Merr pjesë dhe fito një libër FALAS

Përshëndetje miq të librit,
Këtë muaj po fillojmë një nismë të re që besojmë do jetë me interes për të gjithë ju që na vizitoni dhe merrni pjesë në mënyrë aktive në faqen tonë. Këtë muaj (prill 2010) disa prej jush do kenë mundësinë të fitojnë një libër FALAS pa asnjë detyrim tjetër.
Si do mund ta fitoni librin FALAS?
Procedura është shumë e thjeshtë, mjafton të shkruani përshtypjen tuaj për librin apo librat që keni lexuar. Më pas, në fund të muajit, emri juaj do të futet në shorteun tonë për të fituar një libër FALAS. Oferta është e vlefshme deri me datë 30 prill. Lexo vazhdimin >>>
Gëzuar ditëlindjen – ShtepiaeLibrit.com mbush një vjeç
Përshëndetje miq të librit.
Sot, me 10 shkurt, ShtepiaeLibrit.com mbush plot një vit që nga dita kur hapëm dyert virtuale të dyqanit tonë. Kjo gjë sigurisht na gëzon, dhe njëkohësisht na bën të reflektojmë mbi eksperiencat e deritanishme si dhe sfidat e të ardhmes.
Në rradhë të parë, na gëzon fakti që ky vit ka qenë një vit suksesesh dhe rritje të qëndrueshme. Mbi të gjitha, ky vit nënkupton përmbushjen e ëndrrës dhe pasionit tonë për punën me librin shqip si dhe mundësinë për të ofruar një shërbim që shkon përtej kufizimeve të një biznesi online, drejt përmbushjes së nevojave tuaja. Synimi ynë është që t’ju ofrojmë një shërbim me dimensioneve të gjera kulturore, gjuhësore, e shpirtërore që prekin dhe ndikojnë edhe në vetë identitetin tonë si shqiptarë.
Përsa i përket të ardhmes, ajo është plotë me sfida të reja dhe ekzistuese. Sfida që kryesisht vijnë nga shtimi i numrit të personave që na vizitojnë çdo ditë, javë dhe muaj, si dhe nevoja për të ofruar kushte dhe opsioneve edhe më të mira shërbimi.
Dy statistika
- Me kënaqësi mund t’ju njoftojmë se shifra më e fundit e mujore arriti 10 mijë vizitorë.
- Aktualisht ne disponojmë mbi 840 tituj të ndryshëm
Bashkepunime…!
Keto dy javet e fundit kemi qene mjaft te impenjuar si zakonisht me shtimin e librave te rinj por edhe ca risi per te cilat mund te lexoni ne vazhdim.
Bashkepunimi me Shtepine botuese “55″
Tashme Shtepia e Librit numeron mbi 370 tituj nga te gjitha gjinite kryesore te letersise si dhe libra te tjere qe shpresojme do i pershtaten me se miri preferencave tuaja. Nder kategorite e librave ku edhe kemi zgjeruar gamen, jane ato me karakter historik dhe/ose biografik. Kjo fale edhe bashkepunimit me te fundit me Shtepine Botuese “55″ gje qe na lejoi te nxirrnim ne shitje edhe dy veprat kryesore te At Zef Pllumit, por edhe nje ser librash historik mjaft interesant. Lexo vazhdimin >>>
Libra me kilogram!
Tani mund ta shikoni peshen e librave qe porosisni ne kilogram. Na u deshen dy dite pune intensive per ta ndryshuar te gjithe sistemit e peshimit nga “paund” ne “kilogram” por ja dolem mbane, dhe mbi te gjitha pa shkaktuar nderprerje te sherbimit tone.
Para ndryshimit, te gjithe librat te “Shtepia e Librit” shfaqeshin sipas sistemit te peshimit ne Paund. Por ky sistem krijonte pak veshtiresi duke qene se postimi i librave behet sipas sistemit metrik ne gram dhe kilogram. Lexo vazhdimin >>>