Kadare fiton çmimin për letërsinë në Spanjë
Ismail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar “Princi i Asturias për letërsinë” (Prince of Asturias Award for Letters) duke u bërë kështu shkrimtari i parë shqiptar që fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Spanjë dhe një nga më të rëndësishmit në qarqet letrare të botës.
Për këtë çmim Kadare u përzgjodh mes shkrimtarëve të njohur botëror si autori japonez Haruki Murakami, çeku Milan Kundera, italiani Antonio Cabuchi, holandezi Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë. Pretendentët për të fituar këtë çmim ishin 31 kandidatë nga 25 vende të ndryshme të botës.
Çmimi jepet nga fondacioni “Prince of Asturias” dhe u akordohet “atyre personave, institucioneve, puna krijuese dhe kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë.” Lexo vazhdimin >>>
Intervista e Doris Lessing me Rudina Xhungen
Përshëndetje miq të librit,
Nëse nuk keni patur mundësi ta shihni intervisten në television, atëherë aq më tepër ju ftojmë të lexoni intervistën ekskluzive me Doris Lessing, fituese e “Nobel 2007 në Letërsi”, nga Rudina Xhunga, për emisionin “Shqip” në “Top Channel”.
Doris Lessing: Feministet kanë larguar burrat nga librat e mi.
Aktualisht në shqip nga autorja është libri: Fëmija i pestë.
Gjithashtu, ju ftojmë të vizitoni nënkategorinë: Nobelistët në shqip
.
Shkrimtari francez fiton cmimin nobel
Jean-Marie Gustave Le Clézio, 68 vjec, fitoi sot cmimin Nobel në Letërsi nga Akademia Suedeze me motivacionin “autor i nisjeve të reja, aventurës poetike dhe ekstazës sensuale, eksplorues i njerëzimit përtej kufijve të qytetërimit”.
Autori do të marrë një cmim prej 10 milionë kronor, (mbi 1 milionë euro), medaljen e artë të cmimit nobel për Letërsi si dhe do të ftohet të japë leksion në selinë qëndrore të akademisë në Qytetin e Vjetër të Skokholmit.
Le Clézio fitoi cmimin letrat francez Prix Renaudot në vitin 1963, për librin Le Proces-Verbal, një studim mbi cmendurinë. Ai ka lindur në Nicë dhe ka shmangur publicitetin përgjatë të gjithë karrierës së vet të gjatë ndërsa ka mbajtur distancë nga elita letrare e Parisit. Ai ka shkruajtur më shumë se 30 libra dhe është shumë popullor në botën frëngjisht-folëse. Kompania e basteve Ladbrokes doli huq në masë të gjerë kësaj here, pasi e kishte konsideruar Le Clézio-n si autor me shumë pak shanse, duke i dhënë një shans në 14 për të fituar Nobelin. Shkrimtari i fundit francez që ka fituar nobelin ka qenë Gao Xingjian, një emigrant kinez në francë, në vitin 2000.
Vitin e kaluar, shkrimtarja Britanike Doris Lessing fitoi nobelin dhe deklaroi: “Unë i kam fituar të gjitha cmimet në Europë pra kam bërë Rojal Flosh”.