• Banner

  • Ka mbaruar

Adam Smith, Pasuria e kombeve, Helen Winter, Thomas Rommel

Ky libër nuk është më i disponoueshëm!

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Adam Smith, Pasuria e kombeve
Gjinia: Kritika
Autori: Helen Winter, Thomas Rommel
Shqipëroi: Valentina Kazanxhi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2006
Fq. 248
Pesha: 0.255 kg
ISBN: 978-99943-43-01-7

Mbi librin

Me emrin e Adam Smithit, në përgjithësi, lidhen tre koncepte: dora e padukshme, ndarja e punës dhe liberalizmi ekonomik. Por shpesh anashkalohet fakti se Adam Smithi ishte një filozof i rëndësishëm etik, i cili në radhë të parë studionte natyrën njerëzore, duke këqyrur njëkohësisht ekonominë politike.

Smithi është një shkrimtar i përkorë dhe i këndshëm, një filozof i mprehtë dhe ironik, por gjithnjë shumë i prerë që nuk mund të rrijë pa i shprehur kritikat e tij në mënyrë të tillë që budallallëku dhe padija të demaskohen vetiu. Kjo e vendos atë në traditën e gjatë të iluminizmit anglez.

Vepra "Për thelbin dhe për shkaqet e pasurisë së kombeve", e njohur gjerësisht me titullin "Pasuria e kombeve", në të vërtetë është një shqyrtim tej mase i gjerë i cilësive njerëzore, e vlerave morale dhe e shkaqeve, por në të njëjtën kohë është edhe një zbërthim i kujdesshëm i parimeve që rregullojnë veprimet e shoqërisë. Janë të pakta veprat shkencore që kanë ushtruar ndikim kaq jetëgjatë te bashkëkohësit dhe tek brezat e ardhshëm.

Ky studim i gjerë nuk është vetëm Bibla e shkencës moderne ekonomike, por mbi të gjitha, është një studim për temën e së mirës së individit dhe mbi mundësitë për liri e drejtësi brenda një bashkësie. Vepra "Pasuria e kombeve" mund të vlerësohet si një nga shtyllat e mendimit politik – ekonomik.

Detajet e librit
Ideart
SKU000315
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000776

Botuesi: Te tjere

Pasuria e Kombeve, Adam Smith

Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik më me ndikim në dy shekujt e fundit. "Pasuria e Kombeve, një hetim mbi natyrën dhe shkaqet", u publikua në 9 mars 1776 dhe qe produkt i iluminizmit Skocez. Ai është një libër i vlefshëm për këdo mes njerëzve të ditur.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.

Çmimi 640 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë, Barrington Moore, Jr.

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të edukohet qytetari, Patrice Canivez

Titulli i kësaj eseje nuk është menduar rastësisht. Ideja për të edukuar qytetarët është problematike dhe ndërmarrje e mëdyshtë. Kjo ndodh, së paku, për dy arsye. Së pari, ngase nocioni qytetar ndërlidhet me kohët heroike, siç janë Revolucioni ose Republika e Tretë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Shteti, Platoni

Ai para se gjithash shtetin ekundronte nga aspekti etik, se qëllimi i shtetit është e mira e përgjithshme për shoqërin.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Filozofia dhe e ardhmja, Richard Rorty

Rorty pati një karrierë të gjatë dhe të larmishme akademike, duke përfshirë pozicionet si Stuart Profesor i Filozofisë në Universitetin Princeton, Kenan Profesor i Shkencave Humane në Universitetin e Virxhinias dhe Profesor i Letërsisë Krahasuese në Universitetin Stanford .

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Amerika, Stephen Vincent Benet

Ky libër mund të konsiderohet një histori subjektive e Shteteve të Bashkuara. Ose mund të quhet një biografi e shpirtit të Amerikës. Lexuesi mund të gjejë këtu forcat ekonomike, politike si dhe shpirtërore, të cilat përbëjnë statistikat e historisë formale. Do të gjejë këtu ato elemente të vyer, të cilat kanë ushqyer demokracinë dhe e kanë bërë atë, në...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bard

Koncepti i postmodernës, Hans Bertens

I ardhur, më në fund, në shqip me titullin Koncepti i postmodernës, ky studim aq i cituar, i botuar edhe në antologji të studimeve postmoderne, trajton postmodernizmin si periodë dhe si poetikë, duke ndjekur kronologjinë e diskutimit të këtij fenomeni dhe duke analizuar terminologjinë bazike të tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)