Libri vazhdon të jetë miku më i mirë për kryeqytetasit

Përshëndetje miq të librit,

Libri, miku me i mireSipas një vëzhgimi të bëri së fundmi nga gazeta Ballkan në libraritë e Tiranës “libri duket se vazhdon të jetë miku më i mirë për një pjesë të konsiderueshme të lexuesve të kryeqytetit”. Sipas vëzhgimit rezulton se “qytetarët e Tiranës kanë ende dëshirë për të lexuar, madje një pjese e tyre dhurojnë libra për miqtë” shprehet autori i shkrimit. Lexo vazhdimin >>>

Librat më të shitur gjatë vitit 2008

Së fundmi doli: Lista me librat & autorët më të shitur për vitin 2009

Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008. Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi. Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).

Librat me te shitur 2008 Lexo vazhdimin >>>

Romani befasues i Ben Blushit

Përshëndetje miq të librit,

Nëse keni qenë duke pritur të gjeni një kopje të librit të Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, tani keni mundësi ta bëni këtë edhe nëpërmjet Shtëpisë së Librit.

Te jetosh ne ishull, Ben BlushiTë jetosh në ishull” është romani i parë i autorit Ben Blushi, i njohur si politikan, ish ministër dhe zëvendësministër në disa dikastere në vitet e fundit, si dhe një gazetar i njohur në fillimet e tij.

Është një nga rastet unike kur një politikan i kthehet letërsisë, ndërkohë që gjatë këtyre 18 vjetëve shoqëria shqiptare ka njohur fenomenin që një pjesë jo e vogël shkrimtarësh e poetësh, njerëz të letrave në përgjithësi lanë penën dhe iu përkushtuan politikës. Lexo vazhdimin >>>