalëve e shprehjeve me përdorim më të rrallë.
2 400 Lekë
More

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...
300 Lekë
More

Botuesi: Bard

Shënime nga shpella, Ag Apolloni

Unë dhe Zeusi jemi shpellarë, perëndi supreme kemi zotin Zjarr. Ti pyet pse rri në terr e në të ftohtë.  Besomë se as nën diellin tuaj s’është më dritë e më ngrohtë. 
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kundërpërfytyrime, Natasha Lako

Duhet ta gjejmë një përgjigje edhe për lirikën që mbijetoi jo tek të gjithë poetët, në motet kur bora nuk lejonte të shihje as çatitë e kuqe dhe as pemët e zhveshura, por të ndjeje se nën të pranverën që lëvizte, siç i gjejmë të shkruara që kohë më parë në poezinë e Natasha Lakos.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Naimi

17-rroksha, Ilir Sinanaj

"17-rroksha" është një libër që sjell një risi poetike në shqip. Të gjitha poemat kanë vetëm 17-rrokje, por që mjaftojnë për të pikturuar në vargje çdo hapësirë të realitetit që na rrethon.
650 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Harrim në katër sy të bukur, Alisa Velaj

Poezitë nuk vijnë thjesht si përjetime të çastit apo çlirime spontane të shpirtit, por të strukturuara sipas një mendimi poetik të qartë, me një vetëdije autoriale të qëndrueshme dhe të qëllimshme.
800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Këngët e sibilave, Pjetër Bogdani

Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.
550 Lekë
More