nga Admin

18 Prill, 2012

Emri i trendafilit, Umberto Eco (kopertina)

Emri i trendafilit, Umberto Eco (kopertina)Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. “Ky nuk është një rishkrim”, – thotë Eco në një intervistë. “Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet.”

Romani është punuar me kujdes, është ndryshuar, plotësuar por edhe lehtësuar nga disa citime në latinisht, nga disa situata që, pas kaq kohësh, autori gjykoi t’i përmirësonte. Kjo vepër, e konsideruar si një prej 10 romaneve më të mira të shekullit të kaluar, u ribotua përsëri dhe u mirëprit, si gjithmonë, në të gjitha gjuhët kryesore. Të njëjtën gjë bëmë edhe ne për lexuesit tanë.

“Gëzohem, dhe e gjithë bota do të bashkohet në këtë gëzim, që një libër mund të bëhet bestseller kundër të gjitha parashikimeve kibernetike, si dhe që një vepër letrare e vërtetë i hedh tutje snobizmat…Cilësia e lartë dhe suksesi nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin.” – Anthony Burgess, Observer

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>