Të mësosh të jetosh ! Libra psikologjik, filozofik dhe praktik.
Përshëndetje miq të librit,
Kësaj here librat dhe autorët që kemi përzgjedhur janë të një karakteri disi më psikologjik dhe filozofik, por gjithësesi praktikë dhe konkret për jetën. Duke filluar që nga “Këshillat për jetën” e Shopenhauer-it deri te libri i autores shqiptare Adriana Anxhaku (Zeneli): “Arsyeja ndërmjet mitit, iluminizmit e refleksionit”, secili përpiqet të sjellë një përqasje të goditur mbi fazat, këndvështrimet apo edhe gjendje të caktuara të fenomeneve të jetës tonë të përditshme.
Këndvështrimi, urtësia dhe prakticiteti i këtyre mjeshtrave të psikologjisë, filozofizë, sociologjisë dhe vetë artit, përcillet përmes faqeve të këtyre libravë, me qëllim që t’ju sjellë më tepër dritë jo vetëm mendjeve tuaja, por mbi të gjitha, t’ju ndihmoj të jetoni jetën!
Këshilla për jetën, Arthur Shopenhauer
“Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer. Në këtë vepër autori hyn në kontakt dhe bën të prekshme ato zona ku lexuesi i zakonshëm, por edhe natyra meditative gjen krahë për të zbuluar gjithçka të ndryrë brenda vetes, për të zbuluar më mirë atë dhe për ta vendosur veten në raport me botën dhe të tjerët. Pyetjet më ekzistenciale për qenien bëhen me një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe po kështu jepen edhe përgjigjet e autorit nga përvoja e vet dhe përvoja e njerëzimit. Ç’kuptim ka jeta për ty? Po nderi? Po paraja? Po të jesh i lumtur, a ka kuptim? Po të brengosesh, a ka vlerë? Po artet, ç’vlerë kanë? Po dituria? Këto dhe shumë të tjera janë pjesë e këtij libri të shkëlqyer që të shoqëron gjithë jetën.
Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer
Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave.
Cfarë mund të na mësojnë filozofët për sjelljen ndaj grave, kur atyre u takon të jenë mbrojtës të diturisë, ndonëse vetë kanë qenë të pafat në dashuri? Ç’na këshillojnë ata për t’u mbrojtur nga sjelljet bredhacake për të frenuar këtë synim të dëshirës sonë? Çfarë strategjie na këshillojnë për t’u hequr tekat seksit delikat kur dihet dashuria është si feja: nuk arrihet me forcë.
Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie
Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck
Autori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të medha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton. Vetë titulli i librit është sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë,por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore. Për Skot Pek-un, por dhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të tjerëve.
Arti i të pleqëruarit, Ciceroni
Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mpak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes.
Pleqëria i dobëson forcat e trupit, por nuk dobëson jetën shpirtërore. Fakti që pleqëria i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes, nuk duhet ta dëshpërojë njeriun, por ta qetësojë, sepse vdekja është një kthim në zanafillë. Sipas Ciceronit, e fshehta e artit të pleqëruarit është mbajtja gjallë e interesave, bërja e një jetë të rregullt dhe të përkorë.
Arsyeja ndërmjet mitit, iluminizmit e refleksionit, Adriana Anxhaku (Zeneli)
Vëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese. Mendoj se njohja e saj do të ndihmonte edhe studiuesit shqiptarë në zbërthimin e kuptimit të mjaft dukurive edhe të shoqërisë tonë, … sidomos atyre negative për artin e kulturën që janë kthyer shpesh vetëm në mall.
Postime të tjera me interes
Komentet
6 Komente te “Të mësosh të jetosh ! Libra psikologjik, filozofik dhe praktik.”
Shkruaj nje koment
Kjo nuk eshte nje liste gjitheperfshirese, vetem nje fillim. Pra ka edhe plot tituj te tjere qe bien ne kete kategori…
te gjith librat jane te bukur me pelqejn te gjidh do ti lexoj se me kane lane shum pershtypje
me kan pelqy shum librat e juaj do ti lexoj me shum deshir edhe me tutje
te gjith librat jan me perbajtje jashtzakonisht te mir,do ti lexoj ngadal nje nga nje te gjithe nga ketaa,ne veqanti librat “Te mesosh te jetosh”dhe”Si te sillemi me njerz”.Ju sugjeroj te gjithe te lexojnn dhe do te mesojm nga to…
jam e interesuar te lexoj librat e artur shopenhauer
Pershendetje Klara,
ne disponojme disa libra nga autori Artur Shopenhauer. Kliko ketu per nje liste te librave qe ne disponojme: Artur Shopenhaouer
Per cdo pyetje tjeter ne jemi ketu,
Elvisi