Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
1001 barcaleta, Kristo Qendro
  • 1001 barcaleta, Kristo Qendro

1001 barcaleta, Kristo Qendro

2728
OMBRA GVG

Një karabinier po lexonte gazetën. Duke lexuar lajmin mbi një aksident me një autobus, ku ishin shkruar edhe emrat e viktimave, i thotë tjetrit:-Nuk e kuptoj... Si kanë të vdekur të gjitha viktimat sipas rendit alfabetik?

600 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 1001 barcaleta
Origjinali: 1001 barcaleta
Gjinia: Barcaleta
Autori: Kristo Qëndro
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2009
Fq. 360
Pesha: 0.351 kg
ISBN: 978-99956-38-19-1

Mbi autorin

Kristo Qëndro ka lindur në Sarandë më 15 janar 1935. Sot jeton në Tiranë. Formimi akademik 1954 – 1959, ka kryer studimet e larta në Universitetin Tekniko – Pyjor të Sofies në Bullgari dhe është diplomuar shkëlqyeshëm në temën "Teleferikët Wyssen për transportin e lëndës së drurit". Inxhinier për Punime Inxhinierie Pyjore.1984 – "Kandidat i Shkencave", diplomë.1986 – "Docent", diplomë.1999 – Ass. Prof.2005 – Profesor.

Veprimtaria profesionale, pedagogjike e funksionale:
1959 – 1962, Drejtues i Zyrës Pyjore në Gjirokastër.
1962 – 1967, pedagog në Instituin e Lartë Bujqësor në Fakultetin e Pyjeve për lëndët "Transporti pyjor" dhe "Mekanizmi i Shfrytëzimit të Pyjeve".
1967 – 1973, drejtor i Ndërmarrjes Pyjore në Fier.
1973 – 1992, pedagog në Universitetin e Bujqësisë, Fakulteti i Shkencave Pyjore.
1992 – 1995, Gjermani, Budelsdorf, në shkollën e mesme "Bertold Brecht" dhe "Claus Grouth", dhënie mësimi për gjuhët gjermane për nxënësit e ardhur nga Rusia dhe Kosova.
1995 – 2005, në Institutin Privat të Studimeve dhe Projektimeve Pyjore "Zotaj shpk", si dhe DPPK Njësia e Manaxhimit të Pyjeve FAO – s, USAID, DRN etj.
Nga 2005, "Dajti Ekspres", konsulent teknik, Përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sektorin e Pyjeve.

Fragment nga libri

Një karabinier po lexonte gazetën. Duke lexuar lajmin mbi një aksident me një autobus, ku ishin shkruar edhe emrat e viktimave, i thotë tjetrit:
-Nuk e kuptoj... Si kanë të vdekur të gjitha viktimat sipas rendit alfabetik?

Detajet e librit
2728
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Vëllai i pengut, Reshat Agaj

Titulli: Vëllai i pengutOrigjinali: Vëllai i pengutGjinia: KujtimeAutori: Reshat AgajShtëpia botuese: EmalViti: 2012Fq. 264Pesha: 0.345 kgISBN: 978-9928-04-121-0
500 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Anemona: tregime të zgjedhura, Kim Mehmeti

Në disa shkrime për veprën letrare të shkrimtarit Kim Mehmetit kam shfaqur bindjen se proza tregimtare dhe romanore e tij është një vlerë artistike që do t’i rezistojë kohës dhe se do të mbetet vlerë e përhershme në trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

366 rrëfenja për të ndjellë gjumin, Besnik Mustafaj

Vetëm një pyetje nuk shtrohet në këto rrëfenja e, rrjedhimisht, nuk merr as përgjigje: nëse njeriu ka të njëjtin karakter si në ëndrra edhe në zhgjëndrra. Sidoqoftë, treshja e dijetarëve vazhdon të jetë fatmirësisht në vlugun e hulumtimeve të veta dhe me siguri që do të zgjerohen edhe në këtë drejtim.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Prill, Rikard Ljarja

Aktori, skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja (1943-2020) sjell në këtë libër tre tregime të shkurtra me tema nga jeta në kohën tonë.
700 Lekë
More

Botuesi: Princi

Vepra 1: Poezia, Zef Zorba

Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, ...e ndonjë varg nga poetë të tjerë..., përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Paqja e përgjakur e Adamit, Agron Tufa

Vrapi rrënues i ngjarjeve na kalon para syve si shthurja e një thurime me shtiza, të cilën nuk mund ta ndalosh, derisa Adamit i mbetet vetëm një dëshirë për të cilën qe lutur: “të zinte vend i pari përbri së ëmblës, mamasë së tij të vetmuar, në rreshtin e paplotësuar të varreve familjare”.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Portret vrasësish në grup, Dashnor Kokonozi

Dëshpërimi i shtyn të vënë në dyshim gjithçka, deri në mënyrën se si funksiononin doktrinat filozofike që ishin origjinë e sistemit. Duke mos iu dorëzuar fatalitetit, ata vihen të ndërtojnë një të ardhme tjetër, këtë herë nisur nga zbulimet më të fundit jo të filozofëve, por të antropologëve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Këngët e sibilave, Pjetër Bogdani

Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.
550 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Fishta satirik, Stefan Çapaliku

Te satira politike e Fishtës, përmbajtja paraqitet si një rast ose si lehtësi për një lloj të veçantë të ushtrimit formal të gjuhes.
800 Lekë
More

Qyteti dhe letërsia, Stefan Çapaliku

“Qyteti dhe letërsia: ese” është libër që sjell rolin e hapësirës urbane për krijimin e letërsisë, duke vënë theksin në Letërsinë Shqipe dhe Qytetin Shqiptar.
700 Lekë
More

Dyfaqësia e jetës, Emilian Shabani

Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001408

Botuesi: Te tjere

Gazmore për fëmijë, Tatiana Sini

Psikologët pohojnë se me anë të humorit njerëzit bëhen më tolerantë, i përballojnë më mirë zhgënjimet dhe mbeten të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht. Sipas tyre humori i mirë mund të asimilohet, njëlloj sikundër asimilohet shkrimi dhe leximi.
200 Lekë
More

Referenca: 2415

Botuesi: Argeta LMG

Nastradini, Mehmet Gezhilli

Megjithatë, nëse ka ekzistuar Nastradini apo jo nuk është e sigurtë fare. Në qoftë se nuk ka jetuar, atëherë është e sigurtë se Sufinjtë e kanë shpikur atë që t'ua bëjnë të mundshme njerëzve që të kuptojnë më mirë mënyrën sesi ata të shikojnë jetën, përjetimin njerëzor dhe botën.
700 Lekë
More