Shkrim: Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli
Përshëndetje miq të librit,
Një mikesha jonë pati mirësinë të na kalonte një shkrim mbi vepën e shkrimtarit të mirënjohur Fatos Kongoli “Bolero në Vilën e Pleqve”. Ju urojmë lexim të këndshëm…
“Nuk e bleva, ma dhanë me të drejtë kthimi. Unë thjesht evidentova faktin që është romani i fundit i Kongolit. Po të mos ma jepnin, do ta blija. Jo dhe aq për çmimet ekonomike që shoqërojne gjithnjë veprat e këtij autori, ide brilante e ndonjë specialisti marketingu kjo, por për shijen e pazëvendësueshme që më lenë këto vepra.
E dua Kongolin. Në fakt dua shumë dhe Kinën, ku ai ka studiuar.
Arsyet që një lexues të dojë aksh shkrimtar mund të jenë të shumta dhe deri këtu nuk po bëj të ditur ndonjë çudi, por në marëdhënien time me Kongolin është vetëm një:
Unë shpesh jam si personazhet e tij. Nuk ndjehem, por Jam. Kjo përbën diferencën… Lexo vazhdimin >>>
Librat më të shitur gjatë vitit 2008
Së fundmi doli: Lista me librat & autorët më të shitur për vitin 2009
Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008. Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi. Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).
20 kryevepra nga kryeveprat e shekullit te 20-te
Miq të librit, përshëndetje!
Kësaj here po i kushtojmë vëmendje ekskluzivisht 20 kryeveprave të letërsisë botërore dhe shqiptare të shekullit të 20. Këto 20 romane, të publikuara me cilësi të lartë dhe kapakë të trashë vijnë nga shtëpia botuese Koha Ditore në Prishtinë. Botimi i këtyre librave dukshëm nuk është një nismë tregtare, sepse cilësia e librave është shumë më e lartë sesa çmimi. Kolana e 20 kryeveprave të shekullit të kaluar, janë edhe një shembull i botimit të vlerave të njerëzimit, shembull që bën mirë të ndiqet edhe nga shtëpitë e tjera botuese.
Nga lista e kryeveprave shqiptare, në këtë kolanë janë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Ismail Kadare, “I humburi”, Fatos Kongoli “Gjaku i Dallëndyshes”, Zija Çela, e “Ujku dhe Uilli” nga Vath Koreshi. Lexo vazhdimin >>>
Dy Romane, Dy Histori dhe Tre Shtepi Botuese
Kesaj here ju prezantojme me dy romane dhe dy libra historik.
I pari eshte libri me titull “Te Porta e Shen Pjetrit” nga shkrimtari tashme i mirenjohur Fatos Kongoli. Ndersa, “Kryqi i Harreses” eshte romani i ri nga Flutura Acka i cili sjell një kryq harrese, me qellim per te trokitur dhe zgjuar kujtesen kolektive shqiptare.
Gjithashtu, kesaj here ju prezantojme edhe me dy libra historik. I pari me autorin Albert Mayzie tregon per jeten autorit ne forme aventurash familjare, neper ekspedita ne kater anet e botes, njera prej te cilave edhe ne Shqiperi. Libri titullohet thjeshtesisht “Aventure ne Shqiperi 1964“.
Ndersa libri “Tri jete” i autorit Skender Luarasi, i cili sjelle tregimet e “kryetrimit” Isa Boletini. Kesaj here shtepite botuese jane Toena, Migjeni dhe Skanderbeg Books.
![]() |
![]() |
|---|---|
![]() |
![]() |
Mos harroni qe nese deshironi te njoftoheni rregullisht per librat e rinj qe ne publikojme, atehere regjistrohuni ne sherbimin tone me Email.
BALLKANIKA 2008: Çmimi letrar për romanin më të mirë të Ballkanit për v.2008
Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena”, në rolin e tij si organizator për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs ndërkombëtar njofton se:
- Këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë shkrimtari Bashkim Shehu me romanin e tij “Angelus Novus”
- Fituesi për romanin më të mirë të Ballkanit do të shpallet në Shkup, më datën 5 tetor 2008.
Shpallja e fituesit për romanin më të mirë ballkanik për vitin 2008 do të bëhet në Shkup të Maqedonisë më 5 tetor të këtij viti. Janë propozuar dhe dorëzuar prej kohësh veprat e autorëve nga seicili vend ballkanik dhe juria e përbërë nga një anëtar nga seicili vend po shqyrton prej kohësh veprat. Në ceremomni, veç anëtarëve të jurisë, autorëve kandidatë dhe botuesve organizatorë, do të jenë të pranishëm personalitetet më të njohur të jetës kulturore në Maqedoni dhe personalitetet më të larta të jetës politike të këtij vendi, përfshirë edhe presidentin e Maqedonisë, nën kujdesin e të cilit zhvillohet kjo veprimtari.
Si funksionon çmimi Ballkanika
Seicili botues organizator formon në vendin e tij një juri të përbërë me jo më pak se tre anëtarë, të cilët duhet të jenë personalitete të njohur të fushës, studiues, autorë, kritikë, analistë, gazetarë të kulturës, etj. Kjo juri, pasi seleksionon romanet më të spikatura të tre viteve të fundit përcakton në fillim 10 romanet më të mira që konkurojnë midis tyre për të qënë një prej pretendentëve midis autorëve më të mirë të Ballkanit. Më pas nga 10 romane juria përzgjedh 3 prej tyre, prej të cilëve, në fazën e fundit të gjykimit do të nxjerrin një roman, i cili i propozohet jurisë ballkanike. Pas përcaktimit të veprës së përzgjedhur, botuesi organizator merr masat për dorëzimin e dosjes së plotë në jurinë ballkanike: romanin, një kopje në origjinal (për të vërtetuar se është botim i tre viteve të fundit), veprën të përkthyer tërësisht në anglisht ose frengjisht, të dhëna sa më të plota për autorin, një përmbledhje për përmbajtjen e romanit, një CV të autorit, si dhe vlerësimët që ka pasur vepra në vendin respektiv. Edhe këto duhet të jenë të gjitha në anglisht ose në frengjisht. Pra, gjuhët zyrtare të jurisë ballkanike janë anglishtja dhe frengjishtja. Nëse romani që konkuron është i përkthyer edhe në gjuhë të tjera të huaja ose është në proces botimi, ka përparësi në gjykimin e jurisë ballkanike. Edhe juria e Ballkanit përzgjedh, si fillim, midis veprave që konkuronë 3 veprat më të mira dhe prej tyre, ditën e zhvillimit të ceremonisë zyrtare, shpallet fituesi i romanit më të mirë të Ballkanit.
Shpërblimi për fituesin
Fituesit të shpallur si autori i romanit më të mirë të Ballkanit për vitin respektiv i jepet Diploma përkatëse e Nderit, një distinktiv me simbolin e Ballkanikës, një premio financiare (5.000 – 10.000 euro).
Botuesit organizatorë të të gjitha vendeve ballkanike kanë detyrimin që ta botojnë romanin fitues në vendet e tyre. Dmth, brenda një viti apo diçka më shumë vepra e autorit fitues përkthehen në shumë gjuhë të huaja njëherësh. Botuesve u lind mundësia që, sipas dëshirës dhe vlerësimit nga ana e tyre, të botojnë në vendin e tyre të gjitha veprat që kanë konkuruar në “Ballkanika”.
Autorët shqiptarë dhe veprat e tyre që kanë konkuruar në 11 edicionet e Çmimit Letrar “Ballkanika”:
1997: Fatos Kongoli, Kufoma. (libra nga Fatos Kongoli)
1998: Ismail Kadare, Tri këngë zije për Kosovën. (libra Ismail Kadare)
1999: Besnik Mustafaj, Boshi.
2000: Vath Koreshi, Ujku dhe Uilli. (libra Vath Koreshi)
2001: Fatos Kongoli, Dragoi i fildishtë.
2002: Fatos Kongoli , Ëndrra e Damokleut. (Fitues).
2003: Mimoza Ahmeti, Absurdi koordinativ.
2004: Diana Çuli, Engjëj të armatosur.
2005: Aurel Plasari, Lufta e Trojës vazhdon. (libra Aurel Plasari)
2006: Ylljet Aliçkaj, Një rrëfenjë me ndërkombëtarë.
2007: Bashkim Shehu: Angelus Novus.
Disa nga autorët dhe veprat që konkurojnë për vitin 2007:
Shqipëri: Bashkim Shehu: Angelus Novus.
Bullgari: Alek Popov: Kutia e zezë.
Greqi: Takis Theodoropoulos: Trillimi i Venerës së Milos.
Maqedoni: Iljana Dirjani: Botë të fshehta.
Rumani: Aura Christi: Vendi i paprekshëm.
Serbi: Vladislav Bajac: Hamami ballkanik.
Turqi: Tasim Uzjel, Gradiaçiela.
Autori shqiptar dhe romani i tij që konkurojnë për v.2007
Për vitin 2007 juria e Shqipërisë ka propozuar si kandidat për çmimin “Ballkanika” shkrimtarin Bashkim Shehu dhe romanin e tij “Angelus Novus”. Vepra është botuar në vitin 2006 dhe është pritur më interes nga lexuesi shqiptar. Kritika dhe shtypi e kanë vlerësuar si një nga veprat që ngjalli interes dhe diskutime në rrethe intelektuale dhe është nga veprat më të shitura gjatë kësaj periudhe. Vepra është në proces botimi në Amerikë dhe në Francë.
Juria shqiptare dhe përfaqësuesi shqiptar në jurinë ndërkombëtare
Juria shqiptare, që ka vlerësuar dhe propozuar autorin dhe romanin shqiptar si konkurente për çmimin “Ballkanika” ka qenë e përbërë nga:
- Jorgo Bulo
- Piro Misha
- Diana Çuli
- Ylljet Alickaj
Ndërsa në jurinë ballkanike Shqipëria do të përfaqësohet nga Diana Çuli.



