• Banner

Search results

There are 53 products.

Showing 1-12 of 53 item(s)

Publisher: IDK

Tri rrugë për te liqeni, Ingeborg Bachmann

Tema qendrore e të pesë novelave është ajo e identitetit, e kujtesës si dhe e fuqisë që ka gjuha për të ndryshuar përvojën e grave në një kohë kur vetë shoqëria austriake po përjetonte ndryshime të mëdha kulturore.

Price ALL800
More
In stock

Publisher: IDK

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.

Price ALL900
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Te tjere

Burri me pardesy të bardhë, Oguz Atay

Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oğuz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit.

Price ALL560
More
In stock

Publisher: IDK

Shiu dhe novela të tjera, William Somerset Maugham

Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër. Në të përfshihen disa prej novelave të tij më të mirënjohura, duke nisur që prej së famshmes "Shiu", deri te krijime të tjera po aq të njohura, si "Gruaja e kolonelit", "Tradhtari", "Fara e huaj", "Anija e...

Price ALL850
More
In stock

Publisher: Toena

Për çfarë flasim kur flasim për dashuri, Raymond Carver

Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.

Price ALL600
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.

Price ALL400
More
In stock

Publisher: Te tjere

Beti, tregime të zgjedhura

Përmbledhja me tregime të zgjedhura nga autorë të shquar, si: Alice Munro, Margaret Atwood, Joyce Carol Oates dhe Hart Wegner, synon të sjellë në vëmendjen e lexuesit një letërsi cilësore. Një ndër elementet më të rëndësishme që i bashkon këta autorë në një vepër të vetme, është fakti që të gjitha historitë mund të konsiderohen si "fëmijë të Çehovit".

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Te tjere

Të qetë në kohë lufte, Cristian Crusat

Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental.

Price ALL600
More
In stock