• Ka mbaruar
Axhenda e alieneve, Jim Marrs
  • Axhenda e alieneve, Jim Marrs

Axhenda e alieneve, Jim Marrs

SKU001628
Helga's Secrets

Padyshim që Xhim Marrs (Jim Mars) është ndër figurat më autoritare në fushën e ufologjisë. Trajtimi i vizitave të Jashtëtokësorëve (JT) ka qenë në fakt një temë që e ka shoqëruar njeriun prej shekujsh, qoftë në historitë dhe rrëfenjat verbale popullore të trashëguara, qoftë në artefaktet e zbuluara në Sumeri qysh 6-7 mijë vjet përpara.

1 350 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Axhenda e alienëve. A ka një hierarki të pushtetit qiellor?
Origjinali: Alien Agenda
Gjinia: Konspiracion
Autori: Jim Marrs
Shqipëroi: Lida Cako
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2010
Fq. 601
Pesha: 0.56 kg
ISBN: 978-9928-4022-3-3

Mbi librin

Padyshim që Xhim Marrs (Jim Mars) është ndër figurat më autoritare në fushën e ufologjisë. Trajtimi i vizitave të Jashtëtokësorëve (JT) ka qenë në fakt një temë që e ka shoqëruar njeriun prej shekujsh, qoftë në historitë dhe rrëfenjat verbale popullore të trashëguara, qoftë në artefaktet e zbuluara në Sumeri qysh 6-7 mijë vjet përpara.

Po kështu, mjafton të shikoni pikturat që rrethojnë tempujt e feve të ndryshme (mund të shihni edhe Kishën Ortodokse në Tiranë) dhe nuk ka asnjë dyshim se aty, prej shekujsh, ndodhen koçi të zjarrta në formën e mjeteve të fluturimit antigracitacionale, të cilat, së pari nga njeriu filluan të projektoheshin prej industrisë dhe teknologjisë naziste në prag dhe gjatë Luftës II Botërore.

Por dokumentet e shkruara më të spikatura që flasin qartë për përvojat e njerëzve të lashtë me JT, natyrisht që janë librat e Enokut, shumica të zhdukur nga Kisha. Po kështu edhe Bibla, sidomos Dhiata e Vjetër, në parabolat e saj flet shumë herë për nefilimët. Dhe, në fakt, çfarë janë këto personazhe si: Goliathi, Herkuli, Ciklopi, etj., të përmendur nga Bibla dhe Homeri?

Po eksperiencat e Shën Palit, sipas ungjijve, në Dimensionet e tjera ku ai kishte parë ngjyra dhe kishte dëgjuar muzikë shumë më të bukura se këtu në Tokë dhe s'kishte njohur asnjë prej të pranishmëve, me përjashtim të Jezusit? Po nata e Kadrit të Muhamedit, kur ithtarët e tij mendonin se Profeti i Islamit ishte çmendur, pasi ai u kishte thënë atyre që kishte udhëtuar për disa mijëra kilometra nga ajri vajtje - kthim Mekë-Jerusalem-Mekë gjatë orëve të gjumit që ata ishin ndarë nga njëri - tjetri?

Kanë udhëtuar ata vërtet në të gjitha këto raste, apo trupi i tyre astral, i përbërë nga valë me frekuenca të larta vibrimi? Po ngjarja në Portugali në vitin 1917, kur nga një spacecraft në formë disku do të zbriste Shën Mëria - në një prezencë të mbi 70 mijë njerëzve - e cila, pasi kishte prekur tre fëmijë në prag adoleshence, u kishte dhënë atyre një letër për papën me shënimin për ta hapur pas vitit 1960? Dhe çfarë ka pasur kjo letër e cila nuk u publikua kurrë nga Vatikani?

A ka në fakt një dosje sekrete nga qeveritë e ndryshme për çështjen e JT? A ka një program të përbashkët hapësinor me UFO-t dhe a ka një hierarki fuqie qiellore, ku bën pjesë edhe Toka, planeti ynë, hierarki që u fshihet njerëzve të zakonshëm? A janë kontaktet me JT të lidhura për nga intensifikimi me ciklin zodiakal prej 26 mijë vjetësh të Dielli dhe planetëve të tij në Sistemin "Plejades" përreth Superdiellit Alcyne?

Detajet e librit
Helga's Secrets
SKU001628
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001629

Botuesi: Helga's Secrets

Kodet e fshehta te Bibles - Jashtetokesoret, Shery Shriner

Autorja jep një informacion duke u nisur nga deshifrimi i kodeve të Dhiatës së Re dhe të fjalive të profetëve para mesianikë për të shkuarën e planetit tonë (edhe të sistemit tonë diellor dhe galaktik), për racat e ndryshme dhe ndërtimin e vjetër të kozmogonisë të krijuar nga Perëndia.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001626

Botuesi: Helga's Secrets

Rebelimi i Robotit, David Icke

Ne jetojmë në një botë e cila është sunduar në mënyrë të pandërprerë nga teknologjia e re revolucionare, por sipas autorit anglez David Icke, robotët e vërtetë të planetit jemi ne, njerëzit. Icke zbulon rritjen e alarmit ndaj rrezikut, sepse njerëzit e të gjitha kombeve e kanë lejuar veten të jenë të programuar nga idetë të cilat atyre ua kanë ushqyer ata...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001627

Botuesi: Helga's Secrets

Rotshildet - Dinastia e parase, Dr. John Coleman

Ngjarjet e lidhura me këtë histori janë shpesh të shkaktuara nga një "dorë e fshehtë" që ka lidhje me mbretër, princesha dhe njerëz të plotfuqishëm që veprojnë nga prapaskena. Fenomeni është shpjeguar dhe legjendat e thurura mbi Rotshildët janë shteruar nga ky libër.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Helga's Secrets

Rizgjimi i Luanit, vëllimi i parë, David Icke

Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2499

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrethi i intriges, Texe Marrs

Rrethi i intrigës zbulon të vërtetën tronditëse rreth Konspiracionit Botëror dhe paralajmëron fatin kozmik të kësaj klike vrastare konspiratorësh super të pasur. A do të përfundojë me sukses komploti i tyre? A i kanë caktuar një të ardhme të përgjakshme Amerikës? A do të jesh ti një nga viktimat?
1 000 Lekë
More

Referenca: 2353

Botuesi: Plejad

Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001760

Botuesi: Bota Shqiptare

Sekreti më i madh, David Icke

Ky libër përmban një sasi shumë të madhe me informacione tronditëse. Ju lutem shumë, mos vazhdoni më tej, nëse nuk arrini të shkëputeni nga sistemi juaj aktual i vlerave, apo nëse e ndieni nëse nuk mund të përballeni në mënyrë emocionale me atë që me të vërtetë është duke ndodhur në këtë botë.
1 900 Lekë
More

Referenca: 2727

Botuesi: Helga's Secrets

Gladio, Daniele Ganser

Besojmë se të paktë janë lexuesit shqiptarë që e njohin historinë e "Gladios", e cila u përhap në formën e një skandali që shqetësoi gjithë Europën Perëndimore në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar kur në Itali, për herë të parë, u bë e njohur ekzistenca e një rrjeti sekret, i cili paraqiste një natyrë të frikshme dhe të mistershme fuqie.
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU001152

Botuesi: Bota Shqiptare

Iluminatët, Henry Makow

Qëllimi i iluminatëve është të degradojnë e të skllavërojnë njerëzimin mendërisht dhe shpirtërisht, nëse jo fizikisht. Influenca e këtij grupi është si një kancer që shtrihet në të gjithë shoqërinë. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Konspiracioni botëror, David Icke

Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Është një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të...
2 100 Lekë
More

Referenca: SKU001631

Botuesi: Helga's Secrets

Sekretet e numerologjise, Shirley Blackwell Lawrence

Numerologjia është konsideruar si shkencë qysh në lashtësi. E tillë trajtohet ajo edhe në librat e nderuar, që rrjedhin nga misteret e kësaj lashtësie, në të cilat bazoheshin praktikat mbi numerologjinë dhe gematrinë (sipas Kabalës së jahudinjve apo literaturës rabinike).
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Helga's Secrets

Si lindi toka dhe njeriu, Zecharia Sitchin

Një libër fondamental me titull origjinal, "Planeti i XII – të", bazohet në përkthimin dhe deshifrimin e artefakteve të zbuluara në zonën e Sumerisë, Mesopotamisë, Babilonisë dhe Egjiptit të Lashtë; një libër që nuk mund të mos quhet tronditës për çka sjell në kulturën tonë.
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU001625

Botuesi: Helga's Secrets

Viti 2012 Apokalips, Teresa Moorey

Ajo që ka lidhje me titullin e këtij libri, shpjegohet tek profecitë dhe kalendari i fiseve Maya, të cilët janë një popull i vjetër në Amerikën Qendrore dhe me dije të habitshme astronomike për nivelin tonë të njohurive shkencore; ky kalendar mbaron në mënyrë të pashpjegueshme në vitin 2012 dhe pikërisht më 22 dhjetor.
1 100 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU001718

Botuesi: Bota Shqiptare

Komploti i Terrorit, Jim Marrs

Sipas teorisë së konspiracionit të zyrtarëve të qeverisë amerikane, 19 rrëmbyes kamikazë myslimanë nga Lindja e Mesme, me zemrat të mbushura me urrejtje për lirinë dhe demokracinë amerikane, rrëmbyen katër aeroplanë.
1 250 Lekë
More