nga Admin

3 Dhjetor, 2010

Mario Vargas Llosa (foto)

Mario Vargas Llosa (foto)Së fundmi, Mario Vargas Llosa, Nobelisti i vitit 2010, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës Latine dhe të botës letrare sot, vjen sërish në shqip, me të drejta të plota nga Skanderbeg Books.

Këtë fundviti lexuesit shqiptar iu prezantuan dy romane të këtij autori, “Festa e cjapit” dhe “Vajza e prapë” të përkthyera prej origjinalit spanjisht nga Bajram Karabolli. Të dyja veprat, megjithëse të shkruara nga i njëjti autor, janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.

Romani "Festa e cjapit" Mario Vargas Llosa (foto)Në romanin “Festa e cjapit”, Mario Vargas Llosa përshkruan ditët e fundit të diktaturës se Truhijos dhe fillimin e një tranzicioni të brishtë, ku fajtorë e bashkëvuajtës përplasen mes tyre, duke krijuar një të vërtetë rrëqethëse historike. Me një forcë dhe nerv befasues, përmes perspektivës së kujtesës së një vajze “fatkeqe”, Urani Kabral, autori i bën një skaner rrëqethës tiranisë dhe pushtetit të korruptuar që pjell ajo. Duke lexuar këtë libër, shqiptarët do të mund të identifikojnë lehtë ngjarje dhe personazhe që u përngjajnë atyre shqiptare. “Festa e cjapit” është një libër tronditës dhe të grisht një lexim të ethshëm.

Romani "Vajza e prape" Mario Vargas Llosa (foto)Romani “Vajza e prapë” është i një fryme krejt tjetër dhe zgjedha e botimit te tyre të përbashkët nuk është e paqëllimtë dhe do ta ndihmojë lexuesin shqiptar në njohjen e dimensioneve letrare të këtij autori. Mario Vargas Llosa përshkruan një “love story” të gjatë dhe me një fatalitet të pritshëm. Rrugëtimi gjeografik e psikologjik i rrëfimit, ka një shtysë të vetme: Të gjejë përgjigjen e pyetjes së përjetshme “pse nuk dashurojmë me arsye, por me zemër?”. Mario Vargas Llosa nuk jep përgjigje, por e çon “intrigën” e dashurisë deri në fund, asisoj që vetëm një mjeshtër si ai arrin ta mbajë në klasin e një libri të madh, një histori të thjeshtë njerëzore.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>