Libri vazhdon të jetë miku më i mirë për kryeqytetasit

Përshëndetje miq të librit,

Libri, miku me i mireSipas një vëzhgimi të bëri së fundmi nga gazeta Ballkan në libraritë e Tiranës “libri duket se vazhdon të jetë miku më i mirë për një pjesë të konsiderueshme të lexuesve të kryeqytetit”. Sipas vëzhgimit rezulton se “qytetarët e Tiranës kanë ende dëshirë për të lexuar, madje një pjese e tyre dhurojnë libra për miqtë” shprehet autori i shkrimit. Lexo vazhdimin >>>

Blogu dhe komunikimi me ju

Përshëndetje miq të librit,

White House BlogSa herë që mendohem në lidhje me funksionin e Blog-t tonë, aq herë kujtohem për rëndësinë që ai ka për vizitorët tanë dhe për vetë punën që bëjmë. Por sot në mëngjes, vlera dhe funksioni i Blog-ut u rifreskua më tej në mendjen time ndërsa lexoja për betimin e presidentit të parë afro-amerikan në Amerikë – Barack Obama (autor i librit “Guximi për të shpresuar”). Lexo vazhdimin >>>

Libri “Guximi per te shpresuar” nga Barack Obama

Guximi per te shpresuar, Barack ObamaAsnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile Kuraje të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s. Faqet e këtij libri përmbajnë analiza të mirëpeshuara mbi ndikimet jetëgjata të së shkuarës mbi realitetet e sotme amerikane, ide të thella mbi botën e sotme të ndërlikuar dhe plot sfida, si dhe, mbi të gjitha, një vizion frymëzues mbi mundësitë e pafundme të së nesërmes. Për më tepër, me rezultatet e zgjedhjeve të 4 nëntorit 2008, ky libër sfidues na hap një dritare nga ku mund të shohim parimet morale dhe shoqërore që do të udhëheqin në detyrë njeriun e parë afroamerikan të zgjedhur president në historinë e Shteteve të Bashkuara. Duke qenë vetë një afroamerikan dhe adhurues i vërtetë i popullit shqiptar, përgëzoj me entuziazëm përkthimin në shqip të kësaj vepre të spikatur, që ua reko-mandoj të gjithë atyre që kanë dëshirë ta njohin më mirë këtë njeri, i cili, nuk kam asnjë dyshim, do të jetë një mik i vërtete i Shqipërisë.

JOHN L. WITHERS II, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Lexo vazhdimin >>>