• Banner

  • Ka mbaruar
Nje kenaqesi e vetmuar, Albert Camus
  • Nje kenaqesi e vetmuar, Albert Camus

Nje kenaqesi e vetmuar, Albert Camus

Unë nuk mund të jetoj pa artin tim. Por asnjëherë nuk e kam vendosur këtë art mbi gjithçka. Ai është i nevojshëm për mua, sepse nuk më ndan nga askush dhe më lejon të jetoj ashtu siç jam, bashkë me të gjithë të tjerët. Për mua arti nuk është një kënaqësi e vetmuar.

300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një kënaqësi e vetmuar
Gjinia: Novelë
Autori: Albert Camus
Shqipëroi: Sonila Meksi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2004
Fq. 80
Pesha: 0.10 kg
ISBN: 978-99943-604-7-7

Fragmente nga libri

Pa dyshim që çdo brez mendon se është i paracaktuar të rikrijojë botën. Por brezi im e di se nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Por, ndoshta detyra e tij është akoma edhe më e madhe. Ai duhet të mos lejojë që bota të shpërbëhet.

Trashëgimtare e një historie të korruptuar ku bien në sy revolucionet e dështuara, teknikat që janë çmendur, perënditë e vdekura dhe ideologjitë e rraskapitura, ku pushtetet mediokre mund të shkatërrojnë sot gjithçka, por nuk dinë më të bindin, ku zgjuarsia është ulur deri në atë pikë sa të bëhet shërbëtorja e urrejtjes dhe shtypjes, këtij brezi i është dashur, brenda vetes dhe rreth tij, të restaurojë, duke u nisur nga mohimet e tij, paksa nga ajo që përbën dinjitetin e jetës dhe vdekjes.

Unë nuk mund të jetoj pa artin tim. Por asnjëherë nuk e kam vendosur këtë art mbi gjithçka. Ai është i nevojshëm për mua, sepse nuk më ndan nga askush dhe më lejon të jetoj ashtu siç jam, bashkë me të gjithë të tjerët. Për mua arti nuk është një kënaqësi e vetmuar. Ai është një mënyrë për të prekur sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, duke u paraqitur atyre një imazh të privilegjuar të vuajtjeve dhe të gëzimeve të përbashkëta.

Mbi autorin

Alber Kamy u afirmua qysh në veprat e para si një nga shkrimtarët më të fuqishëm të shek XX. Në veprat e tij ndërthuret arti i hijshëm me mendimin e thellë, teknikat e sofistikuara të tekstit me çështjet themelore të qenies.

Për të kuptuar Kamynë, duhet kaluar nëpër letërsitë greke e romake, nëpër historitë e feve e të filozofisë, duke mbërritur te shrimtarët e mendimtarët klasikë e modernë. Veç kësaj, rrethanat e posaçme të jetës e formuan Kamynë me një ndjeshmëri nga më të volitshmet për artin.

Lindur në Algjeri nga baba francez e nënë spanjolle, te Kamyja u poqën në një harmoni fatlume fantazia arabe, intelekti latin dhe eleganca hispanike. Për të gjitha këto, vepra e tij përbën një dukuri origjinale dhe me një vlerë të spikatur të letërsisë moderne.

U lind më 7 nëntor 1913. Në saj të presionit të babait, i ndjek rregullisht studimet deri në universitet, ku diplomohet për Filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nëpër përvoja gjithëfarëshe: shkruan tekste të vogla meditative me theks biografik, shtrohet në spital për tuberkuloz, por i shpëton vdekjes por jo kurimeve të vazhdueshme. Harton romanin e rinisë "Vdekja e lumtur", të cilën nuk pranon ta botojë për së gjalli.

Viti 1937 shënon çast vendimtar në jetën intelektuale të Kamysë. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasëm". Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje "Aktualet".

Bëhet i njohur më 1942 me botimin e esesë filozofike "Miti i Sizifit", sfidë krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimtë që Kamyja e emërton me emrin absurd. Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit. Krijimtaria e Kamysë pasurohet dhe me dy drama: "Kaligula" më 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore të mishëruar në figurën e perandorit romak, Kaligula.

Drama tjetër është "Të drejtët", himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja "Mendime për gijotinën", ku dënon dënimin me vdekje. Botime tjetër është romani "Murtaja", që mbahet si një nga romanet më të mira të shek. XX, ku i bëhet një sintezë qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave të tiranisë.

Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" më 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualëve të majtë francezë me në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Ne këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë "Rënia", aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.

Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik më 4 janar 1960. Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamysë është romani "Njeriu i parë", që u botua më pas i paplotë më 1994. Kushdo që ka lexuar një vepër çfarëdo të Kamysë, kupton se ky është një autor i një lloji të veçantë.

 

Detajet e librit
Ideart
SKU000186
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000433

Botuesi: Koha Ditore

I huaji, Albert Kamy

Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000942

Botuesi: Fan Noli

Miti i Sizifit, Albert Camus

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001369

Botuesi: Tirana Times

Rënia, Albert Camus

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Të drejtët, Albert Camus

Kam pranuar të vras për të përmbysur despotizmin. Por pas asaj që ti thua, unë shoh paralajmërimin e një despotizmi i cili, nëse vendoset ndonjëherë, do të më bëjë mua një vrasës, ndërsa unë përpiqem të jem një mbrojtës i së drejtës.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Murtaja, Albert Camus

E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë po aq dëme sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, po në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000942

Botuesi: Fan Noli

Miti i Sizifit, Albert Camus

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Penguin Books

The Plague, Albert Camus

The townspeople of Oran are in the grip of a deadly plague, which condemns its victims to a swift and horrifying death. Fear, isolation and claustrophobia follow as they are forced into quarantine. Each person responds in their own way to the lethal disease: some resign themselves to fate, some seek blame, and a few, like Dr Rieux, resist the terror.

Çmimi 1 310 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Kaligula, Albert Camus

Kaligula është një dramë e shkrimtarit të shquar francez, Alber Kamy, që është bërë manifest krijues origjinal i letërsisë ekzistencialiste franceze e që deri në ditët tona vazhdon të shfaqet në skenat e gjithë botës. Sipas fjalëve të J. P. Sartrit, ajo është një dramë në të cilën "liria shndërrohet në dhembje, kurse dhembja të çliron".

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Penguin Books

The Rebel, Albert Camus

 It questions two events held sacred by the left wing - the French Revolution of 1789 and the Russian Revolution of 1917 - that had resulted, he believed, in terrorism as a political instrument. In this towering intellectual document, Camus argues that hope for the future lies in revolt, which unlike revolution is a spontaneous response to injustice and a...

Çmimi 1 875 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i parë, Albert Camus

Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)