ShtepiaeLibrit.com
Shporta Juaj Shporta Juaj:
aktualisht ka: 0 libra
KryefaqjaLibrat e rinjOfertat TonaLlogaria ImeNa Kontaktoni
Kategoritė
Librat mė tė shitur 2009
Letėrsia shqiptare
Letėrsia botėrore
Letėrsia pėr fėmijė
Libra me ilustrime
Pėr fėmijė 2-6 vjec
Libra me aventura
Historia & Aktualiteti
Filozofia & Sociologjia
Ekonomia & Biznesi
Libra referencė
Libra fetarė
Libra utilitare
Libra nė anglisht
Libra me kupon
Muzikė & Art
CD & DVD
Leximet e verės 2009
Librat 2008
Shtėpitė botuese:
Librat e rinj
Pishtaret e nates, Martin Camaj
Pishtaret e nates, Martin Camaj
$7.99

Titulli: Pishtarët e natës

Shkruaj njė pėrshtypje
Shkruaj njė pėrshtypjeShkruaj njė pėrshtypje pėr kėtė libėr
Shtėpita botuese
Toena
Toena Faqja zyrtare
Libra tė tjerė Toena
Shkrimet
Kėrko Shkrimet

 
Search Article Text
Kėrko brenda shkrimeve
Merr njoftime
NjoftimetMė njoftoni pėr tė rejat me kėtė libėr Princi i vogel, Antoine De Saint-Exupery
Tregoi njė miku
 
Tregoi dikujt pėr kėtė produkt.
Malli Pėr Mėmėdhenė

Malli per memedhene Batjar BegaAlbumi "Malli Pėr Mėmėdhenė", ėshtė njė ndėrthurje e vjershave tė vjershėtorėve tanė qė i kėndojnė Shqipėrisė, me fotografi me bukuritė e rralla tė natyrės shqiptare tė krahinave tė ndryshme tė vendit tonė dhe me dorėshkrime tė vėrteta tė vjershėtorėve shqiptarė tė sjella nė kėtė album.

Tė pranishėm
Aktualisht ka 7 vizitorė online.
Princi i vogel, Antoine De Saint-Exupery $5.63
 

Titulli
Princi i vogël
Autori
Antoine De Saint-Exupery
Letërsi për fëmijë
Me ilustrime në akuarel të autorit
Përkthyes
Shpëtim Çuçka
Shtëpia botuese
Toena, 2008
f. 96
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99943-1-332-7

Mbi librin
“Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t’ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

Saint-Exupéry nuk shkruan letërsi për letërsi, art për art, dhe përtej natyrës simbolike e në dukje irreale të “Princit të vogël” ai arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar.

Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbenjëse të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t’u përgjigjur.

Ç’është ky djalë i vogël, që në libër quhet “princ”? Ç’janë këta planete të vegjël, ku jetojnë tipa njerëzish në dukje të çuditshëm, por që çuditërisht na duken aq të njohur, a thua se i kemi takuar diku dikur? Ç’është ky gjarpër shkretëtire, i cili kryen në libër një shërbim aq të veçantë? Ç’janë trëndafilat dhe përse duke i dashur ata ne arrijmë të njohim më mirë veten? Përse të rriturit e kanë kaq të vështirë të kuptojnë të vegjlit? Përse të rriturit kanë ngritur një shoqëri, në të cilën shifrat kanë më rëndësi se përjetimet, ndjenjat? Dhe përse tabloja e librit është kaq e zymtë, përse bota duket kaq e trishtuar?

Secili që merr e lexon librin “Princi i vogël”, mund të provojë t’u japë një përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, mund të provojë të matë me anë të mendjes botën që gjen në libër dhe botën që na rrethon. Dhe nuk do të ishte aspak çudi, sikur të shihte se jo të gjitha pyetjeve ai është në gjendje t’u japë një përgjigje bindëse, se mendja e tij nuk e ka të lehtë të rrokë domethënien e botës, në të cilën jetojmë.

Në kohën kur botohej “Princi i vogël”, në Evropë sidomos, por edhe në Azi e pjesërisht në Afrikë njerëzimi ndodhej në mesin e Luftës II botërore, ndodhej i përfshirë në gjirin e një përleshjeje – sot pothuaj të papërfytyrueshme – midis tërbimit të forcave të vdekjes dhe heroizmit e përkushtimit të ndershëm deri në fund të forcave të jetës.

E megjithatë Saint-Exupéry duket se ishte thellësisht i palumtur. Çfarë shikonte ky njeri i talentuar në botën e ditëve të tij, që nuk e kënaqte, që nuk e bindte në atë që njerëzimi do të dinte të sillej më mirë me veten pas luftës? Dhe si na shpaloset neve bota sot, 55 vjet pas botimit të këtij libri të thjeshtë në dukje?

“Të dashurosh nuk do të thotë të shihesh sy në sy, por të shikosh së toku drejt një drejtimi të përbashkët”, shkruante Saint-Exupéry A e kanë njerëzit sot këtë drejtim të përbashkët? A i shtyn ata dashuria, nëse ajo ekziston, të shohin drejt të njëjtit pikësynim?

Leximi sot i një vepre si “Princi i vogël” mund të bëjë të vetëdijshëm cilindo së paku për dy gjëra: për nivelin e aftësive të tij gjykuese dhe për rrugën që ka përshkuar në këta dhjetëvjeçarë njerëzimi. Natyrisht mund ta bëjë të vetëdijshëm lexuesin edhe për atë që e vërteta është e bukur dhe e bukura është e thjeshtë.

Dhe kjo është shenjë e një letërsie të mirëfilltë, një letërsie jo fitimsynuese. Pikërisht e asaj letërsie, për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe që aq dendur na mungon.

$5.63
Ky libėr u shtua ditėn: e shtunė 09 janar, 2010.
Sasia:
Shkruaj njė pėrshtypje
Aktualisht nuk ka asnjė Pėrshtypje pėr ketė libėr, por ju mund tė kontribuoni duke shkruar diēka vetė...

Shkruaj njė pėrshtypje
Klientėt qė blenė kėtė libėr, blenė edhe:
Shtepia e Librit Blog
Zgjidh monedhėn / Currency:
Zgjidh gjuhën / Language:
Shqip English
Kërko / Search:

>> Kërkim i avancuar
Pershtypjet Tuaja
Shporta Juaj
0 libra
Pyetje-Pergjigje
  Regjistrimi
  Posta & Postimi
  Pagesa pėr librat
  Modulet
  Lista e librave
Titujt mė tė shitur
  Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling
  Seria e aventurave te Cufos (4 libra)
  Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling
  Cufoja dhe Bubi Kacurrel, Gaqo Bushaka
  Filmi i Gjeneral Cufos, Gaqo Bushaka
  Harry Potter dhe dhoma e te fshehtave, J.K. Rowling
  Legjenda e kaloresit te Skenderbeut, Gaqo Bushaka
  Pushimet e Cufos, Gaqo Bushaka
  Aventurat e Lizes ne Boten e Cudirave, Lewis Carroll
  Cufoja ne shtepine e cudirave, Gaqo Bushaka
Kartat qė pranojmė
BOX_INFORMATION_CARD
BOX_INFORMATION_CARD
Informacion
Kush Jemi
Postimi dhe Kthimet
Privacia
Gift Voucher FAQ
Linqe
Na Kontaktoni
Faqe Info
Manualet
Logohu |  Llogaria Ime  |  Porositja
Copyright © 2010 ShtepiaeLibrit.com - porosisni libra shqip nga interneti  |  Privacia  |  Kushtet e Punës