ShtepiaeLibrit.com
Shporta Juaj Shporta Juaj:
aktualisht ka: 0 libra
KryefaqjaLibrat e rinjOfertat TonaLlogaria ImeNa Kontaktoni
Kategoritė
Librat mė tė shitur 2009
Letėrsia shqiptare
Revista letrare
Romane
Tregime & Novela
Poezi
Drama
Vepra e Kadaresė
Letėrsia botėrore
Letėrsia pėr fėmijė
Historia & Aktualiteti
Filozofia & Sociologjia
Ekonomia & Biznesi
Libra referencė
Libra fetarė
Libra utilitare
Libra nė anglisht
Libra me kupon
Muzikė & Art
CD & DVD
Leximet e verės 2009
Librat 2008
Shtėpitė botuese:
Librat e rinj
Cezari i Ballkanit, Peter Lucas
Cezari i Ballkanit, Peter Lucas
$14.08
Titulli
Çezari i Ballkanit
R
Shkruaj njė pėrshtypje
Shkruaj njė pėrshtypjeShkruaj njė pėrshtypje pėr kėtė libėr
Shtėpita botuese
Libra tė tjerė OMSCA-1
Shkrimet
Kėrko Shkrimet

 
Search Article Text
Kėrko brenda shkrimeve
Merr njoftime
NjoftimetMė njoftoni pėr tė rejat me kėtė libėr Ne kohen e britmes, Visar Zhiti
Tregoi njė miku
 
Tregoi dikujt pėr kėtė produkt.
Let's Learn Albanian

Let’s Learn Albanian: A comprehensive Course of Albanian.

Tė pranishėm
Aktualisht ka 23 vizitorė online.
Ne kohen e britmes, Visar Zhiti $11.26
 

Titulli: Në kohën e britmës
Autori: Visar Zhiti
Redaktor: Loredan Bubani
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Faqe: 368
Pesha: 0.42 kg

Mbi autorin & librin

...Zhiti vazhdon të shkruajë vepra, të cilat janë pasuri kombëtare. Zhiti radhitet ndër klasikët e letërsisë bashkëkohore shqiptare... ai mund të krahasohet denjësisht me autorë si Kafka, Orwell, Salinger, Heller dhe Solzhenicin...

Shkrimtarë si Visar Zhiti janë shumë të talentuar për t’u liruar nga burgu. Edhe kur artistë të tillë e kryejnë dënimin "e merituar" për "komplotet" që thurin duke "manipuluar" fjalën, armën më të rrezikshme që disponojmë ne njerëzorët, ata duhen flijuar me ngujim të përhershëm në kullën e harresës. Për këtë të fundit ne kemi "merita" veēanërisht kritika letrare shqiptare.
Dr. Gëzim Alpion, Universiteti i Birminghamit - Angli
 
Për autorin: VISAR ZHITI
Eshtë autor i shumë librave me poezi dhe në prozë, tregime, romane, ese, të botuara jo vetëm në Shqipëri, në Republikën e Kosovës në Maqedoni e Mal të Zi e kudo ku shqiptarë, por dhe është i përkthyer në mjaft gjuhë të botës, anglisht. frengjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, greqisht, serbo-kroatisht, holandisht, flaminge, ebraisht, arabisht, etj. është i përfshirë në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe dhe në shumë antologji botërore. Eshte vlerësuar nga lexuesi dhe krikika shqiptare dhe e huaj, si në Itali, Angli, SHBA, Francë, Austri e së fundmi në Rumani, me rastin e daljes së romanit të tij “Funerali i pafundmë”. Ka marrë ēmime të rëndësishme letrare në Shqipëri dhe jashtë saj.

Për romanin  “Në kohën e britmës”:
Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori. Eshtë një afreskë tronditëse, një rrëfim ku bashkohet enigma me dhembjen, denoncimi i hapur me dashurinë, balta e vuajtjeve me dritat e metropolit, krimi me bukurinë, së cilës duket sikur nuk u mjafton një breg shqiptar, por hidhet dhe në bregun tjetër, atë italian. Koha lëviz vrullshëm në roman nga jeta në vdekje, por edhe e anasjelltas, me personazhe imagjinarë dhe realë, të zakonshëm dhe të shquar, ku dialogu ia lë vendin përsiatjes, që lë jehonë të thellë tek lexuesi, duke përēuar emocione të forta dhe vlera të vërteta artistike.

Romani “Në kohën e britmës” pasqyron një pjesë nga ikjet më të fundit. Njerëzit largoheshin nga dhuna dhe varfëria, në kërkim të një jete më të mirë, duke dalë shpesh dhe nga vetja, dhe kjo duket se e intereson më shumë autorin, ikja nga vetvetja, pjesë të së cilës i rigjejnë apo i humbin përgjithmonë, ndeshen me krimin dhe të keqen, u bëjnë ballë atyre, mposhten dhe mposhtin.

Autori duket sikur nuk pret që realiteti t’i zgjidhë problemet e veta, e llava e ngjarjeve të ftohet, por ai ndërfutet në vorbullat e këtij realiteti, është në grykë të kraterit, madje dhe paraprin, duke marrë përsipër përgjegjësi dhe mision, gjithmonë si një shkrimtar,  i cili dhe vetë kështu sikur bëhet ngjarje, jo vetëm estetike, sikur do të na thotë se shpresat janë më të mëdha se zhgënjimet dhe bukuria, sipas një sentence të njohur, pritet të triumfojë duke na bërë të gjithëve më të mirë.

 

SHENIM: Lista me libra të tjerë nga Visar Zhiti

$11.26
Ky libėr u shtua ditėn: e shtunė 03 tetor, 2009.
Lexo ose shkruaj njė pėrshtypje pėr librin Sasia:
Shtepia e Librit Blog
Zgjidh monedhėn / Currency:
Zgjidh gjuhën / Language:
Shqip English
Kërko / Search:

>> Kërkim i avancuar
Pershtypjet Tuaja
Shporta Juaj
0 libra
Pyetje-Pergjigje
  Regjistrimi
  Posta & Postimi
  Pagesa pėr librat
  Modulet
Titujt mė tė shitur
  Funerali i pafundme, Visar Zhiti
  Darka e gabuar, Ismail Kadare
  Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga
  Bolero ne vilen e pleqve, Fatos Kongoli
  Ceshtje te marrezise, Ismail Kadare
  Kloroform, Klara Buda
  Lindur femer, Brunilda Zllami
  Pasardhesi, Ismail Kadare
  Viti i mbrapshte, Ismail Kadare
  Ana Zh., Nasi Lera
Kartat qė pranojmė
BOX_INFORMATION_CARD
BOX_INFORMATION_CARD
Informacion
Kush Jemi
Postimi dhe Kthimet
Privacia
Gift Voucher FAQ
Linqe
Na Kontaktoni
Faqe Info
Manualet
Logohu |  Llogaria Ime  |  Porositja
Copyright © 2010 ShtepiaeLibrit.com - porosisni libra shqip nga interneti  |  Privacia  |  Kushtet e Punës