• Banner

100 vjet pavaresi, Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu

Me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit modern Shqiptar, po ju paraqesim këtë botim të veçantë, duke pasur parasysh një sintezë pasqyruese dhe përfaqësuese të kësaj ngjarjeje epokale në historinë e kombit tonë.

800 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 100 vjet pavarësi, flamuri që ringjalli një komb
Origjinali: 100 vjet pavarësi, flamuri që ringjalli një komb
Gjinia: Histori
Autori: Moikom Zeqo, Dëshira Jazexhiu
Shtëpia botuese: Erik
Viti: 2012
Fq. 184
Pesha: 0.431 kg.
ISBN: 978-9928-123-40-4

Mbi librin

"Më duket e tepërt të thom shumë fjalë për të dëftuar kush jam. Mjafton të ju thom se jam Shqiptar, bir Shqiptari, se gjaku që rrjedh në dejet e mija është gjak Shqiptar, se kam një zëmërë me të vërtetë Shqipëtare..." – Ismail Qemali

"Dua të ngjitem majë malit, të shoh gjithë Arbërinë!" - NAIM FRASHËRI
Jo rastësisht vargu i mësipërm i Naim Frashërit përmban vizionin e një ngjitjeje në lartësi. Metafora e ngjitjes majë malit për të parë tërë Arbërinë, nuk është vetëm një shprehi emocionale e poetit tonë të madh.

Ajo është edhe një shëmbëlltyrë e vetë historisë shqiptare. Duke u ngjitur lart mbi ngjarjet historike ne mundet të kemi një optikë dhe një vështrim më të plotë mbi to, pra, mbi vetë atdheun tonë të dashur. Kështu, mbas 100-vjetësh, ne mund të kuptojmë dhe të shohim më qartë atë që ka ndodhur përpara këtij shekulli.

Me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit modern Shqiptar, po ju paraqesim këtë botim të veçantë, duke pasur parasysh një sintezë pasqyruese dhe përfaqësuese të kësaj ngjarjeje epokale në historinë e kombit tonë. Ngjarjet e mëdha që përbëjnë substancën e kujtesës, nuk janë asnjëherë e kaluara në kuptimin kohor, por kërkojnë një njohje të përhershme dhe të vazhdueshme jo vetëm për gjeneratat e sotshme, por edhe për ato të së ardhmes.

Nga kjo pikëpamje, botimi i përgatitur me kujdes dhe përkushtim nga Shtëpia Botuese "Erik", që hedh dritë mbi aktin historik të ngritjes së Flamurit më 28 Nëntor 1912, ka respektuar parametrat shkencorë, të paraqitjes së ngjarjeve historike, që përgatitën dhe u finalizuan me shpalljen e Pavarësisë. Ai jep një informim esencial dhe lakonik për figurat kryesore të Kombit Shqiptar, të kulturës dhe të politikës, heronjtë e kryengritjeve popullore si dhe klimën e acaruar e dinamike të situatës ndërkombëtare të kohës.

I është dhënë rëndësi jo vetëm dokumentacionit origjinal, por edhe paraqitjes grafike, në mënyrë që lexuesi i gjerë, por edhe ai i specializuar, të krijojë një ide sa më autentike për ngjarjen që shërbeu si një kufi ndarës në historinë tonë kombëtare; të kësaj ngjarjeje që shënoi mbylljen e epokës së mbijetesës në kushtet gati pesëshekullore në suazën e huaj të Perandorisë Osmane dhe hapi epokën e re dhe të jashtëzakonshme të Shqipërisë së Pavarur; të njohjes ndërkombëtare të Shtetit modern Shqiptar.

Ky botim bën të qartë se arritja e një objektivi dhe një ëndrre shekullore për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve, është kurorëzuar nga përpjekje titanike dhe sakrifica të panumërta në të gjitha kohërat. Nxjerr në pah lashtësinë e kombit tonë, me një histori të gjatë përpjekjesh tragjike, me një etje të pafundme për lirinë dhe një vullnet të paepur për të sendërtuar më në fund strukturën e përshtatshme shtetërore me barazi, me të gjitha subjektet shtetërore evropiane dhe të botës.

Pra, për të filluar atë që quhet historia e Shtetit Shqiptar të pavarur dhe sovran deri në ditët e sotme. Askush nuk ka të drejtë që t'i harrojë se ç'kanë bërë me vetëmohim të pashoq paraardhësit tanë. Nderimi për ta nuk është një nderim i thjeshtë dekorativ, si një përpjekje ose thjesht ceremonial; ky është një nderim i thellë dhe i shumëfishtë.

Ky nderim lidhet jo vetëm me ekzistencën, por edhe me identitetin e kombit, me zhvillimin dhe karakterin e pandërprerë progresiv të kulturës dhe të qytetërimit shqiptar. Besojmë se ky botim në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të luajë rolin e tij njohës dhe edukativ, si një përpjekje pozitive në afirmimin e vlerave, fakteve e dokumenteve historike.

Është një nderim dhe mirënjohje ndaj përkushtimit të asaj pjese të kujtesës kombëtare, e cila mbas epokës heroike skënderbejane të shekullit XV, përbën një kulminacion të ri të historisë në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, afirmon dinjitetin, forcën krijuese, kuptimshmërinë e sakrificave, vetëmohimin dhe shikimin largpamës të shqiptarëve, dashurinë e tyre për atdheun dhe kombin e vet.

Detajet e librit
2663

Të dhënat

Autori
Moikom Zeqo
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Rite, doke dhe zakone të martesës në Tiranë dhe rrethinat e saj, Sabina Vaqarri

Ndërmarrja e një studimi të tillë më është dukur sa interesant dhe i vlershëm, po aq i vështirë dhe me të papritura. Interesant sepse prek një temë e cila, në një rrafsh gjithëpërfshirës, është universale siç është martesa me dasmën, ritet dhe doket e saj të identifikuara në një hapësirë shënjuese e specifike (Tirana dhe rrethinat e saj).

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Gjuha pamore, Gëzim Qëndro, pjesa e parë

Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo – verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar sistematikisht strukturën e...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2577

Botuesi: Te tjere

Ne gjurmet e se ndryshmes, Arben Theodhosi

Disa memorie dhe përjetime të Theodhosit mund të shfletohen në librin dhe katalogun e tij të parë të titulluar "Rievokim". Në maj 2007 promovohet libri dhe katalogu i dytë i Theodhosit i titulluar "Sfidë ndaj kufijve" në gjuhët shqip dhe anglisht, me 58 punime kryesisht të viteve të fundit dhe me një shkrim ku autori prezanton pikëpamjet e tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)