Shkruaj diçka për librin që ke lexuar !

Përshëndetje miq të librit,

A ka ndonjë libër që, pasi e keni lexuar, ju ka lënë një mbresë të tillë që do të donit ta ndanit edhe me të tjerë? Tani mund ta realizoni këtë shumë thjesht me librat që gjenden në librarinë e Shtëpisë së Librit. Në Shtëpinë e Librit, përshtypjet tuaja për librin apo librat në shqip që keni lexuar do kenë mundësi t’i lexojnë edhe miq të tjerë të librit, si ju, duke ndihmuar kështu në përhapjen e mëtejshme të informacionit për vetë librin(at).

Si mund ta bëni këtë?

ShtëpiaeLibrit.com i ofron mundësinë çdo anëtari të regjistruar (falas) në sistemin tonë, të shkruaj një ose më tepër përshtypje për librat që ka lexuar dhe/ose që dëshiron të lexojë. Mjafton të logoheni dhe, pasi të keni gjetur librin e caktuar, ju mund të shkruani përshtypjen tuaj personale për atë libër duke klikuar në linkun përkatës.

Shembull me librin “Hija” nga Ismail Kadare:

Hapi i Pare per te shkruar Pershtypjen tuaj
Shënim 1: Pasi të keni gjetur librin që dëshironi, hapi i parë është klikoni butonin “Përshtypjet” (siç tregohet në figurë).

Pershtypjet per librat
Shënim 2: Pasi të jeni futur në faqen e Përshtypjeve për librin përkatës, mund të filloni të shkruani diçka për librin duke klikuar butonin “Shkruaj për librin
Pershtypjet tuaja
Shënim 3: Tani nuk ju ngelet tjetër veç se të shkruani “Përshtypjen tuaj”

Postime të tjera me interes

Komentet

14 Komente te: “Shkruaj diçka për librin që ke lexuar !”

  1. Erion.S ne: October 1st, 2008 11:21 am

    Më pëlqen libraria juaj dhe është shumë e nevojshme për ne dashamirësit e letërsisë që jetojmë larg atdheut.

    Përshtypjet e mia mbi librat që kam lexuar i kam shkruajtur dhe do të vazhdoj t’i shkruaj në të ardhmen me shumë kënaqësi.
    Përshëndetje!

  2. sparta ne: October 1st, 2008 12:41 pm

    shum ndjenja interesante me ndodhen gjat atij momenti kur isha duke lexuar romanin “sikur t’isha djale” te shkrimtarit haki stermilli

  3. albina ne: October 1st, 2008 12:47 pm

    isha futur thelle ne mendime ne qastin kur isha duke lexuar romanin hija teismail kadare me pelqen ky shkrimtar sepse shkruan shum bukur qe me ane te shkrimeve te tija ai e perfshin gjith peiudhen e popullit shqiptare dhe pershendes te lxuesit shqiptar

  4. elvisi ne: October 2nd, 2008 11:53 am

    Pershendetje Albina dhe lexuesve te tjere,
    ju inkurajoj qe pershtypjet tuaja t’i shkruani edhe te librat perkates ne librarine tone: http://www.ShtepiaeLibrit.com

    P.sh. Ketu gjendet libri “Hija” i Ismail Kadarese, te tjeret mund ti kerkoni gjithashtu duke perdorur motorin e brendshem te kerkimit te faqja jone kryesore http://www.ShtepiaeLibrit.com

  5. Elvisi ne: October 2nd, 2008 11:56 am

    Erion.S
    desha te te falenderoj vecanerisht per kontributin qe ke dhene me pershtypjet e tua per librat tane ne shqip. Faleminderit dhe gjithe te mirat,

    Elvisi

  6. Izabela Shijaku ne: October 2nd, 2008 12:09 pm

    Romani Kodi i Da Vincit i David Brown me ka pelqyer shume, trajton nje teme shume interesante dhe eshte i shkruar ne nje menyre aq elegante dhe terheqese qe te le pezull gjate gjithe kohes ..dhe ne fund te vjen keq qe mbaron… Jam e interesuar te di ne se ka ndonje liber plotesues ne lidhje me kete teme .Ju faleminderit

  7. Erion.S ne: October 2nd, 2008 3:19 pm

    Pershendetje Elvisi,
    Kënaqësia është e imja që shkruajta përshtypjet e mia!

    Do të doja të dija diçka më tepër për librin “Shkaba” të Kadaresë, sepse ju nuk keni publikuar asnje recension të shkurtër. Dua të krijoj një ide para se ta porosis.
    ju faleminderit

  8. elvisi ne: October 2nd, 2008 3:29 pm

    Erion,
    ke te drejte. Duhet te pergatisim dicka edhe per kete liber.

    Gjithe te mirat,
    Elvisi

  9. ardia ne: October 4th, 2008 11:08 am

    Pershendetje miq te librave.

    Sot u rregjistrova ne kete faqe dhe me pelqeu shume organizimi i librarise suaj.Eshte nje mundesi me teper per tu njohur me librat e rinj shqiptare e te huaj.

    Gjithe te mirat,
    Ardia

  10. Gjergji ne: October 5th, 2008 3:44 pm

    Pershendetje Erion.S
    Per Romanin Shkaba te Ismail Kadare, gjeta shkrimin e studiuesit te letersise shqipe Robert Elsie.
    Nuk pata kohe ta perktheja
    e ke ne linkun e meposhtem ne anglisht
    http://www.elsie.de/pdf/reviews/R1996KadareShkaba.pdf
    :)

  11. Ida ne: October 6th, 2008 8:16 am

    po lexoj Zhystine ose Fatkeqesite prej virtytit, nga markezi De Sad. eshte nje skandalozet e bukur te pare ne liste.

  12. Erion.S ne: October 6th, 2008 10:08 am

    Pershendetje Gjergji.
    faleminderit per linkun! E lexova dhe krijova nje ide per romanin.
    Gjergji, u tregove shume xhentil!

    Gjithe te mirat!

  13. fatlum ne: December 11th, 2008 12:54 pm

    o a nuk osht ktu libri “NITA“ a

  14. Elvisi ne: December 11th, 2008 1:05 pm

    Pershendetje Fatlum,
    faleminderit per interesimin. Fatkeqesisht jo, por gjithesesi, nese keni ndonje liber tjeter qe ju intereson mund ta kerkoni ne cdo kohe duke perdorur motorrin e kerkimit ketu: http://www.shtepiaelibrit.com/libri/advanced_search.php

    Gjithe te mirat,
    Elvisi

Shkruaj nje koment