|
Titulli: Bashkëpirja Autori: Platoni Sjellë në shqip nga greqishtja e vjetër dhe pajisur me komentar nga Shpëtim Doda Shtëpia botuese: Ideart, 2006 f. 280 Pesha: 0.37 Kg.
Mbi librin Platoni vjen në shqip nëpërmjet shtëpisë botuese “Ideart” me vëllimin “Bashkëpirja” Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore, frymëzuese e arteve, forcë shkatërruese, etje për pushtet, dëshirë e zjarrtë për ploti, për të përfunduar si ëndje për pavdekësi dhe lindje në universin e së bukurës. Pas leximit të këtij dialogu dramatik, lexuesi kupton më kthjellët si dhe përse dashuron. Që nga koha e krijimit, shek. IV para Krishtit e deri më sot, prej kësaj vepre artistikisht të pakapërcyer dhe të pakapërcyeshme janë frymëzuar jo vetëm mendjet më të ndritura të njerëzimit, por edhe gjithkush që ka ndjerë brenda kraharorit trokthin dhe ashkun e zemrës. E përkthyer thuajse në të gjitha gjuhët e botës, ardhja e këtij dialogu në shqip plotëson vendin e mbetur bosh prej kohësh në Bibliotekën e Mendimit. Në ardhjen në shqip, një kujdes i veçantë i është kushtuar shumësisë stilistike, poetikës së personazheve dhe natyrës rrëshqitëse me të cilën Platoni ka arritur mjeshtërisht ta brumojë gjuhën dhe zërat e dendur rrëfimtarë të kësaj tragjikomedie politike dhe sociale të Athinës së shek. IV, aso kohësh kur qytetërimi, zhvillimi ekonomik dhe kultura helene kryen hapin e parë drejt procesit të ngadaltë dhe fosilizues të asaj çka edhe pas kaq shekuj mund ta quajmë si perëndimit tragjik i një qytetërimi mahnitës.
$13.51
|