"Lahuta e Malcis" është pasqyrë e vetëdijes historike kombëtare të Poetit, e vlerave tradicionale të malësisë të dhëna në përmasa legjendare; vepra ku gjallon jeta e një etnie të lashtë, me tradita heroike, me zakonet dhe mendësitë e ngurosura të një shoqëtie patriarkale.
"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet...
Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.
Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.
• Vepra 1- Mrizi i Zanave
• Vepra 2- Vallja e Parrizit
• Vepra 3- Poezi të përkthyera
• Vepra 4- Lahuta e Malcis, Mojs Golemi
• Vepra 5- Dramatika
• Vepra 6- Dramatika
• Vepra 7- Satira
• Vepra 8- Satira
• Vepra 9- Publicistika
• Vepra 10-Publicistika