nga Admin

14 Mars, 2012

Dranja Madrigale, Martin Camaj (kopertina)

Përshëndetje miq të librit,

Pak kohë më parë ju njoftuam për botimin e dy prej veprave të Martin Camaj në formatin e përhershëm. Kësaj here kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për botimin e katër veprave të tjera në gegnisht.

Konkretisht:

Dranja (proza poetike) madrigale mbi fatin e një frymori të papërsosun.

Dranja Madrigale, Martin Camaj (kopertina)Në dy dekadat e fundme për veprën “Dranja” të Martin Camajt është shkruar jo pak. Në konferenca shkencore, në botime akademike e universitare dhe në teza disertacionesh, për këtë vepër janë nyjëtuar e shqiptuar vlerësime themelore, që lehtësojnë rihyrjen e saj në komunikimin letrar e estetik me lexuesin popullor e të përzgjedhur. Në këto studime “Dranja” është quajtuar shprehje e përkryerjes së mjeshtërisë së Martin Camajt dhe një kryeshenjë e modernitetit të letërsisë shqipe. Me të drejtë është cilësuar vepra më e arrirë e autorit dhe një rekord cilësor i letërsisë – Prof. Dr. Shaban Sinani.

Palimpset (poezi) – Nema; Buelli; Palimpset.

‘Palimpsesti’ i zbulon Camajt misterin e mjeshtërisë së poetit, enigmën e asaj që ai kërkon në poezi. Enigma, sikundër shprehet vet Camaj, qëndron në “një shkronjë” [vargjet 15-16]: sigurisht që është fjala për shkronjën që gjendet poshtë asaj të dukshmes. Për ‘shkronjën’ e cila e lë tekstin poetik të hapur, e bashkë me tekstin dhe interpretimin për të. Por, njëkohësisht, tek i jep fjalës drejtshkrimin gegë “shkrojë”, Camaj e ka fjalën edhe për ‘të shkruarit’ e për ‘shkrimin’ në përgjithësi. Si edhe, pa dyshim, për mundin e poetit në kërkim të shkronjës dhe të shkrojës së saktë. Në këtë pikë, poetika e palimsestit na zbulon gjithë arsyen dhe forcën e saj. Pa llogaritur që vetë kënaqësia e deshifrimit vjen e bëhet një poetikë më vete. – Prof. Dr. Ardian Marashi.

Drama, Martin Camaj (kopertina)

Poezi – Nji fyell ndër male; Kanga e vërrinit; Të pabotueme; Dorëshkrime, variante.

Novela – Pishtarët e natës; Shkundullima; Rrungaja në mars; Katundi me gjuhtë të fshehtë; Gjon Gazulli; Jesminë; Bigami.

Drama – Loja e mbasdrekës; Kandili argjendit.

Të katër botimet shoqërohen me nga një fjalorth të shkurtër fjalësh të rralla dhe fjalëformash dialektikore që i vijnë në ndihmë edhe lexuesit apo folësit të rregullt të gegnishtes.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>