Fituesit, librat dhe autorët më të komentuar te Shtëpia e Librit

Përshëndetje miq të librit!

Në fillim të muajit prill shpallëm fillimin e fushatës “merr pjesë dhe fito një libër FALAS”. Përgjigja e miqve të librit ishte e mrekullueshme dhe tashmë ju mund të lexoni mbi 220 përshtypje të ndryshme për titujt në faqen tonë. Kemi gjithashtu kënaqësinë të shpallim publikisht dhe fituesit e këtij shorteu që janë:

Ndërkohë ju ftojmë të shihni edhe librat më të komentuar të organizuar sipas autorëve shqiptare dhe të huaj.

Librat më të komentuar nga letërsia shqiptare

Librat më të komentuar nga letërsia botërore

Cmimet për letërsinë shqipe 2009

Në fillim të muajit shkurtit Ministria e Kulturës shpalli Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2009.

Autori Agron TufaÇmimi i Madh i Letërsisë”: Iu dha shkrimtarit Agron Tufa, për librin “Thembra e Akcilit” për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes.

Çmimi Gjergj Fishta” : Iu dha studiuesit Ardian Vehbiu për vështrimin e thellë sociogjuhësor të deformimit të shqipes nën trysninë e dogmës komuniste, duke e vlerësuar për stilin postmodern, nivelin e lartë të shkrimit të shqipes dhe çlirimin e letërsisë nga klishetë.

Çmimi Faik KONICA“: Iu dha studiueses Floresha Dado për librin “Sfidat teorike të historiografisë letrare” për trajtimin origjinal të temave të rëndësishme të debatit teorik letrar shqiptar.

Çmimi Fan NOLI”: Iu dha përkthyesit Afrim Koçi për përkthimin në një shqipe të admirueshme të kryeveprës së nobelistit Tomas Mann “Mali Magjik”. Lexo vazhdimin >>>

Gjuha totalitare ushqen mendësi totalitare

Shqipja Totalitare – tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990″, një vepër me të cilë Ardian Vehbiu e pajis gjuhësinë shqiptare me të parën monografi në fushë të filozofisë së ligjërimi.

Shqipja totalitare, Ardian VehbiuDeri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

Mund të thuhet me siguri se Vehbiu mbetet një cilësues aktiv e objektiv i këtyre simptomave. Mjafton të këqyret rubrika tejet e pasur e publicistikës gjuhësore të tij në shtypin e përditshëm, apo përmbledhja e zhdërvjellët “Fraktalet e shqipes” (Excipere, Çabej 2007) për të kuptuar shumësinë dhe kompleksitetin e patologjive ligjërimore të ballafaquara aty.

Natyrisht, përsa kohë ato thjesht evidentohen, kemi të bëjmë vetëm me proces receptimi, i cili, për të qenë i vijuar e funksional, do duhet ndjekur nga një stad i mëtejshëm: perceptimi. Lexo vazhdimin >>>

“Ku je?”, romani i ri i Flutura Açkës

Shkrimtarja Flutura Açka sjell për lexuesin, romanin e saj të katërt.

Romani “Ku je?” na kthen në vitet ’80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjormi, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një “liri” e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati. Ajo është e bija e një ish-pushtetareje të lartë, e rrëzuar për shkak të një gabimi “politik”. Një tjetër vajzë, Klara Daiu, një aktore e talentuar dhe e suksesshme, është e detyruar të ndjekë të njëjtin rrugëtim, për arsye të përafërta. Ajo është bartëse e një dashurie të pamundur, që bëhet thelbi i jetës së saj. Një skulptor me ide të çuditshme vegjeton në qytet në kërkim të identitetit të tij krijues. Ai është ithtar i Anarkisë dhe i grishjes substanciale të lirisë dhe petku i artistit të parealizuar dhe të diktuar do ta shqetësojë shpesh. Karakteret e këtij romani takohen mes tyre dhe nëpër rastësi ngrejnë jetën njerëzore me një të përditshme të gjallë mes absurdit dhe tragjedisë. “Ku je?” është një sagë e diktaturës që përfshin gati një qytet të tërë, e rrëfyer nga një prej dëshmitareve të asaj kohe. Nga dritaret e fëmijërisë së dikurshme, që përtej kureshtjes e ndihmuan të skanonte kohën në të cilën rritej, autorja sjell një fiction plot ngjarje, jetë, dramë, komedi, dhimbje, dhunë, dashuri dhe ethe padurimi, nëpër spirale rrëqethëse mes jetës dhe vdekjes. Ky roman është një klithmë e fuqishme për lirinë dhe dashurinë. Lexo vazhdimin >>>

Libra të rinj dhe të vjetër

Përshëndetje miq të librit,

Më së fundmi kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me një listë librash të rinj dhe të vjetër që tashmë mund të porositen direkt edhe nga faqja jonë. Ju ftojmë të klikoni linqet e secilit prej tyre për të lexuar një prezantim më të plotë.

Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët
Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaretKy libër ka dalë së fundmi, dhe sjell një përmbledhje intervistah të përzjedhura që At Zef Pllumi ka bërë me gazetarë të njohur si: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni. Për me tej ju ftojmë të konsideroni edhe dy veprat thelbësore të këtij Ati kaq të nderuar të popullit dhe kulturës shqiptare. Lexo vazhdimin >>>

“Darka e Gabuar”, romani më i ri i Kadaresë

Darka e gabuar, Ismail KadareQë nga dita kur ushtria italiane u shpërbë, në vjeshtën e vitit 1943, deri në vdekjen e Stalinit, dhjetë vite më vonë, Shqipëria përjetoi ndryshimet më drastike të imagjinueshme. Ngjarjet e përjetuara në atë kohë, treguar nga rrugët e Gjirokastrës, nuk janë dicka e re në universin Kadarean. Katër dekada më parë, në vitin 1970, përmes romanit “Kronikë në Gur” koha e luftës përshkruhet përmes syve të një fëmije, gjithmonë nga qyteti i gurtë. Lexo vazhdimin >>>

20 kryevepra nga kryeveprat e shekullit te 20-te

Miq të librit, përshëndetje!

Libra shqipKësaj here po i kushtojmë vëmendje ekskluzivisht 20 kryeveprave të letërsisë botërore dhe shqiptare të shekullit të 20. Këto 20 romane, të publikuara me cilësi të lartë dhe kapakë të trashë vijnë nga shtëpia botuese Koha Ditore në Prishtinë. Botimi i këtyre librave dukshëm nuk është një nismë tregtare, sepse cilësia e librave është shumë më e lartë sesa çmimi. Kolana e 20 kryeveprave të shekullit të kaluar, janë edhe një shembull i botimit të vlerave të njerëzimit, shembull që bën mirë të ndiqet edhe nga shtëpitë e tjera botuese.

Nga lista e kryeveprave shqiptare, në këtë kolanë janë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Ismail Kadare, “I humburi”, Fatos Kongoli “Gjaku i Dallëndyshes”, Zija Çela, e “Ujku dhe Uilli” nga Vath Koreshi. Lexo vazhdimin >>>

Faqja ne vazhdim →