Si të gjesh librin që kërkon ?
Me rritjen e numrit të librave të publikuar (aktualisht mbi 800 tituj), si dhe rritjen e numrit të vizitave në faqen tonë (rreth 150 në ditë), rrjedhimisht rritet edhe nevoja për të gjetur sa më lehtësisht librin apo librat që ju kërkoni. Për këtë arsye ne ju ofrojmë disa mënyra si më poshtë:
Kategoritë dhe nën-kategoritë
Shtëpia e Librit është e organizuar në kategori librash si p.sh.: letërsia shqiptare, letërsia botërore, libra për fëmijë, etj, dhe brenda tyre me nën-kategori si: romane, revista letrare, tregime & novela, biografi & kujtime, etj. Kjo është edhe mënyra bazë se si ju mund të krijoni një ide më të qartë të librave që ne disponojmë si dhe mund të orientoheni më kollaj për të gjetur atë që kërkoni.
Mënyra kryesore të kërkimit
Sistemi ynë ju lejon të bëni dy lloje kryesore kërkimi për librat.
Mënyra bazë është ajo “e thjesht”, e cila ju lejon të kërkoni duke përdorur si fjalë kyçe titullin e librit ose emrin e autorit. Kjo është njëkohësisht edhe mënyra më e shpejtë por jo më e plota.
Mënyra tjetër është “Kërkimi i Avancuar” i cili ju lejon të kërkoni jo vetëm titullin dhe autorin, por edhe përshkrimin e librave që ne kemi publikuar. Ky kërkim është ideal nëse ju dëshironi ta zgjeroni kërkimin tuaj përtej kërkimit të thjeshtë. Nëpërmjet këtij kërkimi ju keni disa mundësi dhe opsione të tjera të cilat ju lejojnë ta bëni hulumtimin tuaj edhe më specifik si p.sh. duke kërkuar brenda një kategorie të caktuar, ose vetëm librat e një botuesi të caktuar, etj.
Kërkimi i shkrimeve
Një seksion me interes te Shtëpia e Librit është edhe ai i Shkrimeve, ku ju do mund të gjeni një përzgjedhje shkrimesh, biografish dhe studimesh për autorë dhe tituj librash të ndryshëm. Çdo shkrim është i lidhur me një ose disa libra të ndryshëm që lidhen direkt ose indirekt me shkrimin. Gjithashtu, ne kemi instaluar motorin e kërkimit edhe për Shkrimet, i cili e lehtëson më tej kërkimin tuaj brenda seksionit të Shkrimeve.
Titujt e postimeve te Blogu
Pamvarsisht se Blogu funksionon i ndarë nga sistemi i Shtëpisë së Librit, ne kemi gjetur një mënyrë për ta integruar atë me faqen e parë të dyqanit. Dhe konkretisht, në krahun e djathtë, poshtë motorrit të kërkimit, ju do keni mundësinë të klikoni mbi titujt e fundit të postimeve që ne vendosim në Blog. Gjithsesi, nëse dëshironi të informoheni rregullisht për të zhvillimet dhe të rejat te Shtëpia e Librit, ne ju sugjerojmë të abonoheni nëpërmjet shërbimit tonë me Email.
Përditësuar më: 2 nëntor 2008
Postime të tjera me interes
Komentet
2 Komente te: “Si të gjesh librin që kërkon ?”
Shkruaj nje koment
ju nuk te jepni shume informacione
Pershendetje Arber,
e vleresoj komentin tend. A mund te na orientosh se cfare lloj informacionesh do ishin me vlere per ju. Ne jemi duke punuar vazhdimisht per ta permiresuar sherbimin tone dhe komentet tuaja jane ato me me vlere per punen qe bejme.
Elvisi