Librat & autorët më të shitur për vitin 2009
Nisur nga suksesi i vjetshëm ku lista jonë e librave më të shitur gjatë vitit 2008 ngjalli mjaft interes, vendosëm ta përsërisim eksperiencën dhe ta bëjmë atë traditë.
Viti 2009 ishte një vit i vështirë për mjaft njerëz dhe biznese në të gjithë botën, por ajo që ne mundëm të vëzhgojmë ishte fakti se dëshira e lexuesve shqipfolës i bëri ballë kësaj sfide.
Paraprakisht, ju sqarojmë se lista e librave më të shitur për vitin 2009 ju ofron titujt dhe autorët që klientët tanë (jashtë dhe brenda vendit) përzgjodhën gjatë vitit 2009. Për t’ju orientuar më mirë, kjo listë është e ndarë sipas kategorive kryesore: letërsia shqiptare, letërsia botërore, letërsia për fëmijë, historia & aktualiteti, filozofia & sociologjia, libra të tjerë. Gjithashtu këtë vit kemi shtuar edhe kategoritë për: autorët shqiptarë dhe autorët e huaj më të kërkuar. Lexo vazhdimin >>>
Libri “Ali Tepelena” nga Fransua Pukëvil (Francois Pouqueville)
“Ai që nuk mbron dot pronën e vet, e meriton t’ia rrëmbejnë të tjerët. “
…Kjo ekspoze më shtyn të vendos në planin e parë të tablosë sime një njeri që sundoi për një kohë të gjatë në Greqi dhe që e mbushi skenën deri në atë shkallë, saqë Greqia u përgatit për fatin e vet të lartë nën hijen e ambicies së këtij tirani.
Do të hyjë në tregimin tim gjithë ajo që arriti të bëjë gjenija fatale e një skithi muhamedan, i cili kalkulimet e arsyes i përdorte vetëm për të turbulluar rendin publik; kurse talentet e jashtëzakonshme me të cilat e kishte pajisur një natyrë e egër, për t’u ngjitur, krim pas krimi, në rangun e sovranëve, të cilët arrinte t’i sfidonte si i barabartë mes të barabartëve.
Një përzierje mendjehollësie dhe injorance, naiviteti dhe pabesie, maturie dhe kuturisjeje, trimërije dhe vetëruajtjeje, mizorie dhe bestytnije, tolerance dhe fanatizmi; kam për të treguar se si Ali Tepelenë Veli Zadeja, si krijoi një nga ato famat e përbindshme që kanë për të jehuar gjatë në të ardhmen, erdh u rrokullis nga maja e pushtetit teposhtë, duke i lënë Epirit, atdheut të tij, trashëgiminë ogurzezë të anarkisë, dinastisë tartare të osmanllinjve të këqija që s’llogariten, grekëve shpresat e lirisë dhe Europës tema ndoshta afatgjate grindjesh dhe mosmarrëveshjesh. Lexo vazhdimin >>>
Vjen në shqip “Dielli i Skortave” nga Laurent Gaude
Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t’i vijnë rrotull, t’i afrohen e t’i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.
Historia e çdo njeriu është historia e një familjeje por në miniaturë, e cila në vetvete është historia e një qyteti në miniaturë, që dhe kjo e fundit është historia e një vendi në miniaturë dhe të gjitha këto histori miniaturash janë pjesë të historisë së madhe e të përsëritshme njerëzore.
Prandaj dhe çdo njeri kur lexon një libër, një histori, aktuale apo e lashtë qoftë, përpiqet të gjejë tek personazhet e tij diçka nga vetja. Sa më shumë tipare të vetes të gjejë tek personazhet aq më shumë i dashuron këta personazhe, dashuron dhe librin ashtu siç dashuron veten. Tek « Dielli i Skortave » çdo njeri gjen vetveten. E gjen tek përpjekjet e personazheve për të jetuar, për të luftuar, për të mbijetuar, për të krijuar, për të dashuruar, për tu qetësuar dhe më në fund për tu zëvendësuar. Lexo vazhdimin >>>
Librat e rinj: mbi 18 tituj të ndryshëm nga 1 shtatori
Romane & Tregime
Historia & Aktualiteti
Ekonomia & Biznesi
Poezi
Për fëmijë
Të tjerë
Zbuloni librat e Profesor Kristo Frashërit
Përshëndetje miq të librit,
Kësaj here duam t’ju propozojmë dy libra nga profesori i shquar shqiptar Kristo Frashëri, të cilin mbështetur mbi temat që ka trajtuar, e kanë cilësuar si historianin e ngjarjeve madhore të historisë së Shqipërisë. Ai është dekoruar nga Presidenti Topi me Urdhrin “Nderi i Kombit”.
Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën dhe deri në punimin e tanishëm, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.
Historia e Kosovës nga Prof. Kristo Frashëri
Dardania (Kosova Antike) - Prof. Kristo Frashëri ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit. Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).
Skënderbeu i shpërfytyruar nga Prof. Kristo Frashëri
Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull “Skënderbeu” e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian. O. Schmitt-i e ka shpërfytyruar nga shumë pikëpamje portretin historik të Skënderbeut. Lexo vazhdimin >>>
Britania dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia
Perandoria Britanike thuhet se nuk bëri asgjë kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë më 1939. Kjo është thënë gjithmonë gjatë 50 viteve të fundit. Por disa ditë më parë, e përditshmja Britanike Daily Telegraph publikoi në internet arkivën e vet historike, ku shumë shkrime të vlefshme që janë publikuar në prill të vitit 1939, japin detaje të rëndësishme për atë që ndodhi ditët para dhe pas pushtimit të Shqipërisë. Nga shkrimet e publikuara, ndoshta më interesanti është një analizë e shkruar nga vetë Winston Churchill, kryeministri i ardhshëm i Britanisë, që në atë kohë qe një nga anëtarët më me ndikim të parlamentit Britanik. Shumë detaje interesante dalin në këtë analizë, fakte që mund t’i zbuloni më poshtë në shkrimin që kemi përkthyer për ju. Lexim të këndshëm… Lexo vazhdimin >>>
Cështja dhe historia shqiptare parë nga të huajt
Historia nuk duhet reshtur së kujtuari. Më e rëndësishmja, jo për argument shkatërrues (siç ndodh rëndomë në politikë) por konstruktiv. Kështu thoshte edhe filozofi, poeti dhe kritiku i madh letrar George Santayana, “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin!”
Librat që po ju propozojmë bëjnë pikërisht këtë. Nuk janë të gjithë libra të sapo dalë nga botimi, por vlera e tyre mbetet e freskët gjithsesi. Lexo vazhdimin >>>