Shkruaj diçka për librin që ke lexuar !

Përshëndetje miq të librit,

A ka ndonjë libër që, pasi e keni lexuar, ju ka lënë një mbresë të tillë që do të donit ta ndanit edhe me të tjerë? Tani mund ta realizoni këtë shumë thjesht me librat që gjenden në librarinë e Shtëpisë së Librit. Në Shtëpinë e Librit, përshtypjet tuaja për librin apo librat në shqip që keni lexuar do kenë mundësi t’i lexojnë edhe miq të tjerë të librit, si ju, duke ndihmuar kështu në përhapjen e mëtejshme të informacionit për vetë librin(at).

Si mund ta bëni këtë?

ShtëpiaeLibrit.com i ofron mundësinë çdo anëtari të regjistruar (falas) në sistemin tonë, të shkruaj një ose më tepër përshtypje për librat që ka lexuar dhe/ose që dëshiron të lexojë. Mjafton të logoheni dhe, pasi të keni gjetur librin e caktuar, ju mund të shkruani përshtypjen tuaj personale për atë libër duke klikuar në linkun përkatës.

Shembull me librin “Hija” nga Ismail Kadare:

Hapi i Pare per te shkruar Pershtypjen tuaj

Shënim 1: Pasi të keni gjetur librin që dëshironi, hapi i parë është klikoni butonin “Përshtypjet” (siç tregohet në figurë).

Shënim 2: Pasi të jeni futur në faqen e Përshtypjeve për librin përkatës, mund të filloni të shkruani diçka për librin duke klikuar butonin “Shkruaj për librin

Shënim 2: Pasi të jeni futur në faqen e Përshtypjeve për librin përkatës, mund të filloni të shkruani diçka për librin duke klikuar butonin “Shkruaj për librin"

Pershtypjet tuaja

Shënim 3: Tani nuk ju ngelet tjetër veç se të shkruani “Përshtypjen tuaj”

Postime të tjera me interes

Komentet

14 Komente te: “Shkruaj diçka për librin që ke lexuar !”

  1. kastro ne: February 1st, 2009 8:34 pm

    kryeveper e rralles, asgje tjeter.

  2. Remzi Fetahaj ne: February 11th, 2009 5:00 pm

    Të nderuar lexues,

    E kam krahasuar më shumë romane të mira botërore! E kam vlerësuar ndoshta edhe tej mase!
    Por, si romani, “I humburi” nga Fatos Kongoli’’, pa dyshim, nuk pashë…

  3. Remzi Fetahaj ne: June 25th, 2009 1:08 pm

    Lexues të nderuar,
    Me një shkrimtar të tillë, siç është Fatos Kongoli, është mëkat të mos mburremi përpara disa kolosëve të huaj të mrekullueshëm romancierësh…
    Kur e lexoj Paulo Coelhon, Milan Kunderen, G.G Maquezin etj…të vetmin konkurrent në fushën e letërsisë e shoh këtë njeri, këtë gjeni të Letërsisë së Sotme Shqipe!
    rfetahaj@hotmail.com

  4. rrezarta ne: September 6th, 2009 9:52 pm

    un lexoj shum a snje liber ska qe sme ka pelqyer por mos i jepni shum rendesi dhe shum leximit se smund te shikoni jepni renci dhe agetimit se pastaj smund te zhvilloheni tung rrezarta

  5. pajtimkrasniqi ne: October 15th, 2009 8:54 am

    sapo kontaktova me adresen tuaj ndihem i mahnitur me mundesite qe ofroni ju ju po beni nje pune tejet te rendesishme ofroni si oferte rrugen e perparimit

  6. Elvisi - Admin ne: October 15th, 2009 9:00 am

    Pershendetje Pajtim,

    faleminderit per mesazhin e sinqerte. Ju ftojme te na kontaktoni serish per cdo pyetje apo nevoje per ndihme qe mund te keni.

    Elvisi

  7. altin ne: December 20th, 2009 8:42 pm

    dy llafe per librat e brunilda zllamit: dobet, shume dobet. Gjuha qe perdoret eshte shume e dobet, rrefimi eshte shume i dobet, tregimet aspak terheqes…

  8. resa ne: January 3rd, 2010 12:14 pm

    ka shum libra te bukur qe ia vlen te lexohen por
    mua me se shumti me ka lene pershtypje libri i perpunuar i mitrush kutelit tregime te moqme shqiptare

  9. albioni ne: January 9th, 2010 3:19 pm

    Kam lexuar librat e I.Kadaresë dhe kam mbetur i fascionuar pernga stili , subjektet dhe maturia letrare e ketij gjigandi , por deshta te them edhe nje mendimi timin rreth librit “Moxart me vonesë” të autorit Bashkim Shehu , dhe une mendoj se B.Shehu tashme gjendet ne plejaden e korifejve letrar dhe s’shpejti pres shperthimin e tij letrar edhe ne vende te tjera evropiane e boterore. Vertet shkrimtar qe ja vlen te lexohet..

  10. Elvisi - Admin ne: January 9th, 2010 4:21 pm

    Pershendetje Albion,
    faleminderit per pershtypjen. Nese keni mundesi mos nguroni ti shkruani pershtypjet tuaja per librat perkatese duke u loguar te faqja jone dhe me pas mund te shkruani pershtypjen tuaj per librin qe deshironi. Flm. Elvisi

  11. klaudio ne: February 22nd, 2010 5:58 pm

    libri njemije e nje nete eshte fantstik .dhe volumet e tjera

  12. Merr pjesë dhe fito një libër FALAS | Shtepia e Librit - Blog ne: March 29th, 2010 6:58 pm

    [...] shtesë: Mësoni si të shkruani përshtypje për librin që keni lexuar? var addthis_brand = 'ShtepiaeLibrit.com';var addthis_language = 'en';var addthis_options = 'email, [...]

  13. valmir ne: March 29th, 2010 11:35 pm

    ehh fantastike gjdo hap i kesaj shtepije me plan te analizuar mir e mir .ee s kom hulumtu me kshyr a e keni librin Arsim Bajramit teoria dhe praktika parlamentarizimt osht bre ka mu duhet per me u bergadit per matur per ne shkenca politike.Elvis dhe komplet shtepia e librit pergezime ju qoft halla per ket qe po beni per shiptar un personalisht ju vlersoj shum punen tuaj

  14. Elvisi - Admin ne: March 29th, 2010 11:39 pm

    Pershendetje Valmir,
    faleminderit per mesazhin. Persa i perket librit, fatkeqesisht nuk e disponojme.