• Banner

  • Ka mbaruar

Fausti, Johan Volfgang fon Gete

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.

400 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fausti
Origjinali: Faust
Gjinia: Tragjedi
Autori: Johan Volfgang fon Gëte
Shqipëroi: Erion Luga
Shtëpia botuese: Zambaku
Viti: 2011
Fq. 160
Pesha: 0.21 kg
ISBN: 978-99956-08-07-1

Mbi librin

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore. Libri fillon me marrëveshjen ku Krijuesi thekson mirësinë që ndodhet brenda njeriut, ndërsa djalli, Mefistofeli, ngulmon për të kundërtën.

Kjo marrëveshje është bërë mbi doktor Faustin dhe ngjarjet që zhvillohen rreth tij. Shpirti djallëzor i Mefistofelit mbron tezën se njeriu mund të nxirret lehtë nga rruga e drejtë. Me lejen që ka marrë nga Krijuesi i futet punës për ta nxjerrë Faustin nga rruga e drejtë. Fausti, që digjet nga dëshira për të patur një fuqi të pafundme, do t'ia shesë shpirtin djallit; në të vërtetë, do të dëshirojë të drejtohet nga e mira, por duke i shkuar nga pas djallit, do të zhytet në gabime. Në këtë mënyrë do të bëjë të palumtur ata që i rrethojnë dhe bëhet pjesë e përfundimit të tyre të keq.

Ndërsa Mefistofeli përpiqet të ushqejë dëshirat e pangopura të Faustit, ky i fundit do të përpiqet të kthehet në origjinë. Në fund të pjesës së parë, e dashura e tij, Margarit, bie në burg e ndërsa priste të merrte dënimin me vdekje për mëkatet e saj, një zë hyjnor e lajmëron se i janë falur mëkatet. Ndërsa në pjesën e dytë, të cilën nuk e pamë të nevojshme të ishte pjesë e librit, lexuesi shëtit nëpër botën mitologjike greke. Kjo pjesë përbëhet më shumë nga ngjarje dhe heronj të mitologjisë. Në fakt, Fausti është një përrallë popullore gjermane. Por, Gëte e pasuroi dhe i dha një kuptim më të gjerë. Autori ka punuar rreth dyzet vjet me këtë vepër.

Mbi autorin

Johan Volfgang fon Gëte, i biri i Johan Kaspar Gëtes, këshilltarit të Perandorit dhe Katerinë Elisabet Tekstorit, bijës së kryebashkiakut të Frankfurtit, lindi në Frankfurt më 28 gusht 1749. Ai është një poet dhe dijetar, emri i të cilit i ka kaluar kufijtë e Gjermanisë. Ai u rrit në një mjedis të kamur, ku dhe u edukua duke marrë mësime private të gjuhës latine dhe greke, si dhe në art dhe shkenca të ndryshme. Poezinë e parë e shkroi në moshën dhjetë vjeçare.

Në rininë e tij, me dëshirën e të atit, filloi studimet për drejtësi, por tre vjet më vonë u sëmur rëndë dhe u kthye në Frankfurt. Pas shërimit shkoi në Strasburg për të vazhduar studimet. Atje u njoh me një person që ndikoi thellësisht te ai, Johan Gotfrayt Herder. Gjatë jetës së tij, Gëte u njoh me shumë gra, por nuk gjente tek ato cilësitë që kërkonte, ndaj dhe u martua disa herë. Vuajtja për mosgjetjen e shoqes së zemrës u pasqyrua edhe në romanin e tij të dytë me titull "Vuajtjet e djaloshit Verter" në vitin 1774, një vepër në trajtë monologu.

Kjo vepër pati jehonë të madhe, shumë lexues filluan ta merrnin si shembull jetën e heroit të veprës, Verterit. Me këtë vepër Gëte u bë i njohur jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë. Gjatë shëtitjes së tij në Itali, pati rastin të njihej me artin klasik italian dhe pasi u kthye në Vajmar, filloi t'u kushtonte rëndësi të veçantë punëve të tij artistike. Drejtoi kryesinë e Teatrit të Vajmarit. Gjatë kësaj kohe, e shndërroi Teatrin e Vajmarit në një qendër kulturore të rëndësishme.

Ai u mor edhe me shkencat natyrore, por kjo mbeti gjithmonë nën hijen e anës së tij artistike. Në 1808, Gëte botoi pjesën e parë të Faustit dhe me këtë vepër zuri vend midis shkrimtarëve klasikë. Në vitet e mëtejshme ai përdori të gjitha energjitë e tij për të përfunduar veprat e lëna përgjysmë. Pjesën e dytë të Faustit arriti ta përfundonte vetëm disa ditë para vdekjes.

Kjo është një kryevepër e përfunduar përreth 40 vjet, ku pasqyrohet botëkuptimi i autorit për jetën. Në përmbledhjen e tij me poezi "Divan" ka ndikuar mendimi lindor dhe kryesisht ai i Hafiz Shirazit. Gëte, një nga poetët më të mëdhenj në Gjermani dhe Europë, ka ndikuar thellësisht në historinë e letërsisë dhe mendimit evropian. Gëte si studiues i Lindjes e Perëndimit dhe deri diku edhe i Islamit, me zgjedhjen e tij për të qenë qytetar i gjithë botës, është tashmë pronë e letërsisë botërore.

 

Detajet e librit
2837
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000734

Botuesi: Onufri

Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Metamorfoza, Franz Kafka

Një mëngjes, Gregor Zamza zgjohet nga gjumi i tronditur. Ai e sheh veten të shndërruar në një çimkë të stërmadhe, me këmbë hollake e me bark të fryrë. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar, as në dhomë, as tek ai, përveç pamjes së tij të jashtme.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Ferri, Dante Alighieri

Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në nëntë rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, kopracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë...

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Këngë Krishtlindjeje, Charles Dickens

Është një dimër i acartë ai kur fillon historia, tamam vigjilja e Krishtlindjes: për disa - periudha më e bukur e vitit, ndërsa për plakun Skruxh, i vetmuar dhe i mbyllur në guaskën e vet si midhje, është thjesht “koha kur shihesh në pasqyrë dhe i bie në të se je një vit më i plakur, por as edhe një orë më i pasur”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Kostandinopoja, Edmondo De Amiçis

Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pushkini në kulturën ruse, Leonid Grossman

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 1

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)