Libra të rinj dhe të vjetër

Përshëndetje miq të librit,

Më së fundmi kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me një listë librash të rinj dhe të vjetër që tashmë mund të porositen direkt edhe nga faqja jonë. Ju ftojmë të klikoni linqet e secilit prej tyre për të lexuar një prezantim më të plotë.

Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët
Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaretKy libër ka dalë së fundmi, dhe sjell një përmbledhje intervistah të përzjedhura që At Zef Pllumi ka bërë me gazetarë të njohur si: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni. Për me tej ju ftojmë të konsideroni edhe dy veprat thelbësore të këtij Ati kaq të nderuar të popullit dhe kulturës shqiptare. Lexo vazhdimin >>>

Vitrina Jone: At Zef Pllumi

Parathënia jonë është e panevojshme…..

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi
Rrno vetem per me tregue At Zef Pllumi Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.

Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë. – Ismail Kadare

“Rrno vetëm për me tregue”, na bën të mendohemi se sa e vështirë është të “vlerësosh” përmbajtjen historike të një gjysmë shekulli shqiptar… Kam bindjen se një shumice shqiptarësh do t’u hyjë në punë kjo dëshmi për ta kuptuar se mohimi i së kaluarës – kulti i harresës – është një nga mënyrat më perfide për të përligjur a posteriori gjithë sa ka pasur kriminale një rregjim. – Aurel Plasari (Lexo më tej ose blije tani…) Lexo vazhdimin >>>