• Banner

Ditë të qeta në Klishi, Henri Miller

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur.

700 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditë të qeta në Klishi (kopertinë e trashë)
Origjinali: Quiet days in Clichy
Gjinia: Roman
Autori: Henri Miller
Shqipëroi: Elvana Zaimi
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 96
Pesha: 0.164 kg
ISBN: 84-9789-988-1

Mbi librin

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur. Jeta boheme e një aventurieri, vizitues i shpeshtë i bordeleve, është përshkruar në formë të një himni ekstravagant dhe rapsodik kushtuar erotizmit dhe lirisë.

Fragment nga libri

Ditëve të përhime në Paris, shpesh shëtisja nga sheshi "Klishi" në Monmartër. Nga "Klishi" në Obervije është një radhë e gjatë kafenesh, restorantesh, teatrosh, kinemash, kinkalerish, hotelesh dhe kurvëtoresh. Është Brodueji i Parisit që përkon me atë zgjatimin e vogël mes rrugës së 42 – të dhe 53 – të.

Brodueji është dinamik, marramendës, verbues, nuk ke ku të ulesh. Monmartri është i plogët, përtac, shpërfillës, disi i tejpërdorur dhe i vjetruar, jo aq magjepsës sesa joshës, që nuk shndrit, por vezullon me një flakë të tymtë. Brodueji duket provokues, më të rrallë dhe magjiplotë, por nuk ka zjarr, s'ka nxehtësi, është një ekspozitë asbesti me një vezullim përshkënditës, parajsa e agjentëve të reklamave.

Monmartri është i vagullt, i venitur, lënëdore, paturpësisht me vese, egoist, i rëndomtë. Është, në mos tjetër, i neveritshëm sesa tërheqës, ama kokëfortësisht i neveritshëm, si vesi vetë. Ka pak lokale mbushur thuajse sidozot me kurva, kodoshë, gangsterë dhe kumarxhinj që, edhe pse kalon para tyre mijëra herë, tembrama të përpijnë dhe të trajtojnë si viktimë.

Ka hotele anës rrugëve që të çojnë në bulevard, shëmtia e të cilëve është kaq ogurzezë, sa rrëqethesh po të mendosh të futesh aty dhe përsëri është e pashmangshme të mos kalosh një natë, ndoshta një javë a muaj në njërin syresh. Mund ta kesh madje aq përzemër atë vend, sa një ditë do të kujtohesh që gjithë jeta jote ka ndryshuar.

Mbi autorin

Henri Miller (1891 – 1980) është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XX. Ai ka përfaqësuar një forcë të madhe letrare në vitet '50 të shekullit të kaluar. U bë shumë i famshëm në kohët kur autoritetet amerikane dhe britanike, në emër të puritanizmit, ndaluan botimin dhe shpërndarjen e dy nga novelat e tij më të rëndësishëm: "Tropiku i gaforres" dhe "Tropiku i bricjapit", për shkak se thuhej se ato shkelnin ligjet amerikane që rregullonin pornografinë dhe artin.

Sa ishte në Paris, ai nisi një lidhje dashurie me shkrimtaren Anais Nin, e cila dokumentoi bëmat e tyre në ditarin e saj. Mes viteve '40 dhe '60, Milleri u vendos në qytezën Big Sur, në Kaliforni, ku ekspozonte piktura me ngjyra uji dhe shkroi libra, prej të cilëve shquhet triologjia "Kryqëzimi i trendafiltë", e përbërë nga novelat "Seksus", "Pleksus" dhe "Neksus". Novelat e tij të hershme u botuan, më në fund, në Britani dhe në Amerikë në vitet '60 dhe Milleri u bë ikonë e popkulturës.

 

Detajet e librit
Koha Ditore
SKU000428
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)