Titulli: Lëkura e qenit
Origjinali: Lëkura e qenit
Gjinia: Roman
Autori: Fatos Kongoli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 288
Pesha: 0.331 kg.
ISBN: 978-99927-1-690-8
Mbi librin
Pas tetralogjisë "Burgjet e kujtesës" me romanet: "I humburi" (1992), "Kufoma" (1994), "Dragoi i fildishtë" (1999) dhe "Ëndrra e Damokleut" (2001), Fatos Kongolin vjen me "Lëkura e qenit". Një libër i jashtëzakonshëm, ku autori arrin nivelin më të lartë të prozës së tij.
Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t'u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona? Në këtë libër haluçinant, ku fytyra e shëmtuar e botës vetëm rrallë lejon të shihet ana tjetër e medaljes me fytyrën e bukur të saj, Kongoli futet në skutat më të fshehta të qenies. Dhe e vetmja shpresë shpëtimi për individin mbetet dashuria njerëzore. "
Fragment nga libri
Një ditë ajo u shfaq në kuadratin e derës e tëra në ngjyrë vishnje, që nga flokët, xhaketa prej lëkure, çizmet e gjata me taka të larta ngjitur pas këmbëve, deri tek aroma e e trupit të saj, një aromë vishnje, siç m'u duk...Unë kisha mbetur te dera e dhomës i hutuar.
Ky hutim, kur ndoshta për herë të parë ndodhesha vetëm për vetëm me atë dreq vajze, më zbuloi bishën agresive të strukur brenda meje. Bisha nuk kishte ngordhur, siç kujtoja. Bisha qe gjallë. Sytë e saj shihnin format e trupit të Lorit, e përpinin... I shpërqendruar dola në korridor, nga korridori jashtë...si të doja të rrija sa më larg saj për të qetësuar bishën brenda meje. Pastaj edhe ajo doli...Me aromën vishnjë të kurmit.
Me buzët vishnjë që puthën faqen time para se të largohej nëpër shkallë. Duke më lënë me ndjesinë trullosëse të gjinjve të saj, që ishin mbështetur lehtë mbi gjoksin tim. Pas dyshimin më të largët se brenda meje kishte zgjuar një bishë. Pa e marrë me mend se që nga ajo ditë do të vinte rregullisht të më trazonte në ëndrrat e mia erotike..