nga Admin

29 Prill, 2010

Libraria "Shtepia e Librit" harta

Përshëndetje miq të librit!

Shtepia e Librit hartaKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë Libraria “Shtëpia e Librit” është tashmë funksionale dhe gjendet pranë qendrës së Tiranës që nga muaji Prill, 2010.

Libraria “Shtëpia e Librit” përmban të gjithë librat që ju gjeni aktualisht në faqen tonë ShtepiaeLibrit.com si dhe shumë libra të tjerë që nuk i kemi publikuar ende.

Librat janë të organizuar sipas kategorive kryesore në faqen tonë, në mënyrë që ata të mund të gjenden më me lehtësi. Një avantazh tjetër i rëndësishëm është fakti se libraria do jetë e pajisur me kompjuter ku ju mund të kërkoni për librat që disponojmë.

Së shpejti do fillojmë të ofrojmë edhe shërbime të tjera për porositjen e librave në gjuhën angleze ose në gjuhë të tjera. Gjithashtu, do të kemi oferta të ndryshme për klientët tanë të rregullt si dhe aktivitete të ndryshme për të gjithë miqtë e librit.

Jeni të mirëpritur të na vizitoni në Katin e I-rë të qendres tregtare “Galeria Nasional” që gjendet tek ish-Kinema 17 Nëntori, Rruga e Barrikadave (përballë me Aleancën Franceze).

  • Te dashur miq! Ju pershendes dhe uroj pune te mbare me aktivitetin e ri te porsafilluar ne Tirane, ne drejtim te perhapjes se librit tek lexuesi. Ndjehem dhe une me mire tani, pasi librat e derguar tek ju per t’u shperndare nepermjet internetit, do kene mundesi tjeter vajtjeje tek dashamiresit e tyre direkt aty. Te interesuarve ju kam dhene adresen tuaj te librarise dhe i pari prej tyre me njoftoi viziten e bere e kerkesen per librin tim te fundit me poezi, “Me foli heshtja”(botuar nga GLOBUS R), por qe ende nuk e dispononi, por qe se shpejti do t’ja u sjell. Lajmin tuaj bashke me vendondodhjen e kam vene internetit ne shume forume dhe ne fcb.
    Pune te mbare miq!

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >