Diskutim: A po vdes libri me kapakë të trashë?!

Libra me kopertine te trasheKur lindën librat me kopertinë të hollë? Në fund të qershorit të vitit 1953, botuesi Allen Lane nxorri në qarkullim romanin e parë të botuar pa kapakë të trashë, (Hardcover) por me një kopertinë të hollë (Paperback). Sër Allen Lane mendoi se letërsia e mirë dhe e mirënjohur si e vlefshme, mund të bëhej e disponueshme për më shumë njerëz. Publikimi i librave me kapakë të hollë qe aq i suksesshëm sa ndryshoi tregun e librit përgjithmonë. Ato janë libra që kanë kosto më të ulët prodhimi, jetojnë më pak, por janë edhe më praktik. U deshën disa dekada, pra deri në vitin 1960, që shitjet e librave me kapak të hollë të kapërcenin ato me kapak të trashë. Sot, shumica dërrmuese e librave prodhohen me kopertinë të hollë ndërsa ato të tjerët konsiderohen një luks, blihen vetëm nga më të apasionuarit dhe mbahen nëpër biblioteka më së shumti për zbukurim se sa për përdorim. Lexo vazhdimin >>>

Pse J.K. Rowlling zgjodhi 31 korrikun si ditën e lindjes së Harry Potter-it?

Autorja J.K. RowlingJ.K.Rowlling vendosi të ndajë ditëlindjen e vet me atë të personazhit më të famshëm që krijoi. Harry festoi ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë kur u hodh në skenë më 1997 përmes romanit Harry Potter dhe Guri Filozofal. Në atë kohë Rowlling qe e papunë që jetonte me ndihmë ekonomike, por ia doli të shkruajë romanin e parë në një seri me shtatë pjesë. Romani qe aq i suksesshëm sa pak vite më vonë, Rowlling u bë një nga gratë më të pasura në Angli dhe një nga shkrimtarët më të suksesshëm në botë. Pasi përfundoi shkrimin e vëllimit të shtatë mbi magjistarin e ri dhe miqtë e tij, Rowlling filloi të shkruajë një përmbledhje përrallash, të cilat fillimisht qenë përmendur si një roman pikërisht në librin Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes. Rowlling mbushi më 31 korrik 2010, 45 vjeç. Miliona fëmijë dhe të rritur i kanë lexuar librat e saj të përkthyera tashmë në 92 gjuhë të botës. Në shqip, Harry Potter është përkthyer me mjeshtëri nga Amik Kasoruho, i cili i ka bërë personazhet e librit tërësisht të kuptueshëm edhe për fëmijët shqiptarë.

“Nuk është mirë të strehohesh nëpër ëndrra dhe të harrosh të jetosh,” – thotë J.K. Rowlling

Këshilla: Si të zgjidhni librin e duhur të gatimit?

Liber gatimi (imazhi)Kur filloni të kërkoni për një libër gatimi, duhet më së pari të kuptoni se çfarë nevojash konkrete keni ju apo personi për të cilin po e blini librin. Këto janë disa sugjerime praktike se si mund të bëni zgjedhjen e duhur.

Formati i librit

Aktualisht shumica e librave që ofrohen në tregun shqiptar janë të printuar si çdo libër tjetër, gjë që e bën të kollajtë kur je duke i lexuar por jo aq praktik kur je duke gatuar dhe të duhet ta mbash librin të hapur mbi tavolinë. Kështu që një libër që mund të hapet kollaj, mund të jetë disi më praktik për nevojat tuaja gjatë procesit të gatimit. Lexo vazhdimin >>>

Princi i vogël dhe planeti i tij

Princi i vogel, Antoine De Saint-ExuperySi quhet planeti i vockël në librin “Princi i vogël”? Planeti – apo asteroid – quhet B-612; Ai është raportuar një herë nga një astronom turk që e pa përmes një teleskopi.  Antoine de Saint-Exupéry, aviator dhe autori i librit Le Petit Prince, (Princi i vogël), lindi më 29 qershor 1900. Saint-Exupéry përdori dashurinë e tij për fluturimin dhe dashurinë për të shkruarin me qëllimin për të krijuar përrallën e një aviatori që takohet me sundimtarin e vockël të planetit më të vogël në sistemin diellor. Kjo është ndoshta alegoria më e famshme mbi rëndësinë e pafajësisë dhe dashurisë. Princi i vogël u shkrua në vitet 1940, gjatë luftës së Dytë Botërore. Saint-Exupéry u arratis nga Franca për në Nju Jork. Nostalgjia e tij për kohët e shkuara idilike dhe për shtëpinë e vet janë të dukshme në libër. Lexo vazhdimin >>>

Nga vjen shprehja “Vëllai i madh po ju vrojton”?

Ndonëse, shumica e shqiptarëve tashmë e njohin mirë programin televiziv “Big Brother Albania” ende shumë nuk janë në dijeni të kontekstit historik dhe letrar të vetë konceptit “Big Brother” apo “Vëllai i madh” siç quhet në shqip. Lexo vazhdimin >>>

Diskutim: Na sugjeroni librat që duhet të lexojmë këtë verë 2010!

Përshëndetje miq të librit!

Leximet e verësStina e nxehtë tashmë ka filluar dhe së bashku me përgatitjet për pushimet e verës menduam t’ju kërkojmë ndihmë sërish me sugjerimet tuaja për librat dhe autorët që do t’ia vlente t’i lexoje gjatë kësaj vere nën çadrën e plazhit.

Në këto dy vite, që kur e filluam këtë nismë (2008, 2009), shumë prej jush na kanë ndihmuar me sugjerime shumë të mira çdo verë dhe prandaj e mirëpresim kontributin tuaj edhe për këtë verë.

Çfarë librash keni lexuar që ju kanë pëlqyer në mënyrë të veçantë? Çfarë librash keni në plan të lexoni këtë verë?  Na sugjeroni librat dhe autorët e preferuar dhe ne do kujdesemi që t’ua kalojmë këtë informacion të gjithë vizitorëve tanë kudo që janë!!

Ideja është e thjeshtë! Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.

Mos harroni t’i shkruani ato këtu poshtë te komentet. Faleminderit  :)

Banane-banane-banane

 Republick Albanania, Ervin HatibiÇfarë është republika e bananes? Është e sigurtë se nuk ka asnjë lidhje me firmën e veshjeve që mban të njëjtin emër. Është një krijim i letërsisë. Në fillim të shekullit të njëzetë, shumë kompani amerikane të tregtimit të frutave blenë me çmime të papërfillshme territore të stërmëdha në Amerikën Qëndrore, për të cilat paguanin taksa të ulëta apo nuk paguanin asgjë. Prodhimi i bananeve qe eksporti më i rëndësishëm për këto vende, por fitimet përfundonin pothuajse të gjitha në xhepat e zyrtarëve të qeverive. Në librin e tij me tregime të shkurtra, “Lakra dhe Mbretër”, O.Henry foli për një shtet që gjendej në Amerikën Qëndrore dhe që quhej “Republika e Bananes.” Ky term u përdor më vonë për të përshkruar vende të korruptuara nën kontrollin e kompanive private. Amerikanët u njohën formalisht me bananen më 1867, në një ekspozitë në Filadelfia, ku  shitën banane për 10 cent copa. Kompanitë e bananeve thuhet që nga ajo kohë, ky frut ekzotik nuk ka reshtur së frymëzuari shkrimtarët por ka ndezur edhe fantazinë e njerëzve të tjerë si afrodiziak. Lexo vazhdimin >>>

← Faqja e meparshmeFaqja ne vazhdim →