Skandalozët, libra dhe autorë
Ata janë autorët më skandalozë të të gjitha kohërave. Disa i vlerësojnë si autorë që nuk ditën të shkruanin dicka për të qenë dhe për këtë arsye, shkruan fillim-mbarim vetëm libra skandalozë, në mënyrë që të nxirrnin jetesën duke provokuar ndjenjat dhe besimet e të tjerëve. Disa i vlerësojnë si shkrimtarë që kanë folur për atë pjesë të jetës që jo të gjithë dëshirojnë ta tregojnë.
Në Shqipëri, duket se njëri prej tyre, i famshmi “Femrat” e Bukowski-t, kreu në mënyrë të cuditshme një “mision edukues”. Kur u botua në vitin 1999 në shqip, u lexua nga të rinjtë dhe adoleshentët e asaj kohe, shumica dërrmuese e të cilëve as që e kishin cuar nëpër mend të hapnin një libër prej shumë kohësh. Në këtë mënyrë, sado të kritikuar që të jenë, librat skandalozë kryejnë një shërbim: afrojnë me librin edhe të rinjtë më refuzues ndaj librit…
Më poshtë janë disa prej tyre:
“Ditë të qeta në Klishi”
Romani biografik “Ditë të qeta në Klishi” është një vepër theblësore dhe shprehëse e karakterit të shkrimtarit amerikan Henry Miller, i cili njihet për përzjerjen e seksit me filozofinë si dhe është një vepër informuese për kohën në të cilën ai jetoi.
Ai është shkrimtari i romaneve që u ndaluan për shumë vite nga publikimi dhe qarkullimi në SHBA dhe që vuri para sprovës ligjet federale përballë artit dhe pornografisë. Libri është një pasqyrë e ditëve që autori kaloi në Paris në vitet ’30. Mënyra e hapur e diskutimit të tij për seksin bëri që romani të qarkullonte në Francë dhe shumë vite të tjera shumë më herët sesa të botohej në vendlindjen e autorit. Botimi i parë i kësaj kryevepre në SHBA u bë i mundur vetëm në vitin 1961. Romani është përshtatur edhe për disa filma të suksesshëm.
Zonja Vdekje, Charles Bukowski
Charles Bukowski te “Zonja Vdekje” e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Los Anxhelos – Qytetit të Engjëjve.
Jeta Seksuale e Catherine M
“Jeta seksuale e Catherine M.” është një roman i shkruar nga kritikja e artit Catherine Millet dhe që u publikua në vendin e saj të lindjes në Francë, në vitin 2001. Përkthimi në anglisht erdhi nga Adriana Hunter në vitin 2002.
Në Shqip u botua në vitin 2006 nga shtëpia botuese 55, me përkthyese Elda Boriçi. Libri ka hapur debate të mëdha në të dyja anët e Atlantikut. Ai konsiderohet si libri më i hapur mbi seksin që është shkruar ndonjëherë nga një grua.
Catherine Millet u lind më 1 prill 1948. Ajo është themeluese dhe redaktore e revistës Art Press, e cila fokusohet në artin moderrn. Romani i saj paraqet në detaje historinë seksuale të vetë autores nga masturbimet e adoleshencës deri te seksi në grup mes maxhorenëve. Ajo është e martuar me poetin dhe romancierin Jacques Henric.
Postime të tjera me interes
Komentet
3 Komente te: “Skandalozët, libra dhe autorë”
Shkruaj nje koment
hey a e ka shtepia e librit nje kopje per mua ?
Patjeter, na kontakto.
Elvisi
Liria ka marrë mësysh nga tregtarët e flamujve
(Reshat Sahitaj: “DIKUR E DIKU”, roman, 2008)
Në romanin më të ri të Reshat Sahitajt “DIKUR E DIKU”, me një ngjyrim të theksuar të realizmit magjik dhe me një gjuhë krejt të mëvetësishme, ironizohet fati i njeriut dhe i etnisë në këtë pjesë të dheut të shqiptarëve. Fabula e romanit pleks dy shtresime historike (të kaluarën e hidhur të shqiptarëve, kur ishin nën okupimimin klasik të serbëve dhe të sotmen, lirinë ironike të pasluftës, kur vazhdojnë të jenë të nëpërkëmbur e të përbuzur nga bandat e atdhengrënësve vendorë) dhe dy botë që shkrihen në të njëjtin univers (botën reale dhe botën fiktive, që aq natyrshëm këmbejnë pamjet, heronjtë, bëmat dhe fatet). Gjithashtu, personazhet e këtij romani mund të ndahen në tri kategori: heronj të gjallë, heronj të vdekur dhe personalitete të vërteta të jetës kulturore, politike e publike. Kjo gjetje artistike, sigurisht e re dhe ndër më modernet, i ka mundësuar Reshatit që t’i zbërthejë me një artizëm plot sqimë dy faqet historike të etnisë, që lidhen në një rrëfanë dhe bëhen identifikuese të fatit dhe të etnopsikologjisë së shqiptarëve.
Romani “DIKUR E DIKU”, mbi të gjitha, është një prozë autobiografike, jo vetëm pse kryeheroi pothuaj në të gjitha ngjyrimet identifikohet me autorin. Por po kaq kjo vepër mund të quhet edhe satirë psikologjike, një që e përdorë gjuhën e ironisë për të rrëmuar rrënjët e konfliktit të jashtëm e të brendshëm. Por, derisa konfkikti i jashtëm më leht përkufizohet, konflikti i brenshëm vlon nga enigmat. Është ajo lufta më e kobshme dhe më e vështirë e etnive për ta zhdukur të keqen nga vetvetja.
Në këtë roman mbarësinë, rebelimin dhe luftën e vazhdueshme kundër pushtuesit e personifikon kryeheroi, ndërsa të keqen, servilizmin dhe plangprishësinë – i vëllai. Prandaj kallëzimtari zbulon që në nismë gjenezën e konfliktit me të vëllanë, diçka që të kujton rrëfimet biblike të urrejtjes së vëllezërve: “…Ai me shtetin, unë, për inat të tij, kundër sistemit. Ai në Bregun e Taslixhes e unë në Bregun e Diellit; Ai me Titon e unë me Enver Hoxhën, ai me Ibrahim Rugovën, unë me Adem Demaçin, me Rexhep Qosen. Ai punonte me dredhi, e unë, si budallai, me drejtësi. Ai me politikë e me qeveri, e unë kundër politikës dhe kundër qeverisë…” Sigurisht kjo i ka rrënjët në kohën e stërzgjatur të robërisë, gjatë së cilës një pjesë e kolektivitetit ishte shpërfytyruar duke u bërë bisht në sëpatën e huaj.
Me këtë hapje intrigohet thurja e konfliktit. Pastaj, në botën reale, në hotelin “Grand” të kryeqytetit, me heronj realë, nisë thurja fabulative, për t’u shtrirë gati menjëherë në pjesën fiktive të universit romansor, ku kryepersonazhi papritur e pa kujtuar takohet me heronjtë e vdekur – Partizanin e Vogël dhe Rojtarin. Ata, si përfaqësues të dy epokave historike (Partizani i Vogël i kohës së komunizmit dhe Rojtari i epokës së UÇK-së), janë bartës të papajtueshëm të kontraditës dhe të konfliktit ideologjik. Atje, në pjesën përrallore, shkojnë edhe lexuesit e romanit, gjithëkahnaja e të cilit është në krijim e sipër. Ata (Agroni, Blerta, Flaka, Frikacaku, Vetoni etj.) , ndonëse lëvizin si meteorët në kozmosin fiktiv të veprës, orbitë e kanë botën reale, tek e cila më në fund kthehen bashkë me kryepersonazhin. Por, ç’kërkuan dhe ç’gjetën heronjtë në këtë pjesë të përrallëzuar të universit, ku bashkëjetojnë të gjallët me të vdekur? Kodin e mbijetesë? Përmbysjen e fatit? Identitetin e shkruar në librat e vjetër? Rrënjët e vërteta të konfliktit të brenshëm? Të gjitha nga pak dhe asnjërën deri në fund.
Atje, kërkimi i enigmave të mëdha historike që bëhet nga kryepersonazhi (që ka edhe rolin e kallëzimtarit), zbutet me kujtimet nga bota e të gjallëve, që plotësojnë mozaikun fabulativ dhe në të njëjtën kohë i njëjtësojnë natyrshëm të dy botët e romanit, aq sa ke përshtypjen se edhe përralla s’është veçse një trill i botës së të gjallëve. Kjo, po kështu, ka ndihmuar autorin që të bëjë një shthurje moderne dhe të natyrshme kompozicionale.
Vetëm ata që e njohin mirë Reshat Sahitajn, mund ta kuptojnë sinqeritetin e rrëfimit të tij si dhe kapërcimin krejt spontan, pra, pa shtirje e sforcime, të klisheve anakronike. Kjo ngasje prej kryengritësi dhe humbësi të gjithmonshëm të kryepersonazhit, ndoshta më së miri është metaforizuar në fillim dhe në fund të romanit (konflikti mbi urrejtjen përrallore të vëllezërve dhe konflikti mbi prirjen e gjithmonshme të asaj pjese të etnisë që kapardiset se me ta fillon historia).
Prandaj, ky roman do të mbetet më shumë se shenjim i të ligës së kësaj kohe dhe më tepër se një baladë për lirinë që ka marrë mësysh nga tregtarët e flamujve.
Prishtinë, Rushit RAMABAJA
2008