ShtepiaeLibrit.com
Shporta Juaj Shporta Juaj:
aktualisht ka: 0 libra
KryefaqjaLibrat e rinjOfertat TonaLlogaria ImeNa Kontaktoni
Kategoritė
Librat mė tė shitur 2009
Letėrsia shqiptare
Letėrsia botėrore
Letėrsia pėr fėmijė
Historia & Aktualiteti
Historia shqiptare
Historia botėrore
Biografi & Kujtime
Publicistikė
Filozofia & Sociologjia
Ekonomia & Biznesi
Libra referencė
Libra fetarė
Libra utilitare
Libra nė anglisht
Libra me kupon
Muzikė & Art
CD & DVD
Leximet e verės 2009
Librat 2008
Shtėpitė botuese:
Librat e rinj
Nji studim analitik, Mustafa Kruja
Nji studim analitik, Mustafa Kruja
$12.67
Titulli
Nji studim analitik
Gjuha e
Shkruaj njė pėrshtypje
Shkruaj njė pėrshtypjeShkruaj njė pėrshtypje pėr kėtė libėr
Shtėpita botuese
Libra tė tjerė Te tjera
Shkrimet
Kėrko Shkrimet

 
Search Article Text
Kėrko brenda shkrimeve
Merr njoftime
NjoftimetMė njoftoni pėr tė rejat me kėtė libėr Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla
Tregoi njė miku
 
Tregoi dikujt pėr kėtė produkt.
Malli Pėr Mėmėdhenė

Malli per memedhene Batjar BegaAlbumi "Malli Pėr Mėmėdhenė", ėshtė njė ndėrthurje e vjershave tė vjershėtorėve tanė qė i kėndojnė Shqipėrisė, me fotografi me bukuritė e rralla tė natyrės shqiptare tė krahinave tė ndryshme tė vendit tonė dhe me dorėshkrime tė vėrteta tė vjershėtorėve shqiptarė tė sjella nė kėtė album.

Tė pranishėm
Aktualisht ka 7 vizitorė dhe 
1 klient online.
Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla $12.68
 

Titulli
Rrëfenja nga Amerika
(Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim)
Autori
Pëllumb Kulla
Shtëpia botuese
Arbëria, 2003
f. 296
Pesha: 0.39 kg.

Mbi librin

[...] Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë, heronjtë variabël, parullat e socializmit, të folmet e veta me erëza pikante e beharna të vjetra orientale, përfytyrimet e tyre italo-televizive mbi të sotmen. Aty sillen veç amerikanëve joshqiptarë, edhe shqiptarët dhe qeveritë në mërgim të shqiptarëve, mimetizmi i tyre kulturor e fetar, raportet e tyre me SIDA-n, demokracinë, racizmin. Ervin Hatibi, "Shekulli"

Rrembi i suksesshëm gjuhësor, diellor, juglindor, që i jep tharm gazit më të thekshëm shqiptar në rrëfimtarinë e Kutelit të sagave të fshatit, e Nolit të Don Kishotit, e Nonda Bulkës herë-herë, e Dritëroit të intervistave... Dhe Pëllumb Kulla nis ripopullon Amerikën me "Filadelfiotë, Vaterburas, Njuxhersjotë, Bostonianë, Detroitjotë, Çikagas", riemërton "kodrat rreth Nju Jorkut", "Qafë Kuinsin", "korrijet e Stejtën Ajlandit", "meratë e Bronksit", "stanet e Nju Xhërsit", "pllajat e Bruklinit"[...] Kujt nuk i ka lexuar vetë rrëfenjat, këto ndërhyrjet çshenjtëruese tip "Qafë Kuins", mund t'i ngjajnë një llaf goje, një truk i radhës i një autori të njohur të humorit. (Shekulli)
 
Duke shkartisur brenda ngjyrës lirike teknikat e reportazhit dhe letërsisë  udhëpërshkruese me një parodizim tip Woody Allen të historisë dhe miteve, me një kulturë kinematografike të dialogut, autori ka arritur të na japë një Shqipëri paralele apo një Amerikë të tillë, brenda së cilës endet Peçoja njujorkez, një binjak po aq naiv e romantik i Markovaldos së Italo Calvinos, me një familje krejt si e tij në "Stinët në qytete", zhvendosur nga Evropa me Evropë brenda, në qytetin e "Seksit dhe qytetit"; një koleg, varianti soft, korçar. Shekulli)                                                 

Të konceptuara si libër, "Rrëfenjat..." plotësojnë gjithë kushtet e një best-selleri  inteligjent.[...] Kam bindjen se titulli nuk do të komentohet vetëm në rubrikat letrare apo kulturore. Redaktorët me shije të faqeve të fundit të gazetave apo revistave do ta rekomandonin nxehtë si gjënë e dytë esenciale për t'u marrë me vete në udhëtimet për pushime. (Shekulli)

* * *

...Tek lexon këto rrëfenja të duket fillimisht sikur kundron një  sipërfaqe uji të përshkuar nga dallgëza të lehta, që s'janë gjë tjetër veçse ai humori sipërfaqësor, i dukëshmi.   Por sa më thellë i vete leximit, aq më mirë e shquan lexuesi se dallgët e lehta nuk janë shkaktuar nga puhíza sipërfaqësore, por janë pasojë e tërmetit në thellësinë nënujore.   E sa më thellë shkohet, aq më e fuqishme ndjehet drama e tërmetit!  Mergim Korça, "Shekulli"

* * *

Një realitet absurd. Një absurditet real. Një humor i hidhur që të bën të qeshësh për të mos qarë. Asgjë e tepërt, asgjë e kërkuar. Vëzhgues i hollë, i ndjeshëm si një film (pellicule), ai rregjistron një realitet pa lulka e lotë. Dëshmitar i kohës së tij ai na jep copëza jete që flasim shumë më tepër se shifrat apo studimet sociologjike. Ylli Demneri, AlbClub

* * *

Arti i këtyre tregimthave është i një graviteti të  jashtzakonshëm. Një nga tiparet më të dukshme të rrefenjave është poezia që dëshmon se ato janë shkruar me një rrëmbim. Poezia ka shërbyer aty si një rrëshirë lidhëse, si një dritë e ngrohtë, e cila bie e ndrit njësoj, qytetet amerikane e shqiptare. Imazhet me Menhettënin në mëngjes, me Qafën e Kërrabës pas një shiu të shkurtër behari, kur fëmijët fshatarë dalin buzë rrugës për t'u shitur fiq turistëve, përrallat e vjetra tona, që një kujdestare që nuk di anglisht ua tregon vogëlushve amerikanë, përralla tjetër që kosovari plak i tregon për 40 vjet rresht të birit mbi viset e banorët e Shqipërisë, janë të një bukurie të rrallë. Pirro Mani, "Shekulli"

Duke treguar për Amerikën autori nuk shmanget pa satirizuar jetën postdiktatoriale shqiptare. Peçoja, një nga karakteret më të realizuar letrarë, thotë: "...Prandaj është më mirë bre, kur shtetnë e drejtojnë të ngopurit, pasanikët. Këtë po përpiqen të realizojnë burrat e shtetit në Shqipëri. Që shtetnë ta drejtojnë të pasurit, ka dy rrugë, prefesor: ose të pasurit të bëhen ministra, ose ministrat të bëhen të pasur! Në mëmëdhe po na ndodh kjo e dyta: ministrat po bëhen të pasur! Atje vjedhjet kanë qëllime të pastra, bre, fisnike. (Shekulli)

Tufa e "rrëfenjave nga Amerika" i ka të gjitha cilësitë e një seriali televiziv të suksesshëm. Bile do të thosha edhe më shumë se një serial, një film unik, mbi këtë valë historike emigracioni, që mori shkas nga shpërbërja e perandorisë komuniste dhe bëri që në truallin amerikan të sulen rusët, bullgarët, polakët, ukrainas e tjerë... Dhe midis tyre shqiptarët! Nga tëra viset tej e mbanë kufijve. E që të gjithë, pavarësisht nga kombësia, përballin problemet e adoptimit, njohjen e kapitalizmit të vërtetë. Njësoj në varfërinë e tyre, njësoj në vlerat e tyre shpirtërore nga njëherë për t'u patur zili nga amerikanët. Njësoj në vështirësitë me gjuhën, me mekanizmat e punësimit, njësoj me iluzionet dhe me deziluzionet, me dëshirat dhe me dështimet. Vëllimi i rrëfenjave përmban temën e madhe të emigracionit, ose të kurbetit, siç ka hyrë në ndërgjegjen dhe dhimbjen e popujve. Po këtë rradhë në Amerikë kanë vërshuar jo fshatarët e dikurshëm të Korçës e Gjirokastrës, por studentët, mjekët, sportistë të shquar, artistë, me një mesatare kulturore të paimagjinueshme. Të gjithë kanë sjellë këtu një botë mendore specifike në një infrastrukturë amerikane, të njohur së prapthi nga propaganda armiqësore komuniste. Por gjithësesi ajo është e largët, e huaj dhe e vështirë për t'u adoptuar në të. (Shekulli)

Puna në teatër dhe televizion, që ka bërë autori gjatë jetës së tij e ka ndihmuar mjaft që në narracion të jetë dinamik. Në të gjithë këta tregime ndihet lëvizja, mizanskena. Përshkrimi alternohet me fjalën në një zhvillim të mrekullueshëm filmik. Karaktere thellësisht shqiptarë, në një dekor marramendës gratacielash të vërtetë. (Shekulli)

 

$12.68
Ky libėr u shtua ditėn: e martė 30 shtator, 2008.
Sasia:
Shkruaj njė pėrshtypje
Aktualisht nuk ka asnjė Pėrshtypje pėr ketė libėr, por ju mund tė kontribuoni duke shkruar diēka vetė...

Shkruaj njė pėrshtypje
Ne gjithashtu ju rekomandojmė:


Lejleket nuk vijne me, Pellumb Kulla
Lejleket nuk vijne me, Pellumb Kulla
 $13.14 
Blej 1 'Lejleket nuk vijne me, Pellumb Kulla' tani


Skender Sallaku ose si qeshnim nen diktature, Pellumb Kulla
Skender Sallaku ose si qeshnim nen diktature, Pellumb Kulla
 $14.08 
Blej 1 'Skender Sallaku ose si qeshnim nen diktature, Pellumb Kulla' tani
Shtepia e Librit Blog
Zgjidh monedhėn / Currency:
Zgjidh gjuhën / Language:
Shqip English
Kërko / Search:

>> Kërkim i avancuar
Pershtypjet Tuaja
Shporta Juaj
0 libra
Pyetje-Pergjigje
  Regjistrimi
  Posta & Postimi
  Pagesa pėr librat
  Modulet
  Lista e librave
Titujt mė tė shitur
  Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret
  Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano
  Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku
  Nje dosje per Kadarene, Shaban Sinani
  Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla
Kartat qė pranojmė
BOX_INFORMATION_CARD
BOX_INFORMATION_CARD
Informacion
Kush Jemi
Postimi dhe Kthimet
Privacia
Gift Voucher FAQ
Linqe
Na Kontaktoni
Faqe Info
Manualet
Logohu |  Llogaria Ime  |  Porositja
Copyright © 2010 ShtepiaeLibrit.com - porosisni libra shqip nga interneti  |  Privacia  |  Kushtet e Punës