ShtepiaeLibrit.com
Shporta Juaj Shporta Juaj:
aktualisht ka: 0 libra
KryefaqjaLibrat e rinjOfertat TonaLlogaria ImeNa Kontaktoni
Kategoritė
Leximet e verės 2010
Letėrsia shqiptare
Letėrsia botėrore
Letėrsia pėr fėmijė
Historia & Aktualiteti
Filozofia & Sociologjia
Ekonomia & Biznesi
Libra referencė
Libra fetarė
Libra utilitare
Libra nė anglisht
Libra me kupon
Muzikė & Art
CD & DVD
Librat mė tė shitur 2009
Letėrsia shqiptare
Letėrsia botėrore
Letėrsia pėr fėmijė
Historia & Aktualiteti
Filozofia & Sociologjia
Libra tė tjerė
Autorėt shqiptarė
Autorėt e huaj nė shqip
Leximet e verės 2009
Librat 2008
Shtėpitė botuese:
Librat e rinj
Mjek te Ali Pasha, Henri Holland
Mjek te Ali Pasha, Henri Holland
$13.95

Titulli: Mjek te Ali Pasha
Origjinali

Lexo pėrshtypje ...
Cezari i Ballkanit, Peter Lucas
"Cezari i Ballkanit, roman me shume te verteta Pete-
r Luka ..

5 nga 5 Yje!
Shtėpita botuese
Libra tė tjerė Bota Shqiptare
Shkrimet
Kėrko Shkrimet

 
Search Article Text
Kėrko brenda shkrimeve
Merr njoftime
NjoftimetMė njoftoni pėr tė rejat me kėtė libėr Cezari i Ballkanit, Peter Lucas
Tregoi njė miku
 
Tregoi dikujt pėr kėtė produkt.
Tė pranishėm
Aktualisht ka 2 vizitorė online.
Libėr Reklamė

Malli per memedhene Batjar BegaAlbumi "Malli Pėr Mėmėdhenė", ėshtė njė ndėrthurje e vjershave tė vjershėtorėve tanė qė i kėndojnė Shqipėrisė, me fotografi me bukuritė e rralla tė natyrės shqiptare tė krahinave tė ndryshme tė vendit tonė dhe me dorėshkrime tė vėrteta tė vjershėtorėve shqiptarė tė sjella nė kėtė album.

Cezari i Ballkanit, Peter Lucas $14.08
 

Titulli
Çezari i Ballkanit
Roman historik
Autori
Peter Lucas
Përktheu
Aurel Manushi
Shtëpia botuese
Bota Shqiptare, 2010
f. 408
Pesha: 0.49 kg.
ISBN: 978-99956-11-47-7

Mbi librin
"Një roman i jashtëzakonshëm, "çezari i Ballkanit" i Peter Lucasit, më ka pëlqyer shumë dhe më është bërë kaq i dashur, sa shumë shpejt kam planifikuar ta bëj film". Kështu do të shprehej regjisori shqiptaro-amerikan Sten Dragoti për romanin historik, i cili së fundmi ka dalë edhe në libraritë shqiptare, nga shtëpia botuese "Bota shqiptare". "çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS-së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta. Me shpërthimin e Luftës, OSS, paraardhëse e CIA-s, rekruton të rinj, të cilët ishin të gatshëm të ktheheshin fshehurazi në vendet e paraardhësve të tyre evropianë, për të sabotuar makinerinë naziste e për të ndihmuar rezistencën antifashiste në këto vende. Në Boston ata gjetën pinjollë të familjeve shqiptare të vendosura në Amerikë, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin për çlirimin e Shqipërisë. Historia vërtitet rreth Tom Stevens, një i ri idealist, i cili flet rrjedhshëm shqipen. Për të mbledhur sa më tepër informata atij i duhej që të lidhej me Enver Hoxhën, kreun e lëvizjes Nacional çlirimtare, një i ri i pashëm, karizmatik, i edukuar në Paris. Kur mbërriti në Shqipëri Stevens kuptoi se nazistët nuk ishin e keqja e vetme; Shqipëria ndodhej në mes të një lufte civile. Ishte e vështirë për të kuptuar se kujt i duhej besuar. Në roman përshkruhen figura si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Baba Faja Martaneshi, Omer Nishani, etj. Përshkrimi i tyre bëhet mbi bazën që vetë autori ka pasur me këto personazhe, gjatë periudhës që ai ka ardhur në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke qenë një roman, linja historike gërshetohet me krijimtarinë e mirëfilltë, çka e bën librin më tërheqës për lexuesin. Autori i tij, Peter Lucas është një gazetar veteran nga Bostoni, fitues i shumë çmimeve në gazetari. "çezari i ballkanit, është vetëm një nga librat që ai ka shkruar në lidhje me Shqipërinë.

$14.08
Lexo mė poshtė pėrshtypjet pėr librin: 1
Ky libėr u shtua ditėn: e mėrkurė 03 shkurt, 2010.
Sasia:
Lexo pėrshtypje ...
Autor: Astrit Lulushi date 10/04/2010
"Cezari i Ballkanit, roman me shume te verteta

Peter Lukas ėshtė njė figurė e njohur e gazetarisė amerikane, gjithashtu shkrimtar. Nė shumė dekada ka punuar pėr gazeta me emėr, si Boston Globe e Boston Herald. Ai ėshtė bir emigrantėsh shqiptarė, qė u vendosėn nė shtetin Masachusets, aty nga fillimi i shekullit XX.
Sulmi japonez nė Pearl Harbor, dhjetor 1941, e detyroi SHBA-nė tė hynte nė Luftėn e Dytė Botėrore. Gjatė kėsaj lufte, nė radhėt e ushtrisė amerikane shėrbyen edhe shumė shqiptarė. Karakterin e njėrit prej tyre sjell Peter Lukas nė romanin e shkruar nė anglish “Balkan Caesar”. Nėpėrmjet tij, lexuesi njihet me protagonistė tė tjerė, me jetėn, ngjarjet dhe rrethanat qė i bėnė ata tė tillė.
Mė 1939 Shqipėria u pushtua nga Italia fashiste, ndėrsa mė 1941 filluan tė ndjeheshin krismat e para tė organizuara kundėr kėtij pushtimi; ky ėshtė trajtimi qė komunistėt i bėnė historisė pėr periudhėn ’41 - 44. Kuptohet se, nėn njė diktaturė, kjo histori u sfidua vetėm nga heshtja dhe mendja e mbyllur; kusht pėr mbijetesė, gėnjeshtėr e tirani.
"Balkan Caesar", padyshim, ėshtė njė roman historik, megjithėse qė nė hapje tė librit, Lukas thotė se “ēdo ngjarje, person a emėr qė ndeshet nė libėr pėrkon vetėm rastėsisht”. Kjo thėnie standarte pėrdoret shpesh, sepse kėshtu shkrimtari i lejon vetes tė shprehet lirshėm, pėr hir tė formės artistike dhe, nė disa raste, pėr hir tė sė vėrtetės. Nė kėtė mėnyrė libri bėhet tėrheqės, por edhe autori u shmanget sulmeve nga rrethe tė ndryshme, ose nga persona apo tė afėrmit e atyre qė “rastėsisht” mund tė “njėtėsohen”.
* * *
Qė nė kapitullin e parė, Lukas krijon skenėn, ku do tė zhvillohen ngjarjet e romanit dhe ku lufta vėllavrasėse e intrigat zėnė vend:
“…. njė nga personat e armatosur, mė shtatlart se tė tjerėt, doli nga vendi ku ishte fshehur, iu afrua trupit tė tė vrarit dhe hodhi mbi tė njė letėr ku ishte shkruar vetėm njė fjalė: HOXHA”.(Fq. 17)
I vrari ishte ushtar italian, arbėresh, ndėrsa komandanti i grupit tė armatosur ishte Enver Hoxha. Lukas e vendos kėtė ngjarje nė gusht 1941, nė Pezė, si pėr tė paralajmėruar, nga njė tjetėr kėnd, fillimin e luftės sė shqiptarėve kundėr njėri-tjetrit, njė luftė plot viktima jo vetėm fizike, por edhe shpirtėrore.
Pastaj, Lukas kalon nė njė ngjarje krejt ndryshe, por njėsoj domethėnėse. Mė 1941, njė djalė i ri paraqitet vullnetarisht nė zyrėn e rekrutimit ushtarak nė Boston. Ky ishte 22 vjeēari Tom Stevens, njė tjetėr shqiptar nga pėrtej oqeanit, bir i njė familjeje emigrantėsh nga Korēa. Lindur nė Amerikė, ai kurrė nuk kishte qenė nė Shqipėri, por shqipen e fliste mjaft mirė; prindėrit ishin kujdesur pėr kėtė.
Fakti qė ai fliste dialektin tosk, tėrhoqi vemendjen e Zyrės sė Shėrbimeve Startegjike – OSS, organizatė elitė kundėrzbulimi, paraardhėse e CIA-s. Nė planet e kėsaj zyre ishte edhe dėrgimi i agjentėve pėrtej vijave tė frontit, pėr mbledhje informatash dhe pėr tė nxitur luftėn kundėr nazizmit. Pėr kėtė arsye, Tom Stevens i nėnshtrohet njė stėrvitjeje intensive, veēanėrisht psikolgjike.
Gjatė kėtij kursi, nėpėrmjet fotografive e imazheve filmike, ai njihet me personat qė do t’i duhet tė shoqėrohet pėr disa vite, pėrfshi Hoxhėn, Shehun, Pezėn, Fajėn, Kapon, Xoxin e shumė tė tjerė. OSS e dinte se dėrgimi i agjentėve nė radhėt e partizanėve i ngjante "marrėveshjes me djallin", por veprimi shihej i domosdoshėm, pasi komunistėt ua kishin mbyllur rrugėn misioneve britanike, me pretekstin se ata ndihmonin Legalitetin e Ballin Kombetar. Detyra e Stevensit ishte qė tė arrinte pėr t“u vendosur pranė Shtabit tė pėrgjithėm tė nacional-ēlirimtares, pėr tė fituar besimin e Hoxhės, si dhe pėr tė dėrguar informata rreth gjendjes sė forcave naziste nė Shqipėri dhe rolit qė luanin sovjetikėt.
Mė 1943, bashkė me grupin e tij, Stevens zbarkon fshehurazi nė Sarandė. Prej kėndej, autori Peter Lukas pėrshkruan veprimtarinė e kėtij “ushtaraku tė parė amerikan nė tokėn shqiptare”. Por krahas, e njeh gjithashtu lexuesin me figura, karaktere e ngjarje tė njohura, tė fshehura, tė panjohura, tė mira, tė kėqia, tė shėmtuara, tronditėse, zhgėnjyese, tė hidhura, por mė pranė tė vėrtetės historike, si kurrė ndonjėherė.
* * *
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, gjatė luftės sė ftohtė deri mė 1990, shumė shqiptaro-amerikanė, kryesisht ish-emigrantė ekonomikė tė fillim shek. XX, kishin njė mendim ndryshe nga ai i tė arratisurve nga regjimi i Hoxhės. Kėta shqiptarė besonin se popujt nėn komunizėm vuanin, sepse kishin aq shumė vite nė Amerikė, sa tė ishin nė gjendje ta bėnin dallimin. Por ishte mungesa e empathisė (pasi shumė prej tyre kurrė nuk kishin pėrjetuar pėrndjekje politike), ēka i bėnte tė dyshonin se shqiptari mund ta trajtonte shqiptarin shtazėrisht vetėm pse mendonte ndryshe. Ata, po ashtu, ishin tė bindur se E. Hoxha ishte njė ēlirimtar dhe se krime, si ato qė dėgjonin, mund tė ndodhnin vetėm nė Bashkimin Sovjetik, Bullgari, Rumani apo nė ēdo vend tjetėr komunist, por jo nė Shqipėri.
Vetėm kur komunizmi ra dhe Shqiperia u hap, shumė prej tyre u njohėn me tė vėrtetėn e sė vėrtetės, ose filluan ta pranonin atė dhe u kthyen pėr t’u dhėnė tė drejtė tė ikurve, atyre qė i kishin cilėsuar “tradhėtarė”.
Njė pėrforcues i kėsaj tė vėrtete ėshtė edhe libri “Balkan Caesar” i shkrimtarit Peter Lukas, i cili gjithashtu ndihmon pėr ndarjen e atdhetarizmit nga ideologjia, zhveshjen nga romantizmi, por edhe nga ngjyrat bardhezi.

Marre nga libri i Astrit Lulushit "Pak Ndryshe" Shtepia Botuese Tirana Times, mars 2010

5 nga 5 Yje!
Shkruaj njė pėrshtypje
Mesatarja e vlerėsimeve: Pėrshtypja 1 nga 1 pėrshtypje
Ne gjithashtu ju rekomandojmė:


Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lukas
Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lukas
 $11.27 
Blej 1 'Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lukas' tani


Rrumpalla, Peter Lukas
Rrumpalla, Peter Lukas
 $11.27 
Blej 1 'Rrumpalla, Peter Lukas' tani
Shtepia e Librit Blog
Zgjidh monedhėn / Currency:
Zgjidh gjuhën / Language:
Shqip English
Kërko libra sipas / Search:

>> Kërkim i avancuar
Pershtypjet Tuaja
Shporta Juaj
0 libra
Pyetje-Pergjigje
  Regjistrimi
  Posta & Postimi
  Pagesa pėr librat
  Modulet
  Lista e librave
Titujt mė tė shitur
  Darka e gabuar, Ismail Kadare
  Ca pika shiu rane mbi qelq, Ismail Kadare
  Histori kurre e shkrueme, At Zef Pllumi
  Funerali i pafundme, Visar Zhiti
  Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga
  Gjenerali i ushtrise se vdekur, Ismail Kadare
  Bolero ne vilen e pleqve, Fatos Kongoli
  Princesha Argjiro, Ismail Kadare
Kartat qė pranojmė
BOX_INFORMATION_CARD
BOX_INFORMATION_CARD
Libėr Reklamė

Malli per memedhene Batjar BegaAlbumi "Malli Pėr Mėmėdhenė", ėshtė njė ndėrthurje e vjershave tė vjershėtorėve tanė qė i kėndojnė Shqipėrisė, me fotografi me bukuritė e rralla tė natyrės shqiptare tė krahinave tė ndryshme tė vendit tonė dhe me dorėshkrime tė vėrteta tė vjershėtorėve shqiptarė tė sjella nė kėtė album.

Informacion
Kush Jemi
Postimi dhe Kthimet
Privacia
Gift Voucher FAQ
Linke
Na Kontaktoni
Faqe Info
Manualet
Logohu |  Llogaria Ime  |  Porositja
Copyright © 2010 - Shtepia e Librit - libraria ime shqip  |  Privacia  |  Kushtet e Punës