• Ka mbaruar
Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV
  • Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV
  • Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV
  • Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV

Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV

SKU001817
Onufri

Statutet e Shkodrës, të gjetura pas pothuajse shtatë shekujsh nga hartimi i tyre fillestar, dalin më në fund në dritë në një botim të veçantë kritik, me një sërë studimesh që nxjerrin në pah veçoritë thelbësore dhe pozitën e rëndësishme në kuadrin e zhvillimeve shqiptare dhe adriateske të shekujve XIV - XV.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 1 481 Lekë Up to 4 443 Lekë
1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469/ Statuti di Scutari della prima meta del secolo XIV con le addizioni fino al 1469 (kopertinë e trashë)
Origjinali: Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469/ Statuti di Scutari della prima meta del secolo XIV con le addizioni fino al 1469
Gjinia: Histori
Shqipëroi: Pëllumb Xhufi, Vjollca Lisi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2010
Fq. 416
Pesha: 0.831 kg.
ISBN: 978-99956-87-36-6

Mbi librin

Statutet e Shkodrës, të gjetura pas pothuajse shtatë shekujsh nga hartimi i tyre fillestar, dalin më në fund në dritë në një botim të veçantë kritik, me një sërë studimesh që nxjerrin në pah veçoritë thelbësore dhe pozitën e rëndësishme në kuadrin e zhvillimeve shqiptare dhe adriateske të shekujve XIV - XV.

Të përpiluar përpara vitit 1346, kur Shkodra ishte nën sundimin e mbretit të Rashas, Stefan Dushanit, statutet mbetën në fuqi edhe pasi qyteti kaloi nën kontrollin e Venedikut, më 1396. Të kohës venedikase janë shtesat e mëpasme në to, deri më 1469, pothuaj në vigjilje të pushtimit turk (të vitit 1479).

Teksti, i pashoq përsa i përket historisë juridike - institucionale të Shqipërisë, paraqet ndër të tjera, një realitet të ndryshëm nga pamja stereotipe e "vendit të shqiponjave" dhe ndihmon për të njohur më mirë, në veçoritë e saj dalluese, botën qytetare të brigjeve ballkanase - shqiptare. Gjithashtu, ai hedh një dritë të re mbi lidhjet e ndërsjellta mes përmbledhjeve legjislative të zonës.

Këto faqe, që për fat të mirë në vijnë nga një kod i ruajtur në Venecie, duhen konsideruar me plot gojën, një "monument i Shqipërisë mesjetare", burim me një rëndësi absolute në njohjen e realitetit mesdhetar, në periudhën e fundit të ndërmjetme dhe në fillimet e kohës moderne. Teksti "Statutet e Shkodrës" u gjet në Bibliotekën e Muzeut Corre të Venecias nga studiuesja Lucia Nadin, të cilin e bëri të ditur në një Konferencë Shkencore të zhvilluar në Shqipëri në vitin 1997. Botimi i parë i këtij libri është bërë më 2002 në Itali.

Në botimin e dytë, viti 2010, është ruajtur përkthimi i tekstit të statuteve të bërë nga Pëllumb Xhufi në botimin e parë. Studimet vijnë të përkthyera në shqip nga përkthyesja Vjollca Lisi dhe redaktimin e Ferdinand Lekës. Ky libër i përket historisë juridike - institucionale të Shqipërisë dhe paraqet interes studimi për komunitetin shkencor shqiptar e ndërkombëtar, si një burim studimesh e kërkimesh të mëtejshme.

 

Detajet e librit
SKU001817
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2141

Botuesi: Te tjere

Levizja, Bashkebisedim me Ibrahim Kelmendin, Bedri Islami

Emri i Lëvizjes dhe i Ibrahim Kelmendit janë të lidhur me njëri – tjetrit që nga pararendja e ditës së 17 janarit 1982. Është në fakt dëshmuesi i vetëm i asaj ngjarjeje themeluese, por edhe të përgjakur, dhe nuk ka qenë si një soditës, por pjesë e saj.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2122

Botuesi: Te tjere

Albanistani yne, Robert Thomanikaj

Nuk kuptohet nëse autori do të vendosë rregullin sipas pikëpamjes së tij në Shqipëri, apo do thjesht të heqë përgjegjësinë e tij nga ndaj nacionalizmave të reja shqiptare, që nesër de të thotë, unë ju pata lajmëruar, apo do të shesë mend edhe në tema aktuale të politikës dhe nacionalitetit. Lexuesi e gjen vet përgjigjen në
500 Lekë
More

Një histori e shkurtër e Durrësit, Eduart Shehi

Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2877

Botuesi: Plejad

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi
800 Lekë
More

Botuesi: Dodona Press

Pellazgët, Elena Kocaqi

Elena Kocaqi Levanti ka mbaruar studimet për Histori me medalje të artë në Universitetin e Tiranës dhe më pas po në këtë universitet kreu studimet për juridik dhe shkenca politike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare Master dhe është në proces doktorature.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.
700 Lekë
More

Referenca: 2904

Botuesi: Plejad

Terrorizmi historiografik, Kastriot Myftaraj

Volteri na mëson se historiani duhet të ketë dhe një shkathtësi mendore të jashtëzakonshme, për të arritur në përfundime. Historianët, si në kohën e Volterit ashtu edhe sot, nuk e kanë mësuar sa duhet atë mësim që vjen nga Volteri. 
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria, Luan Omari

Përmbajtja e thellë, e pasur me ide e probleme madhore, e analizuar dhe gjykuar me rigorozitet shkencor, sikurse edhe forma e paraqitjes, me mënyrën e qartë të përshkrimit, me stilin e zhdërvjellët dhe tepër tërheqës, e bën librin shumë të vlefshëm dhe të dobishëm.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...
950 Lekë
More

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.
2 500 Lekë
More

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe...
2 000 Lekë
More