Libri “Ali Tepelena” nga Fransua Pukëvil (Francois Pouqueville)

“Ai që nuk mbron dot pronën e vet, e meriton t’ia rrëmbejnë të tjerët. “

…Kjo ekspoze më shtyn të vendos në planin e parë të tablosë sime një njeri që sundoi për një kohë të gjatë në Greqi dhe që e mbushi skenën deri në atë shkallë, saqë Greqia u përgatit për fatin e vet të lartë nën hijen e ambicies së këtij tirani.

Do të hyjë në tregimin tim gjithë ajo që arriti të bëjë gjenija fatale e një skithi muhamedan, i cili kalkulimet e arsyes i përdorte vetëm për të turbulluar rendin publik; kurse talentet e jashtëzakonshme me të cilat e kishte pajisur një natyrë e egër, për t’u ngjitur, krim pas krimi, në rangun e sovranëve, të cilët arrinte t’i sfidonte si i barabartë mes të barabartëve.

Një përzierje mendjehollësie dhe injorance, naiviteti dhe pabesie, maturie dhe kuturisjeje, trimërije dhe vetëruajtjeje, mizorie dhe bestytnije, tolerance dhe fanatizmi; kam për të treguar se si Ali Tepelenë Veli Zadeja, si krijoi një nga ato famat e përbindshme që kanë për të jehuar gjatë në të ardhmen, erdh u rrokullis nga maja e pushtetit teposhtë, duke i lënë Epirit, atdheut të tij, trashëgiminë ogurzezë të anarkisë, dinastisë tartare të osmanllinjve të këqija që s’llogariten, grekëve shpresat e lirisë dhe Europës tema ndoshta afatgjate grindjesh dhe mosmarrëveshjesh. Lexo vazhdimin >>>

Zbuloni librat e Profesor Kristo Frashërit

Përshëndetje miq të librit,

Presidenti Topi dekoron historianin e shquar Kristo Frashëri me Urdhrin “Nderi i Kombit”.Kësaj here duam t’ju propozojmë dy libra nga profesori i shquar shqiptar Kristo Frashëri, të cilin mbështetur mbi temat që ka trajtuar, e kanë cilësuar si historianin e ngjarjeve madhore të historisë së Shqipërisë.  Ai është dekoruar nga Presidenti Topi me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën dhe deri në punimin e tanishëm, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Historia e Kosovës nga Prof. Kristo Frashëri
Historia e Kosoves, Kristo Frasheri
Dardania (Kosova Antike) -  Prof. Kristo Frashëri ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit. Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Skënderbeu i shpërfytyruar nga Prof. Kristo Frashëri
Skenderberu i shperfytyruar, Kristo Frasheri
Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull “Skënderbeu” e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian. O. Schmitt-i e ka shpërfytyruar nga shumë pikëpamje portretin historik të Skënderbeut. Lexo vazhdimin >>>

Britania dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia

Perandoria Britanike thuhet se nuk bëri asgjë kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë më 1939. Kjo është thënë gjithmonë gjatë 50 viteve të fundit. Por disa ditë më parë, e përditshmja Britanike Daily Telegraph publikoi në internet arkivën e vet historike, ku shumë shkrime të vlefshme që janë publikuar në prill të vitit 1939, japin detaje të rëndësishme për atë që ndodhi ditët para dhe pas pushtimit të Shqipërisë. Nga shkrimet e publikuara, ndoshta më interesanti është një analizë e shkruar nga vetë Winston Churchill, kryeministri i ardhshëm i Britanisë, që në atë kohë qe një nga anëtarët më me ndikim të parlamentit Britanik. Shumë detaje interesante dalin në këtë analizë, fakte që mund t’i zbuloni më poshtë në shkrimin që kemi përkthyer për ju. Lexim të këndshëm… Lexo vazhdimin >>>

Cështja dhe historia shqiptare parë nga të huajt

SkenderbeuHistoria nuk duhet reshtur së kujtuari. Më e rëndësishmja, jo për argument shkatërrues (siç ndodh rëndomë në politikë) por konstruktiv. Kështu thoshte edhe filozofi, poeti dhe kritiku i madh letrar George Santayana, “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin!”

Librat që po ju propozojmë bëjnë pikërisht këtë. Nuk janë të gjithë libra të sapo dalë nga botimi, por vlera e tyre mbetet e freskët gjithsesi. Lexo vazhdimin >>>

Monarkia Shqiptare shqytrohet sërisht !

Periudha e Monarkisë shqiptare, ose koha e Mbretit Zog, siç mund ta njohi shumica prej nesh, është një periudhë jo shumë e ndriçuar për shumë shqiptarë. Debatet dhe këndvështrimet e ndryshme nuk mungojnë.

Në kuadër të 80 vjetorit të shpalljes së Monarkisë Shqiptare dhe në kuadër të rishikimit të historisë, për herë të parë mbas 69 vjetësh, Institucionet e Shtetit Shqiptar janë angazhuar që me datë 1 shtator, të zhvillojnë një konferencë ku mbi 20 historian dhe referues të ndryshëm do përpiqen të hedhin dritë mbi figurën e Mbretit Zog si dhe vetë periudhën në fjalë. Tema do jetë: “Monarkia Shqiptare 1928-1939″. Konferenca do shoqërohet edhe me aktivitete të tjera. Lexo vazhdimin >>>