Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Anima Mundi, Moikom Zeqo
  • Anima Mundi, Moikom Zeqo

Anima Mundi, Moikom Zeqo

OMBRA GVG

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, për ta ripohuar rishtazi gjithë teorinë e tij filozofike e artistike.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Anima Mundi
Origjinali: Anima Mundi
Gjinia: Palimpsest, proza
Autori: Moikom Zeqo
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2010
Fq. 420
Pesha: 0.401 kg
ISBN: 978-99943-44-94-5

Koment nga Ahmet Selmani

Në përgjithësi mund të kuptohet qartazi se M. Zeqo rrëfimin e lëndës së tij brenda librit në fjalë e quan thjesht sagë. Ç'është e vërteta, vazhda e kësaj sage të palimpsesteve hapet në trajtën e një kumti, ku autori rrëfimtar i drejtohet së bijës, Arnisës, duke ia shpjeguar në mënyrë programatike gjithë botëkuptimin që ka të bëjë me palimpsestet.

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, si një referencë e njohur edhe më parë, për ta ripohuar rishtazi gjithë teorinë e tij filozofike e artistike.

Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një diskurs të vjetër dhe të ri njëkohësisht, mbase për të dëshmur edhe këtu se ai prapë i përmbahet logjikës së palimpsesteve, dialektikës së njohur filozofike se mbi të vjetrën lind e reja. Thënë në mënyrë figurative, në këtë libër autori këndon në mënyrë epike për palimpsestet, ringjall lavdinë e tyre historike, tregon bëmat e tyre nëpër periudha të ndryshme kohore, ndikimin e tyre në historinë e njerëzimit etj.

Në këtë pikëpamje forma e sagës mesjetare skandinave shndërrohet në një rimodelim të rrëfimit nga ana e tij, sigurisht duke iu nënshtruar një tipologjie moderne, si dhe duke e mishëruar jehonën e tyre historike me konceptin bashkëkohor.

Dhe, rrjedhimisht, ballafaqohemi me një materie të ndërlikuar historike dhe aktuale, brenda së cilës plekset çdo gjë e mundshme në suazat e konceptit të shkrimit letrar, por edhe që përkon me përmbajtjen e çështjes që trajtohet brenda tij. Tekstet e vjetra, përmbajtjet, dëshmitë, rrëfimet, gojëdhënat, jetëshkrimet, vargjet, citatet etj., shfaqen në mënyrë krejt të befasishme dhe thuajse shkrepin si shkëndija vezulluese përgjatë ecurisë të cilën e ndjek autori, ato ndërfuten fare natyrshëm në vazhdën e shtjellimit të tyre ose të përpunimit artistik.

Kjo mundëson që edhe struktura intertekstuale të marrë përmasa më të qarta e më të plota. Nga kjo pikë e vrojtimit del se M. Zeqo bën një rrëfim teorik dhe praktik; ai zbulon dhe vërteton, afron dhe largon, në njërën anë e sjell palimpsestin e vjetër dhe, në anën tjetër e ndërton metatekstin si gjedhe të rikrijuar artistike.

Në aspektin e ligjërimit është vështirë të jepet një përkufizim i kapshëm ose një emërtim më konkret, për arsye se brenda vijës së njëjtë të rrëfimit gërshetohet diskursi shkencor dhe ai artistik, ai eseistik dhe publicistik, letrar e artistik, për të na zhvendosur herë në njërin rrafsh e herë në tjetrin, pa e shkëputur asnjë çast praninë tonë shpirtërore, pavarësisht nga përqëndrimi dhe perceptimi që kemi. Prandaj, mund të pohohet se saga e palimpsesteve të tij merr karakter ontologjik dhe gnoseologjik.

Si strukturë e këtillë, aq sa na bën t'i njohim gjërat e llojllojshme, po aq na bën edhe t'i përvetësojmë. Në fund të fundit, kjo është fuqia e brendshme e metatekstit të M. Zeqos, që të na joshë dhe të na nxisë, të na bëjë të mendojmë dhe ta përjetojmë këtë botë të shkuar, e cila nuk shterohet asnjëherë, por vetëm rikrijohet në mënyrë të pareshtur.

Po ashtu, duke e lexuar librin "Anima mundi" të M. Zeqos, mund të vërehet edhe një element i veçantë dhe i rëndësishëm poetik, me të cilin gjithsesi i jep kuptim shumë domethënës dhe thelbësor atij. Në të gjitha çështjet e trajtuara aty, teksa merr si shkas një shëmbëlltyrë ose një ngjarje të caktuar, në radhë të parë ai kapet për atë që është e njohur ose e panjohur, për jetëshkrimin ose për veprën e ndonjë figure.

Në fakt, kështu e veçon pjesën më interesante, duke e paraqitur atë fare shkurtimisht vetëm si një tablo përmbledhëse. Por, në këto raste është e rëndësishme se nuk harron të bëjë edhe shpoti lidhur me ndonjë çështje që shtrohet aty, duke e vënë në sprovë një ide ose një botëkuptim që i përket ndonjë shembëlltyre historike, si një lloj kontestimi ose polemizimi, gjithsesi për ta ofruar mendimin e vet të pavarur lidhur me të.

Kjo është një finesë artistike e M. Zeqos; ai bën shpoti apo ironizon, nxit ose trazon, me çka na bën ta kuptojmë vërtetësinë ose tërësinë e nevojshme. Pra kemi të bëjmë me një poetikë shpotitëse shumë racionale, thelbësisht të moderuar, jashtëzakonisht të kulturuar, sepse e gjithë kjo i shërben për ta ruajtur me dinjitet unin e vet. Ngacmimi i këtillë është një mënyrë e reagimit artistik ose një e trajtë e tejkalimit, gjithnjë në funksion të shpalimit të së vërtetës së përgjithshme.

Me një fjalë, këto i merr si palimpseste për ta ndërtuar ose rindërtuar një kontekst të ri kohor e hapësinor, duke u bërë sozie e tij, bashkudhëtar i shkrimit historik, korrigjues i vëmendshëm i tij, plotësues tejet funksional, gjithmonë duke gjetur ekuivalente të shumta që përkojnë ose që lidhen me të. Figurat apo gjërat e tilla i gjen në realitetin shqiptar, por edhe kudo gjetiu. Pra, edhe në këtë raste shihet anima mundi (shpirti i botës) si një metaforë përgjithësore, ku bëjnë pjesë mikrokozmosi dhe makrokozmosi, individi dhe shoqëria, pjesa dhe tërësia, e veçanta dhe e përgjithshmja.

Përgjatë ecurisë së pandërprerë rrëfyese autori bën një lloj kritike sociologjike, ose thjesht një qasje me karakter sociologjik ndaj çështjeve ë nduarnduarshme, përherë duke i gjetur natyrshëm përkimet në ditët e sotme. Ndaj mund të thuhet se brenda këtij libri ndodhin transformime rrënjësore; aty edhe fakti dokumentar e artistik bëhet një fakt real e konkret, edhe palimpsesti i vdekur ringjallet dhe bëhet dëshmi e gjallë dhe, mbi të gjitha, perceptim dhe vizion artistik e kulturor.

Gjatë gjithë kohës ai nuk bën asgjë tjetër, përveçse pohon dhe mohon, identifikohet ose distancohet, vetëm e vetëm që të krijojë një vijë të qartë filozofike para lexuesit. Duke e mbrojtur bindjen e tij se çdo gjë brenda gjithnajës sonë është palimpsest, në fakt ai e ilustron këtë me shumë raste që i trajton me anë të shkrimit të tij artistik. Bie fjala, thënia e Gjon Muzakës "Nil sub sole novum" (Asgjë e re në diell), është një pohim i kësaj teorie filozofike.

Mandej, edhe në rastin e enigmës së romanit poetik në pergamenat e qindvjetshit XII të Aimon de Varenes-it, për Florimontin e Durrësit, është një dëshmi e tillë, pra struktualisht e ngjashme, që i shërben autorit për t'i ndërlidhur shumë gjëra në kohë dhe hapësirë. Kjo është një rendje gnoseologjike dhe fantastike, një shtegtim i pandalshëm, për t'u dhënë kuptim të ngjashëm gjërave apo ideve që u përkasin kushteve e rrethanave të ndryshme.

Në fakt, shtegtimet e këtilla janë hipotetike, si gjasa apo si përputhje fantastike, por që krijojnë marrëdhënie të çuditshme në rrafshin e ekzistencës së ideve të njerëzve. Gjithsesi i tillë është edhe rasti me figurën e Pashko Gjeçit në raport me Dante Aligierin, si dy figura që u përkasin kohëve të ndryshme, por që korrespondojnë në imagjinatën krijuese dhe hipotetike të autorit. Po ashtu, edhe nëpërmjet figurës së Pjetër Bogdanit, përkatësisht poezisë së tij "Mundus versus" (Bota ndryshe), autori palimpsestin e shpalos në kohën tonë, si një ekuivalent tipizues për të komunikuar me një ndjeshmëri shumë të lartë.

Prandaj, qëndrimi stërpohues i M. Zeqos se gjithçka është palimpsest, edhe populli i zhdukur siç janë kazarët, edhe fetë e ndryshme, edhe arti në përgjithësi, edhe zanafilla e botës, edhe mistika bektashiane etj., në të vërtetë e ridëshmon katërcipërisht se në krijimtarinë letrare nuk është e rëndësishme çfarë thua, por mënyra se si e sjell atë para lexuesit, çfarë pohon dhe mohon në një rast të tillë, çfarë ironizon në transmetimin e tekstit që e krijon, çfarë përzgjedh në ecurinë e trajtimit, çfarë vendos në marrëdhënie me kohën gjegjëse etj.

E, M. Zeqo me librin e tij "Anima mundi" na e sjell metaforën e palimpsesteve, me të cilën sfidon çdo teori të harrimit ose të injorimit. Në këtë mënyrë, ai palimpsestin e bën metatekst, rrëfimin e tij që e quan sagë, e bën metakomunikim me lexuesin e kohës sonë. Në fakt, kjo është letërsia e tij e quajtur vetëm kushtimisht, ngase realisht ajo është shumë më tepër se letërsi, është një metaletërsi, siç do ta quante R. Barti.

Me modelin e shkrimit të tij ai ofron një emërues të përbashkët për të gjitha format dhe zhanret ekzistuese, duke i rrënuar ato ose duke i shkrirë në një tërësi ndoshta të paemërtuar saktësisht. Thjesht, kjo është poetika e palimpsesteve të M. Zeqos, e hapur dhe mbyllur njëkohësisht, e mistershme dhe intriguese, joshëse dhe rikrijuese.

Marrë nga Zemra Shqiptare

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994344945
ean13
9789994344945
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Kundërpërfytyrime, Natasha Lako

Duhet ta gjejmë një përgjigje edhe për lirikën që mbijetoi jo tek të gjithë poetët, në motet kur bora nuk lejonte të shihje as çatitë e kuqe dhe as pemët e zhveshura, por të ndjeje se nën të pranverën që lëvizte, siç i gjejmë të shkruara që kohë më parë në poezinë e Natasha Lakos.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Qeramikiana, Entela Tabaku

Entela Tabaku u lind në Shkodër më 1971. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar katër përmbledhje me poezi si edhe një sërë botimesh studimore dhe përkthimesh nga suedishtja.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Lum Lumi, Ali Podrimja

Shkaku i një fjale, figure a strofe, autorët shpesh u kthehen teksteve. Edhe në Letrat shqipe ka shembuj. Poezia konsiderohet diçka hyjnore, ngërthen në vete dhe misterin. Vlerën nuk e përcakton sasia. Mbahen mend poetë edhe për një poezi. Ajo që nuk vdes, të vë në veprim vazhdimisht. Lumi nuk simbolizon vetëm fatin e tij tragjik.
500 Lekë
More

Botuesi: Albas

Në intimitet, Rita Petro

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Mbi kuaj ëndrrash, Fatmir R. Gjata

E menduar mirë dhe e krijuar mbi bazën e një sistemi të përpunuar me shumë përkushtim, poezia e Fatmir R. Gjatës shquhet duke filluar nga njësitë më të vogla të strukturës gjuhësore poetike, për të vazhduar te poezia si njësi tërësore, pastaj te përmbledhja si unitet shprehjeje e stili poetik si formë e shqiptimit të botës subjektive të krijuesit.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000138

Botuesi: Ideart

Shenjat e dores, Lindita Arapi

…përherë e papre ky zë, timbri i tij plot dritëhije dëgjohet gjithmonë në vargjet e poetes Lindita Arapi, një metrikë e heshtur dhe e fshehtë: (gjithmonë) vazhdueshëm në luhatje, vibrim, shkrirje njësh nga figura në figurë, mes Momentales dhe së Vazhdueshmes, lënie lamtumire dhe Rikthimi; Ludvig Hartinge
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Libri i tiranive, Ismail Syla

Autori ka pranëvënë si një "urdhër" superior e me një renditje të përkryer jetësore, korelative e perspektive para gjërave më të shenjta të njeriut, si Lirisë, Zgjimit, Bukurisë, Lisit, apo Proverbave shqipe, Robërisë, Vetmisë, Kaosit etj., fjalën prozaike "tirani" ose "gjithëpushteshmëri", që përdoret në leksikun e zakonshëm e aktiv, si sundim absolut e...
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.
600 Lekë
More

Referenca: 2658

Botuesi: Mitrush Kuteli

Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit, Mitrush Kuteli

Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj
430 Lekë
More

Referenca: 2248

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthja e fundit, Irma Kurti

Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.
250 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
500 Lekë
More

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.
600 Lekë
More