ShtepiaeLibrit.com
Shporta Juaj Shporta Juaj:
aktualisht ka: 0 libra
KryefaqjaLibrat e rinjOfertat TonaLlogaria ImeNa Kontaktoni
Kategoritė
Leximet e verės 2010
Letėrsia shqiptare
Letėrsia botėrore
Letėrsia pėr fėmijė
Libra me ilustrime
Pėr fėmijė 2-6 vjec
Libra me aventura
Historia & Aktualiteti
Filozofia & Sociologjia
Ekonomia & Biznesi
Libra referencė
Libra fetarė
Libra utilitare
Libra nė anglisht
Libra me kupon
Muzikė & Art
CD & DVD
Librat mė tė shitur 2009
Leximet e verės 2009
Librat 2008
Shtėpitė botuese:
Librat e rinj
Edhe nje dite me shume, Fabio Volo
Edhe nje dite me shume, Fabio Volo
$11.97

Titulli: Edhe një ditë më s

Lexo pėrshtypje ...
Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling
I pari liber i J.K.Rowling, me te cilin nisi saga e Harry Po ..
5 nga 5 Yje!
Shtėpita botuese
Libra tė tjerė Te tjera
Shkrimet
Kėrko Shkrimet

 
Search Article Text
Kėrko brenda shkrimeve
Merr njoftime
NjoftimetMė njoftoni pėr tė rejat me kėtė libėr Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling
Tregoi njė miku
 
Tregoi dikujt pėr kėtė produkt.
Tė pranishėm
Aktualisht ka 2 vizitorė online.
Libėr Reklamė
Vezėt e Thėllėzave
Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling $10.14
 

Titulli: Harry Potter dhe guri filozofal
Roman
Autori: J.K. Rowling
Përktheu në shqip: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dituria, 2001
f. 256
Pesha: 0.33 kg

Mbi librin
Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma dhe piktura që flasin. Në shoqërinë e miqve të ngushtë dhe profesorëve të çuditshëm, nga një mësim te tjetri, jeta e heroit nuk rrjedh në binarët e një jete të zakonshmë dhe monotone. Përkundrazi. Rreziqe të panumërta e ndjekin. Gjatë tërë serisë së librave të Harry Potterit, atij i duhet të përballet me magjistarin më të madh të anës së errët, Lordin Voldemort apo në shqip, Lordi Fluronvdekje. Një libër ku magjia rrëfehet si jetë e vërtetë dhe e magjeps edhe lexuesin.

Kritika
Kritikë të shumtë si Corriere della Sera e kanë cilësuar Harry Potter dhe Guri Filozofal si një libër që shkruan për gjëra të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë, që të rrëmben, por nuk të turbullon, që të frikëson dhe të qetëson njëherazi dhe që shpesh me humorin e bukur të bën të qeshësh.

The Washington Post Book World shkruan: Nëse ju nuk keni dëgjuar për Harry Potterin, atëherë ju nuk e paskeni hapur televizorin, radion dhe gazetën këta muajt e fundit. Harry Potter dhe Guri i Filozofit është padyshim romani modern që e lumturon lexuesin...

Seria "Harry Potter"
Në verën e vitit 1990, gjatë një ndalese në një stacion treni, përgjatë rrugës nga Mançesteri në Londër, asaj i lindi ideja e krijimit të një djali, i cili zbulon papritur aftësi të çuditshme. Por u deshën shtatë vjet që ideja të bëhej libër. Librat e Harri Poterit janë bërë një fenomen letrar ndërkombëtar. Harri ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe ka zgjuar dashurinë për leximin në një brez të tërë. Ritmi i shpejtë, personazhet e paharrueshme, drama e përsosur, i bëjnë këta libra kryevepra absolute, të dashura për fëmijët dhe për të rriturit. Tashmë, librat e Harri Poterit kanë hyrë në histori. Cili është sekreti i tyre? Ai u ofron fëmijëve të mijëvjeçarit të ri, shpesh të vetmuar, të pasigurt, plot e përplot me frikëra, një derë të magjepsur, përmes së cilës mund të parafytyrosh një të ardhme të mundshme ku të zhvillosh cilësitë e tua të papritura. Në ndeshjen midis të mirës dhe të keqes, Harri fiton mbi të keqen sepse është i zgjuar, por, mbi të gjitha, fiton sepse është njerëzor.

Libri i parë: Harry Potter dhe Guri Filozofal
Libri i dytë: Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave
Libri i tretë: Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit
Libri i katërt: Harry Potter dhe kupa e zjarrit
Libri i pestë: Harry Potter dhe urdhri i feniksit
Libri i gjashtë: Harry Potter dhe princi gjakpërzier
Libri i shtatë: Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes

Mbi autoren
Joane K. Rowling, ka lindur më 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur Lepuri të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992 ajo u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Shënim: Ky titull bën pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009

$10.14
Lexo mė poshtė pėrshtypjet pėr librin: 3
Ky libėr u shtua ditėn: e martė 30 shtator, 2008.
Sasia:
Lexo pėrshtypje ...
Autor: Erjona Milaqi date 25/04/2010
I pari liber i J.K.Rowling, me te cilin nisi saga e Harry Potter. e kam lexuar disa here kete liber dhe jam e sigurt qe do ta rilexoj edhe ne te ardhmen. I PAHARRUESHEM!

5 nga 5 Yje!
Autor: Veron Dobroshi date 07/04/2010
Libri i pare i vargut te librave te Harry Potterit ne te cilen Harry Potter zbulon magjite dhe lexuesit nisin ta kuptojne se kush eshte Harry Potter i cili nuk duket e zakonshem por me i vecante.

3 nga 5 Yje!
Autor: Luan Kėrleshi date 30/03/2010
Libri i pare i trilogjis se famshme te J.K Rowling.
Pershtypjet qe me kane lene tek ky liber dhe gjate gjithe leximit te librave tjere te kesaj serie.
Eshte krijimi i historise qe ka arrit te krijoj Rowling. Mahnitese dhe te le pa fryme!
Duhet te them qe imagjinata e saj eshte vertete e zhvilluar dhe mbreselenese.
Per ngjarjen ne liber dhe epr cfare behet fjale nuk kam cfare te shtoj, e gjitha qenka shkruar ne kete faqe per pershkrimin e ketij librit.
Por nese nuk e keni lexuar, nuk mund t'iu sygjeroj me shume nese nuk ju kane shtyre per ta lexuar gjithe ato cmime qe ka marr ky liber dhe perfitimet qe ka nxjerr shkrimtarja e tij.

5 nga 5 Yje!
Shkruaj njė pėrshtypje
Mesatarja e vlerėsimeve: Pėrshtypja 3 nga 3 pėrshtypje
Ne gjithashtu ju rekomandojmė:


Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling
Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling
 $11.26 
Blej 1 'Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling' tani


Harry Potter dhe dhoma e te fshehtave, J.K. Rowling
Harry Potter dhe dhoma e te fshehtave, J.K. Rowling
 $9.86 
Blej 1 'Harry Potter dhe dhoma e te fshehtave, J.K. Rowling' tani
Klientėt qė blenė kėtė libėr, blenė edhe:
Shtepia e Librit Blog
Zgjidh monedhėn / Currency:
Zgjidh gjuhën / Language:
Shqip English
Kërko libra sipas / Search:

>> Kërkim i avancuar
Pershtypjet Tuaja
Shporta Juaj
0 libra
Pyetje-Pergjigje
  Regjistrimi
  Posta & Postimi
  Pagesa pėr librat
  Modulet
  Lista e librave
Titujt mė tė shitur
  Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling
  Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling
  Harry Potter dhe dhoma e te fshehtave, J.K. Rowling
  Dy vjet pushime, Jules Verne
  Ishulli misterioz, Roman 1, Zhyl Vern
  Ishulli misterioz, Roman 2, Zhyl Vern
  Mogli, (Libri i xhungles 2), Rudyard Kipling
Kartat qė pranojmė
BOX_INFORMATION_CARD
BOX_INFORMATION_CARD
Libėr Reklamė
Vezėt e Thėllėzave
Informacion
Kush Jemi
Postimi dhe Kthimet
Privacia
Gift Voucher FAQ
Linke
Na Kontaktoni
Faqe Info
Manualet
Logohu |  Llogaria Ime  |  Porositja
Copyright © 2010 - Shtepia e Librit - libraria ime shqip  |  Privacia  |  Kushtet e Punës