|
Titulli Arsyeja ndërmjet mitit, iluminizmit e refleksionit kritik shkolla e Frankfurtit Autori Adriana Anxhaku (Zeneli) Botimet Maluka 2007 f. 400 Pesha: 0.53 Kg.
Mbi librin
Vëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese. Mendoj se njohja e saj do të ndihmonte edhe studiuesit shqiptarë në zbërthimin e kuptimit të mjaft dukurive edhe të shoqërisë tonë, ... sidomos atyre negative për artin e kulturën që janë kthyer shpesh vetëm në mall.
Kudret Velça Profesor e Doktor në Universitetin e Tiranës Profesor i Filozofisë së Artit në Fakultetin e SHkencave Sociale Profesor në Akademinë e Arteve, Tiranë Diplomua në Hungari për Filozofi pranë Georg Lukaçit
Kemi të bëjmë me një punim, i cili trajton një problematikë shumë të vështirë filozofike, historike, sociale dhe psikologjike... Nga ana tjetër, ky punim ka një fokusim shumë të mirë konceptual. Ai synon dhe ka arritur me sukses të paraqesë thelbin e filozofisë së Shkollës së Frankfurtit nisur nganjë prerje tematike që vendos në qendër të saj konceptin e arsyes njerëzore, aq të trajtuar nga autorë të njohur në filozofi si Horkhaimer, Adorno, Markyz, Habermas Fromm etj... Arsyen autorja e ka parë herë si ndërgjegje kolektive, herë si patologji e opinionit publik, herë si subjektivitet shkencor e një herë tjetër si ndërgjegje individuale e tjetërsuar, pra në të gjitha ato forma që janë shtjelluar prej përfaqësuesve të Shkollës së Frankfurtit.
Artan Fuga Profesor e Doktor në Universitetin e Tiranës, Doktor në Shkencat e Komunikimit dhe Informimit në Universitetin Paris 2-Assas, Doktor Habilitatur në Filozofi në Universitetin Paris 10-Nanterre.
$13.51
|