• Banner

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins
  • Ai qe nuk dinte te dashuronte, Harold Robbins
  • Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.

1 500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ai që nuk dinte të dashuronte
Origjinali: The Carpetbaggers
Gjinia: Roman
Autori: Harold Robbins
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 740
Pesha: 0.718 kg.
ISBN: 978-99943-0-241-3

Mbi librin

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.

Nuk është vetëm historia private e një magnati gjenial dhe të guximshëm, por edhe portreti i një shoqërie mitike që vërtitet mes sipërmarrjesh të mëdha dhe nganjëherë të pista dhe mes gjallërisë tërë ngjyra të studiove kinematografike, ndërkohë që në horizont po shfaqej mjegulla e Perëndimit dhe Lufta e Dytë Botërore.

Mbi autorin

Harold Robbins lindi në vitin 1916 në Nju - Jork. I nxitur nga dëshira për ta përballuar vetë jetën, u shpërngul në Hollywood, ku punoi si korrier në "Universal Pictures". Në moshën tridhjetedyvjeçare, ai e provokoi dhe e tronditi mentalitetin amerikan me romanin e parë "Mos dashuro kurrë një të huaj".

Pas Biblës, Shekspirit dhe Agatha Kristit, Robbins - i u bë autori më i shitur i të gjitha kohërave - me rreth 750 milionë kopje. Shkroi më shumë se 20 libra, që u botuan dhe u përkthyen në 32 gjuhë. Ndikimi social i fenomenit Robbins qe i jashtëzakonshëm. Gjatë revolucionit seksual në Amerikën e viteve 60' të shekullit të kaluar, romanet e tij kanë pasur të njëjtin rol emancipues sa dhe pilula kundër shtatzanisë.

Që në çastin kur, me mjeshtrinë e tij, arriti të rrëfente fundin e shpirtit njerëzor dhe në këtë batak të shpirtit të notonte si njeri dhe si shkrimtar, ai e pati të garantuar suksesin dhe vlerësimin e lexuesit.

Detajet e librit
SKU001989

Referencat specifike

upc
978999430241
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001489

Botuesi: Te tjere

Lamtumirë Zhanetë, Harold Robbins

Zhaneta, vajza e madhe e Tanjës, simpotike dhe erotike si e ëma e saj, ëndërronte një dëshirë të madhe, të flaktë: të ecte në gjurmët e së ëmës dhe të bëhet mbretëresha e modës në Paris. Për të arritur këtë qëllim, Zhaneta lufton me të gjitha mjetet dhe është e gatshme të sakrifikojë çdo gjë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i elefantit, Jose Saramago

Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Toka në fund të botës, Antonio Lobo Antunes

Toka në fund të botës është një roman i autorit portugez António Lobo Antunes i botuar për herë të parë në 1979. Ai pasqyron përvojën personale të Lobo Antunes si një mjek ushtarak i dërguar në Angola gjatë Luftës Koloniale Portugeze.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Uria, Jamal Ouariachi

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Univers

Frankenshtajni, Mary Shelley

Një nga librat më të fortë të historisë së letërsisë, Frankenshtein është bërë simbol i shkencës së shkuar keq dhe një shprehje figurative me një përdorim jashtëzakonisht të larmishëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Santori

Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Neraida

Lulet e mollës, John Galsworthy

Në këtë vepër të mrekullueshme autori na ka treguar me mjeshtëri të lartë artistike dhe me thellësi të madhe psikologjike historinë e një dashurie. Dashurine e Esherstit , e një intelektuali të ri me Migenën ,një vajzë të thjeshtë fshatare. Për dashurinë e njeriut mund të ketë lexuar shumë, po kur lexon “Lulet e Molles “ duket çdo gjë e re , e fuqishme...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)