|
Me rritjen e numrit të librave të publikuar (aktualisht mbi 480 tituj), si dhe rritjen e numrit të vizitave në faqen tonë (rreth 150 në ditë), rrjedhimisht rritet edhe nevoja për të gjetur sa më lehtësisht librin apo librat që ju kërkoni.
A ka ndonjë libër që, pasi e keni lexuar, ju ka lënë një mbresë të tillë që do të donit ta ndanit edhe me të tjerë? Tani mund ta realizoni këtë shumë thjesht me librat që gjenden në librarinë e Shtëpisë së Librit. Në Shtëpinë e Librit, përshtypjet tuaja për librin apo librat në shqip që keni lexuar do kenë mundësi t'i lexojnë edhe miq të tjerë të librit, si ju, duke ndihmuar kështu në përhapjen e mëtejshme të informacionit për vetë librin(at).
|