ShtepiaeLibrit.com
Shporta Juaj Shporta Juaj:
aktualisht ka: 0 libra
KryefaqjaLibrat e rinjOfertat TonaLlogaria ImeNa Kontaktoni
Kategoritė
Leximet e verės 2010
Letėrsia shqiptare
Letėrsia botėrore
Letėrsia pėr fėmijė
Historia & Aktualiteti
Filozofia & Sociologjia
Ekonomia & Biznesi
Libra referencė
Studime Albanologjike
Studime Ligjore
Artet
Studime nderkombetare
Libra fetarė
Libra utilitare
Libra nė anglisht
Libra me kupon
Muzikė & Art
CD & DVD
Librat mė tė shitur 2009
Leximet e verės 2009
Librat 2008
Shtėpitė botuese:
Librat e rinj
Mjek te Ali Pasha, Henri Holland
Mjek te Ali Pasha, Henri Holland
$13.95

Titulli: Mjek te Ali Pasha
Origjinali

Lexo pėrshtypje ...
Shkruaj njė pėrshtypjeShkruaj njė pėrshtypje pėr kėtė libėr
Shtėpita botuese
Libra tė tjerė Cabej
Shkrimet
Kėrko Shkrimet

 
Search Article Text
Kėrko brenda shkrimeve
Merr njoftime
NjoftimetMė njoftoni pėr tė rejat me kėtė libėr Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu
Tregoi njė miku
 
Tregoi dikujt pėr kėtė produkt.
Tė pranishėm
Aktualisht ka 9 vizitorė online.
Libėr Reklamė
Vezėt e Thėllėzave
Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu $9.86
 

Titulli: Shqipja totalitare
Tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Çabej, Dhjetor 2009
f. 238
Pesha: 0.3 kg
ISBN: 987-999-563-5-0-1-5

Mbi librin

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

Mund të thuhet me siguri se Vehbiu mbetet një cilësues aktiv e objektiv i këtyre simptomave. Mjafton të këqyret rubrika tejet e pasur e publicistikës gjuhësore të tij në shtypin e përditshëm, apo përmbledhja e zhdërvjellët "Fraktalet e shqipes" (Excipere, Çabej 2007) për të kuptuar shumësinë dhe kompleksitetin e patologjive ligjërimore të ballafaquara aty.

Natyrisht, përsa kohë ato thjesht evidentohen, kemi të bëjmë vetëm me proces receptimi, i cili, për të qenë i vijuar e funksional, do duhet ndjekur nga një stad i mëtejshëm: perceptimi.

Ky perceptim nis duke interpretuar shkaqet prej nga simptomat burojnë; ndaj pra, për mendimin tonë, duke ndjekur rendin e arsyeshëm, "Shqipja Totalitare - tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990" e Vehbiut paraqitet si një punim mëse i pritshëm në studimet mbi shqipen. Këtu, autori bën një kapërcim të bindshëm, duke kaluar nga vrojtimet semantike, në një tjetër nivel, që i takon një tjetër disipline: filozofisë së ligjërimit.

Për nga këndvështrimi global, fatmirësisht Vehbiu në këtë itinerar nuk shënon "risìnë e zakonshme", por ndjek shtegun profesional që përvijoi gjithkush u mor së pari me semantikë, mjaft të sillen ndërmend figura si Ogden, Richards, Miller, Croce, Pagliaro, De Mauro, Auroux, Calvet, e teevona, edhe Maniglier.

Ndërsa për nga këndvështrimi lokal, ku vepra mbetet brenda sinorëve të mendimit shqip, puna qëndron krejt ndryshe; me këtë libër Vehbiu e pajis gjuhësinë shqiptare me të parën monografi në fushë të filozofisë së ligjërimit.

Duke dalë nga skemat e ngurta të debatit gjuhësor "gegnisht apo toskërisht, standard apo jashtëstandard, huazim apo burimor", këtu merret në shqyrtim gjithë ajo karabiná gjuhësore që u ngrit në Shqipëri fill pas luftës, dhe vështrohen në të elementet e manipulimit linguistik që u krijuan e u përsosën për t'i shërbyer ekskluzivisht regjimit politik.

Për këtë ndërtohen paralelizma të goditura kritike me parashikimet orwelliane të "1984" apo me alterimet gjuhësore që u kryen në Gjermaninë naziste e në Bashkimin Sovjetik.

Ravgimet filozofike në "Shqipen Totalitare", mbi të dhëna e fakte nga korpusi ynë gjuhësor, nuk mëtojnë të japin pika përmbylljeje siç ndodh rëndom, por të krijojnë pikënisje për rrugën që shpie drejt dëgjimit të "fjalës", madje edhe të "mos-fjalës", aty ku fjala zëvendësohet nga heshtja.

Kësaj ideje i shërben edhe paragrafi i mbramë i monografisë, në të cilin autori shkruan: Shqipja totalitare, si ndërmarrje masive e ndërhyrjes së pushtetit politik në komunikim, ishte e drejtuar para së gjithash kundër HESHTJES. Heshtjes si e vetmja shprehje reale e rezistencës dhe distancimit të publikut nga pushtetarët.

Duke iu referuar po të njëjtës periudhë, totalitarizmit në Shqipëri, poeti Primo Shllaku, pat zgjedhë ta çelë me këto fjalë vëllimin e tij poetik "Lule nate" (2008): Na mbërrijtëm deri te kufijtë e ekzistencës, te koma sociale, te HESHTJA, dhe atje ndërtuem çerdhen tonë të fundit.

Nuk është gand, pra, që një gjuhëtar dhe një poet përkojnë në mesazhin filozofik, duke e konsideruar heshtjen si strehëz që individi shqipfolës zgjodhi për t'iu ruajtur molepsjes totalitare.

E kështu njeriu, kjo qenie vullnetplotë, zgjodhi vetë të flasë ose të heshtë. Të flasë jo vetëm kur ka diçka për të komunikuar, por edhe kur ka besim në aftësitë e veta komunikuese; në të kundërt, të heshtë, i shtrënguar nga njëri prej dy motiveve të mësipërme, ose nga të dyja njëherit. I mposhtur nga mosbesimi se nuk do të kuptohet, apo do të "keqkuptohet", ai zgjedh të flasë pak ose aspak; pra të heshtë.

- Ledi Shmaku-Shkreli (Gazeta Shekulli)

Çmime
Libri është nderuar me çmimin “Gjergj Fishta” si eseja më e mirë e vitit 2009. (faqja e autorit)

 

$9.86
Ky libėr u shtua ditėn: e martė 29 dhjetor, 2009.
Sasia:
Lexo pėrshtypje ...
Aktualisht nuk ka asnjė pėrshtypje pėr ketė libėr, por ju mund tė kontribuoni duke shkruar diēka vetė...

Shkruaj njė pėrshtypje
Ne gjithashtu ju rekomandojmė:


1984, George Orwell
1984, George Orwell
 $14.08 
Blej 1 '1984, George Orwell' tani


Ferma e kafsheve, George Orwell
Ferma e kafsheve, George Orwell
 $7.04 
Blej 1 'Ferma e kafsheve, George Orwell' tani


Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu
Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu
 $8.11 
Blej 1 'Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu' tani
Shtepia e Librit Blog
Zgjidh monedhėn / Currency:
Zgjidh gjuhën / Language:
Shqip English
Kërko libra sipas / Search:

>> Kërkim i avancuar
Pershtypjet Tuaja
Shporta Juaj
0 libra
Pyetje-Pergjigje
  Regjistrimi
  Posta & Postimi
  Pagesa pėr librat
  Modulet
  Lista e librave
Titujt mė tė shitur
  Arvanitet dhe prejardhja e grekeve, Aristidh P. Kola
  Fjalor dialektor me fjale e shprehje nga Jugu i Shqiperise, Tase
  Fjalor Etimologjik i gjuhes shqipe, Gustav Meyer
  Fjalor i gjuhes shqipe, 1954
  Hyrje ne Indoeuropianistike, Eqrem Cabej
  Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu
  Shqiptaret - nga mesjeta deri ne ditet tona, Peter Bartl
  Shtate vjet prolog, Ledi Shamku-Shkreli
  Studime etimologjike ne fushe te Shqipes I, Eqrem Cabej
  Elemente te gjuhesise e te literatures shqipe, Eqrem Cabej
Kartat qė pranojmė
BOX_INFORMATION_CARD
BOX_INFORMATION_CARD
Libėr Reklamė
Vezėt e Thėllėzave
Informacion
Kush Jemi
Postimi dhe Kthimet
Privacia
Gift Voucher FAQ
Linke
Na Kontaktoni
Faqe Info
Manualet
Logohu |  Llogaria Ime  |  Porositja
Copyright © 2010 - Shtepia e Librit - libraria ime shqip  |  Privacia  |  Kushtet e Punës